06/01/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 janar 2014

366 VENDE VAKANTE

Administrata, ku të konkurroni LISTA E PLOTE PER 15 MINISTRI, AFATET KUR DUHEN DOREZUAR CV-të Pozicionet e lira nga specialist i thjeshtë e përgjegjës sektori deri tek drejtor Drejtorie e Sekretar i Përgjithshëm. Haxhinasto: Më shumë punësim, rivitalizojmë të gjithë sektorët Nga LORENC RABETA Dita e parë e punës së administratës civile për vitin 2014 përkon edhe me numrin më të madh të shpalljeve për vende vakante që prej fillimit të punës së qeverisë së re. Departamenti i Administratës Civile ka shpallur konkurset për plot 366 vende të lira pune në Kryeministri dhe në 15 prej ministrive. Numri rekord i vendeve vakante në administratën qendrore vjen në një atmosferë të paqartë, të krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Aktit Normativ të qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të Ligjit “Për Nëpunësin Civil”. Vendet bosh të shpallura nga departamenti i Administratës Civile, shtrihen thuajse në të gjitha hallkat e punës së dikastereve, duke nisur nga sekretarët e ministrive, për të arritur te drejtorët, përgjegjësit, e specialistët e niveleve të ulëta. Sa i përket afateve brenda të cilave të interesuarit duhet të dorëzojnë CV-të e tyre informacionin të plotë mund të gjejnë në faqen online... Vijon në faqen 3

Një kërkesë, në vend të një urimi për vitin 2014

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Viti 2013 iku, duke marrë me vete mallkimin e shumë njerëzve, të cilët i atribuojnë atij “tersin” për dështimin në punë, jetën private apo biznes... Një kërkesë, në vend të një urimi për vitin 2014 Vijon në faqen 20

Memoriale për të vrarët e 1914-s!

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Viti që sapo nisi, është viti i 100-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Në shumë vende janë planifikuar aktivitete politike,... Memoriale për të vrarët e 1914-s! Vijon në faqen 21

Genc Tafili nga qelia: Atentati ndaj nipit tim, përgjegjës Prelë Pjetrushi

INTERVISTA/ “I them mos prek gra e fëmijë, do reagojmë dhe ne” (Në foto:) Shtëpia e dy vëllezërve. (Lart djathtas) Genci Tafili. (poshtë djathtas) Admir Tafili Ngjarja në Suedi, djali 12-vjeçar i Admir Tafilit u plagos me 3 plumba dhe me një thikë në qafë. I xhaxhai: U largua nga frika e gjakmarrjes. Të hapet dosja e Arben Zylyftarit Nga KLODIANA LALA Mos prek gra dhe fëmijë... Me Qëndro larg tyre...” Me këto fjalë i drejtohet Prelë Pjetrushit Genci Tafili, vëllai i Admir Tafilit dhe xhaxhai i 12-vjeçarit të cilit i bënë atentat në Suedi,... Në faqen 6

BALERINA E “BELLY DANCE”: JA SI I DEFREJ MESHKUJT, FITOJ 5 MIJE LEKE NE NATE

“VËNDET E KËRCIMIT MI GJEN ZYSHA” BALERINA E “BELLY DANCE”: JA SI I DEFREJ MESHKUJT, FITOJ 5 MIJE LEKE NE NATE Në faqen 13

Basha: Rama si Arturo Ui, “tritol-politika” nuk na tremb

KUKES/ NOKA: AI PO E NEPERKEMB VERIUN Basha: Rama si Arturo Ui, “tritol-politika” nuk na tremb Në faqen 5

Abuzimet me pronat, KLSH kallëzim penal për 11 zyrtarë

SHKODER/ ZALL-HERR Abuzimet me pronat, KLSH kallëzim penal për 11 zyrtarë Në faqen 4

E ngacmoi në ashensor minorenin, në pranga pedofili

ELBASAN E ngacmoi në ashensor minorenin, në pranga pedofili

Arkivat gjermane: Si u emërua Alush Leshanaku kryexhandar

NGA FATOS VELIU Arkivat gjermane: Si u emërua Alush Leshanaku kryexhandar Në faqet 14-15

Bashkëshortja e Gjergji Thimos: I kërkova lirimin ambasadës USA

“SHTETI TE ME KTHEJE IKONAT” “SHTETI TE ME KTHEJE IKONAT” Bashkëshortja e Gjergji Thimos: I kërkova lirimin ambasadës USA Në faqen 9