13/04/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 prill 2014

26 TE RINJ NE POLICI

VRASJA E KARELIT/ PROTESTUESIT DJEGIN FLAMURIN GREK NE TIRANE Shkopa gome te ambasada greke Aleanca Kuqezi dhe shoqatat përplasen me forcat e rendit. Lëndohen disa protestues. Grupi anarkist në Egaleos: Gardianët e Nigritës, orët e numëruara Vrasja makabre e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume) në burgun e Sigritas të Greqisë provokoi “revoltë” qytetare në Tiranë. Qindra të rinj, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u hodhën në pasditen e djeshme në protestë. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar Himnin Kombëtar e ndërrkohë kanë grisur një flamur grek dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Protesta ka nisur para Piramidës dhe më pas është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, pranë bllokut të ambasadës. Pikërisht aty, pjesëmarrësit në tubim kanë nisur të protestojnë e të thërrasin në kor, deri dhe me fjalë fyese kundër shtetit grek. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e repartit special “Shqiponja”, të cilët kanë përdorur edhe shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve. Për pasojë janë lënduar 16 protestues. Ndërsa janë shoqëruar 26 të tjerë, mes të cilëve kreu i Rinise së Aleancës Kuq e Zi, Ardit Meksnjiqi dhe nënkryetari i AK-së, Albert Mesiti. ... Vijon në faqen 7

Ndaleni këtë maskaradë në drejtësi

Nga MENTOR KIKIA

Liliana Hoxha: Kosova, si mashtron Ilir Hoxha për qëndrimin e Enverit

“Nexhmija e pengonte Sokolin që të ndihmonte ushtarët e UÇK-së” (Në foto:) Liliana Hoxha. Dokumenti me kaligrafinë e Enver Hoxhës, ku ai shkruan për Kosovën, Ilir Hoxha “Nuk është e vërtetë që Enveri s’ka dashur Kosovën Republikë. Ai projektoi ndërhyrjen ushtarake nga Shqipëria me strateg Mehmet Shehun” “Pak para krimit, urdhri nga Tirana anuloi takimin e Engjëll Kolaencit me vëllezërit Gërvalla që u vranë në Gjermani më 17 janar 1982” Në faqet 10-11

A E KA VLERESUAR VIKTOR HYGOI JERONIM DE RADEN?

SOT NE “MILOSAO” Në brendësi: Ben Andoni për Jup Kastratin, Visar Zhiti, Ana Kove Suplement

Opinioni i Ditës

Një letër e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, drejtuar presidentit dhe KLD-së për të hetuar vendimet e gjyqtarit... Vijon në faqen 21

SMS-ja e Tahirit, Noka: Nuk ishte përgjim, më erdhi teksti me fotografi

ISH-MINISTRI I BRENDSHEM Në faqen 4

10 vjet burg bosit të firmës, gjyqi: Mashtroi me 2.4 mln USD

BORXH 160 VETEVE/ PIRAMIDA “UNIVERS” Në faqen 5

Farmacitë nuk ulin çmimin, ja kuponat për ilaçet me TVSH

SHENDETESI Në faqen 9

Burri e rrahu sapo tërhoqi denoncimin për dhunën

TIRANE Në faqen 6

Anketa e punës së drejtueseve, përgjigjen 37 mijë mësues

ARSIMI Në faqen 8

Rama në Vlorë: Ndjekje penale për këdo që vë 1 tullë pa leje

“ALUIZNI I DJESHEM ISHTE I KORRUPTUAR” Në faqen 3