Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 5 Janar 2014

PLUMBA 12-VJEÇARIT

MINISTRIA E JASHTME: U PLAGOS NE QENDREN E AZILKERKUESVE NE SUEDI PLUMBA 12-VJEÇARIT Atentat djalit të Admir Tafilit Mediat suedeze: Ngjarja për hakmarrje. I mituri u qëllua me 3 plumba dhe thikë në qafë, është jashtë rrezikut për jetën. MPJ: Autoritetet suedeze, të rezervuara Nga KLODIANA LALA Atentat djalit 12-vjeçar të Admir Tafilit, të cilësuarit si "truri" i arratisjes spektakolare nga burgu i Drenovës në nëntor 2013. Ngjarja e rëndë është shënuar më 31 dhjetor 2013, në Suedi, ku i mituri ndodhet prej tri vitesh, pasi bashkë me nënën e vëllanë, la Shqipërinë nga frika e sagës së gjatë të gjakmarrjes. Tentativa për vrasje e të miturit, është konsideruar nga mediat suedeze si një hakmarrje e mundshme, për shkak të historisë kriminale të babait të tij, Admir Tafili, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Nik e Gjoalin Pjetrushi. Ministria e Jashtme shqiptare konfirmoi për “GSH” ngjarjen e rëndë, ku me shënjeshtër është vënë i mituri shqiptar, që ndodhet në Suedi me statusin e azilantit. "Nga informacionet që i janë dhënë ambasadës sonë në Suedi, rezulton se 12-vjeçari është plagosur në kampin ku qëndron si azilkërkues. Nuk kemi të dhëna të mëtejshme." Vijon në faqen 6
Admir Tafili Klodiana Lala Nik Pjetrushi Gjoalin Pjetrushi Suedi Shqipëri Drenova

Sfidat e 2014

2013 është viti që sapo e lamë pas. Zakonisht popujt, etnitë dhe pakicat e organizuara - si pas interesave të përbashkëta brenda... Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO 2013 është viti që sapo e lamë pas. Zakonisht popujt, etnitë dhe pakicat e organizuara -si pas interesave të përbashkëta brenda... Sfidat e 2014 Vijon në faqen 23
Alfred Cako

Kthimi i Kadri Roshit

Opinioni i Ditës Nga Dr. PËRPARIM KABO Jehona e ftesës i shkoi atje në det, tek bënte prova për të interpretuar një figurë historike në moshën e thellë. Mjekra po ajo, e bardhë... Kthimi i Kadri Roshit Vijon në faqen 25
Përparim Kabo Kadri Roshi

Lubonja, replika me Qosjen: Historia, nuk mbështetem tek miqtë e Serbisë

INTERVISTA/ “Berisha në burg? Si ai janë shumica e politikanëve” (Në foto:) Publicisti i njohur Fatos Lubonja, Akademiku nga Kosova Rexhep Qosja Publicisti i njohur i përgjigjet akademikut nga Kosova: Sheh teori konspirative, studiuesit seriozë mund të jenë miq të dy popujve. Rugova e Jashari, mitizime groteske
Fatos Lubonja Rexhep Qosja Ibrahim Rugova Shpend Limoni Kosovë Serbia