Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 17 Nëntor 2014

DESHMIA E MEHILLAJT

“Sinanaj më tha, Veizin ta heq qafe unë” VRASJET ME PAGESE/ KUR U VRA AGRON ÇELA ISHA I NGUJUAR NGA FRIKA I akuzuari si sekser i vrasësit me pagesë rrëfehet: Ia premtova tokën Juli[a]nit po të më zgjidhte konfliktin. S’e dija që do e vriste peshkatarin. Pas ndodhisë filluan konfliktet me të, ai më kërcënonte Nga KLODIANA LALA Erjon (Andon) Mehillaj, i cili akuzohet si sekser i Julian Sinanajt, është rrëfyer gjatë para prokurorëve të Krimeve të Rënda, lidhur me implikimin që vrasësi me pagesë i bën në krime të tjera të rënda. Ai ka pranuar se njihet me Sinanajn, por ka mohuar kategorikisht të jetë ai urdhëruesi i vrasjes së peshkatarit Sokol Veizi. Madje, ai ka dhënë një version krejt ndryshe nga ai i vrasësit me pagesë. “Julian Sinanaj më pyeti nëse kisha ndonjë problem. I tregova për konfliktin që kisha me Sokol Veizin për çështjen e pronave. Ai më tha, ‘ta heq unë qafe’, është shprehur Andon Mehillaj, duke këmbëngulur se do të vërtetoje para drejtësisë, se nuk ka urdhëruar vrasjen e peshkatarit. Madje, në dëshminë ai rrëfehet se pas vrasjes së Veizit, u konfliktua ashpër me Julian Sinanajn, i cili e ka rrahur e kërcënuar me jetë, që t’i bindej. Më poshtë, do të botojmë në mënyrë të përmbledhur dëshminë e Erjon (Andon) Mehilla[j]... Në faqet 6-7
Agron Çela Klodiana Lala Erjon (andon) Mehillaj Julian Sinanaj Sokol Veizi

Rajta: Ja formulari i legalizimeve për ndërtimet deri më 27 qershor 2014

Kreu i ALUIZNI-t të Tiranës: Kush s’i ka deklaruar, afat deri më 31 dhjetor (Në foto:) Formulari i vetëdeklarimit të ALUIZNI-t. Drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës Paulin Rajta. Foto ilustruese Drejtori Paulin Rajta: Formulari duhet plotësuar vetëm nga ata që kanë ndërtuar pa leje po në tokën e tyre. Tri dokumentet që duhen për t’u paraqitur Nga LORENC RABETA Mungesa e informacionit i bën që një pjesë e mirë ndërtimesh pa leje të mos përfshihen në procesin e legalizimeve, ndërkohë... Në faqet 4-5
Paulin Rajta Lorenc Rabeta Tiranë

KANDIDIMI ONLINE, ME LLOGARI VETJAKE

PUBLIKOHEN 2268 VENDE TE REJA PUNE, PROFESIONET DHE MENYRA SI APLIKOHET Në faqet 8-9

MINISTRIA E FINANCAVE PUBLIKON EMRAT

“Ja 365 trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që do marrin paratë e burgut” Në faqen 10