Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 28 janar 2013

VRITET KAMBISTI

Vëllai: Më vdiq para syve, i pashë autorët I VODHEN 2.5 MLN LEKE. EKSPERTIZA: NDERROI JETE NGA HEMORRAGJIA Haxhi Kotarja rrëfen për ‘GSH’: Kishin veshje të zeza, si ato në pishina. Mua më vendosën kallashnikovin në kokë. Fatmiri i qëlloi i pari me çifte Nga KLODIANA HAXHIAJ Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ditën e djeshme. Në zonën e plazhit pranë Hekurudhës një kambist është qëlluar për vdekje me automatik nga dy grabitës, të cilët i kanë marrë shumën prej 25 milionë lekësh të vjetra. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, Fatmir Kotarja, 46 vjeç, ka qenë duke u kthyer në banesë së bashku me vëllain e tij, te dy kambistë kur dy persona të maskuar dhe me armë u kanë zënë pritë dhe u kanë kërkuar paratë. Ndërsa 46-vjeçari ka kundërshtuar të japë paratë, është qëlluar nga një prej grabitësve me automatik në këmbë. Më pas grabitësit janë larguar me një motor nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Ndërsa 46-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, shkak i vdekjes së Fatmir Kotrares ka qenë hemorragjia... Vijon në faqen 9
Haxhi Kotarja Fatmir Kotarja Klodiana Haxhiaj Durrës Qarku Durrës Plazhi Pranë Hekurudhës

Ridalja gjeopolitike e Rusisë në Mesdhe

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Rusia organizoi në detin Mesdhe në datat 19-29 janar manovrat më të mëdha ushtarako-detare në gjithë historinë postkomuniste të saj ... Ridalja gjeopolitike e Rusisë në Mesdhe Vijon në faqen 21
Shaban Murati Mesdhe Rusi

Komunistët, aleancë me të përndjekurit: Kërkojmë falje. Kurt Kola: Jemi komodë

Kreu i PPSHR: Të rigjy[k]ohen, u dënuan nga ata që s’e donin partinë Komunistët, aleancë me të përndjekurit: Kërkojmë falje. Kurt Kola: Jemi komodë (Në foto:) Kreu i PPSHR, Marko Dajti dhe djali i Enverit, Ilir Hoxha. Kreu i partisë së ish-të përndjekurve politike “Rruga e Lirisë”, Kurt Kola Kreu i PS, Edi Rama: Era po fryn majtas. Qeveria: Dëmshpërblimi, 70 milionë lekë për ish-të persekutuarit, brenda vitit, kësti i dytë dhe i tretë Nga DARINA TANUSHI Komunistë dhe ish-të dënuar politikë i janë bashkuar këtë herë në koalicion Partisë Socialiste për të ardhur në pushtet në 23 qershor. Duke lënë mënjanë mëritë e kohëve të vjetra, janë bashkuar... Në faqet 2-3
Marko Dajti Ilir Hoxha Kurt Kola Edi Rama Darina Tanushi

“Shqiptarët, mercenarë të SHBA-ve për rrëmujat”

VEÇERNJE NOVOSTI’ AKADEMISTI SERBE Albanci će zaostravati do kraja “Shqiptarët, mercenarë të SHBA-ve për rrëmujat” Në faqen 7

Elmaz Sherifi: Partitë janë kthyer në reparte ushtrie

KONGRESI I LDP Elmaz Sherifi: Partitë janë kthyer në reparte ushtrie Në faqen 3
Elmaz Sherifi