RAMA: KËRKO NDJESË
Frroku: S’i them “më fal” Topallit
ALEATI I PS PËR “GSH”: FOLA SI POLITIKAN, S’KAM PSE KËRKOJ FALJE PËR 1 SMS
“Ultimatumi” i kreut të PS: E quajte ‘grua të përdorur’, mos eja në grup po nuk i kërkove falje. Mark Frroku: Ajo më sulmoi e para, të më kthejë borxhet e fushatës
Nga DARINA TANUSHI
Kryeministri Edi Rama i sugjeroi dje deputetit Mark Frroku, që në seancën parlamentare të së enjtes t’i kërkojë falje ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për mesazhin, ku ai i thoshte “Nuk merrem me gra të përdorura”. Në fakt, reagimi i Ramës në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar ka qenë pak e ashpër, duke i kushtëzuar Frrokut edhe pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, nëse ai nuk e bën këtë ndjesë publikisht në Kuvend. Burimet nga grupi parlamentar thanë se Rama, duke nisur nga ky rast specifik kërkoi prej të gjithë deputetëve që të ruajnë etikën në Kuvend, për të mos u kthyer si deputetët e Partisë Demokratike dikur në pushtet. Të njëjtat burime thanë se Frroku nuk ka pranuar të kërkojë ndjesë. “Nuk kam pse t’i kërkoj falje. E meritoi atë reagim. Nuk e bëj, sepse e konsideroj normal atë reagim timin”, mësohet të jetë shprehur Frroku në mbledhjen e grupit parlamentar...
Vijon në faqen 5
Killeri mori 50 mijë euro paradhënie: Karçini e Bare ishin bashkë në 1 foto
TRITOLI/ Shpëtim Gjika: Prefekti i papërgjegjshëm, s’jam mafioz
(Në foto:) Biznesmeni Ilir Karçini në gjykatë. Dy të kërkuarit nga policia, Andon Mëhillaj e Genis Mëhillaj
Julian Sinanaj rrëfen në polici detajet e porosisë për vrasjen e biznesmenit të “Romano Port”: U takova 4 herë me Ilir Karçinin, ndërmjetës ishte Genis Mëhillaj
Nga AURORA KOROMANI
Të dyshuarit si vrasës me pagesë lëx zbardhur të tjera detaje të atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit të “Romano Port” [?] Gjatë rrëfimit të tij, 31-vjeçari nga Vlora, Julian Sinanaj...
Vijon në faqet 2-3
KËSHILLTARËT E NISHANIT NË FUSHATËN E ZGJEDHJEVE NË PD: E BËJMË PRIVATISHT
YLLI ASLLANI: NUK NA PENGON LIGJI
2 INTERVISTAT
Në faqen 6
Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale
Opinioni i Ditës
Opinioni
i
Ditës
Nga EDUARD ZALOSHNJA
Një nga akuzat që opozita i ka bërë mazhorancës në lidhje me ndarjen e re territoriale është ajo e llogarive elektorale që fshihen pas saj. ...
Ndarja territoriale dhe llogaritë elektorale
Vijon në faqen 19
Ilia Tërpini: Skandali që i ndodhi Enverit kur ishte te varri i Ismail Qemalit
DOSSIER/ VLORË, ALARMI ME 1972
Në faqet 16-17
Gruaja: Lena më vrau burrin, po doli do y’i ngul 5 thika
FLET BASHKËSHORTJA E VIKTIMËS ILIR LLOZI
Autorja e krimit Lena Meçani
Në faqen 11
Edi Rama, letër partive: Nobeli, mbështetje për Hashim Thaçin
KRYEMINISTRI
Në faqen 4
Princ Leka ikën nga Presidenca: I kushtohem “Monarkisë”
ISH-KËSHILLTARI
Princ Leka ikën nga Presidenca:
I kushtohem “Monarkisë”
Në faqen 7
LSI: Rivendosni “4 shkurtin”. PS: Rugova është emblemë
EMRI I RRUGËS
LSI: Rivendosni “4 shkurtin”.
PS: Rugova është emblemë
Në faqen 8
NJOFTIM STAMLES sh.a.
Njoftohen te gjithe aksioneret e shoqerise STAMLES sh.a. (Ish fabrika e cigareve “Telat Noga”, Durres), per zhvillimin e mbledhjes se Asamblese se pergjithshme te shoqerise STAMLES sh.a. dite e marte date 25.02.2014, ora 18.00.
Materialet e mbledhjes se aksionereve si dhe rendin e dites, mund t’i terhiqni prane Albanian University, Bulevardi “Zogu I”, ish Pallati i Kultures “Ali Kelmendi”, Tirane.
Per çdo informacion kontaktoni ne nr. 0672039230.