12/06/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 qershor 2014

BORXHI NDAJ FRANCES

Helikopterët, paguhen 180 mijë euro ZBARDHET VENDIMI, QEVERIA SHLYEN DETYRIMIN PER KONTROLLIN TEKNIK • Këshilli i Ministrave vendosi më 28 maj të japë paratë për Ministrinë e Mbrojtjes së Francës, vendimi u publika dje në Fletoren Zyrtare Nga DARINA TANUSHI Qeveria shqiptare vendos të shlyejë detyrimet për kontrollin teknik të 3 helikopterëve Ministrisë së Mbrojtjes franceze. Shumë pak ditë përpara se në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian të votohet për statusin e vendit kandidat, Shqipëria vendos të njohë dhe të shlyejë detyrimet prej 180 mijë eurosh Vijon në faqen 2 FRANCA: PERKRAHIM REFORMAT Rama takon Hollande: Përtej pritshmërive! Në faqen 3 VENDOSI: 1. Njohjen dhe shlyerjen e detyrimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Armatimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës, për kontrollin teknik të kryer gjatë procesit të pranimit të tre helikopterëve Cougar AS532AL, të blerë nga Ministria e Mbrojtjes sipas kontratës nr. 6853/10, date 17.12.2009, me objekt “Për blerjen e 5 helikopterëve të mesëm shumërolësh AS532 AL”, ratifikuar me ligjin nr. 10222, datë 4.2.2010, të ndryshuar, në shumën 180 000, (njëqind e tetëdhjetë mijë) euro, e konvertuar në lekë. 2. Efektet financiare për shlyerjen e këtij detyrimi të përballohen nga fondi i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, artikulli 231, “Shpenzime kapitale”. 3. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama (Në foto:) Takimi Rama-Hollande, dje në Paris. Helikopteri ushtarak “Cougar” mbërriti në Tiranë në prill 2013. Vendimi i qeverisë “Rama”

Zonja e rëndë londineze “Globus” në Tiranë

Opinioni i Ditës Në jetën e shkurtër të Teatrit tonë Kombëtar nuk ka pasur, që në ngjizje të tij, ngjarje me të shënuar e më të bukur artistike se mbrëmar[d]hja e “Hamletit”... Nga KIÇO BLUSHI Në jetën e shkurtër të Teatrit tonë Kombëtar nuk ka pasur, që në ngjizje të tij, ngjarje me të shënuar e më të bukur artistike se mbrëmarëdhja e “Hamletit”... Zonja e rëndë londineze “Globus” në Tiranë Vijon në faqen 18

Pse vritemi mes vedi?

Opinioni i Ditës Nga BESNIK BAKIU Numri i vrasjeve pas rënies së sistemit diktatorial në këto dy dekadat e fundit është në përmasa të frikshme, aq sa mund t’i afrohet atyre të një lufte.... Pse vritemi mes vedi? Vijon në faqen 19

FRESSH fton serbët e Tadiçit në Tiranë

Konferenca “BEOGRANA” në Shqipëri, Joleza Koka: Në shtator ikim ne në Beograd Mungon Kosova, nënkryetarja e forumit Rinor të PS: Nuk kemi parti simotër atje Në datat 5 dhe 6 korrik tek e Nektori[u]mi i Fakultetit të Muzikës do të zhvillohet Konferenca “BEOGRANA”. Është konceptuar si një platformë dypalëshe mes Forumit Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH) dhe forumit rinor të Partisë Demokratike të Serbisë të Boris Tadiç. “Përmes këtij aktiviteti të dyanshëm synohet evidentimi, analizimi dhe zhvillimi i mendimit kritik rinor për sa u përket problematikave të përbashkëta të të rinjve nga të dyja vendet pjesëmarrëse në projekt, sfidave të përbashkëta të dy vendeve Në faqen 5

VRASJA ME THIKE PER TOKEN, MOTRA E VIKTIMES: IA BLEME GJYSHIT TE AUTORIT TE KRIMIT

“15 VJET E KEMI ME DOKUMENTE” VRASJA ME THIKE PER TOKEN, MOTRA E VIKTIMES: IA BLEME GJYSHIT TE AUTORIT TE KRIMIT Në faqen 15

Ndryshimet në polici, emrat në 6 komisariatet e kryeqytetit

REFORMA, RIKTHEHET POSTI I ZV/SHEFIT Në faqen 8

65 mole pa leje në det, akuzë 2 ndërtimorëve të Vlorës

PROKURORIA Në faqen 9

Qeveria: Kush s’paguan dritat, përjashtohet nga tenderat

VENDIMI Në faqen 6

Ekonomisti: Ka diçka që nuk shkon me taksën progresive

FLIR MOSHO Ekonomisti: Ka diçka që nuk shkon me taksën progresive Në faqen 22

Thaçi injoron koalicionin: Qeverinë do ta formojë PDK-ja

KOSOVE Thaçi injoron koalicionin: Qeverinë do ta formojë PDK-ja Në faqen 12