Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 5 Prill 2014

PROPOZIMI I SHBA

ZBARDHET SUGJERIMET E OPDAT PER ATA QE LUFTOJNE JASHTE SHQIPERISE PROPOZIMI I SHBA 15 vjet burg kush nxit luftën në Siri Departamenti i Drejtësisë rekomandon të kriminalizohet pjesëmarrja në trajnime nga organizatat ushtarake ose paraushtarake të përfshira në konflikte Shtetet e Bashkuara të Amerikës i sugjerojnë Kuvendit të Shqipërisë që në projektligjin për dënimin e personave që marrin pjesë në një konflikt të armatosur në një shtet të huaj të parashikohet dënimi me 15 vjet burgim për nxitjen dhe furnizimin me pajisje e mbështetje materiale. Në rekomandimet e hartuara nga misioni OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve sugjerohet gjithashtu që të kriminalizohet edhe pjesëmarrja në trajnime të organizuara nga organizatat ushtarake ose paraushtarake të përfshira në një konflikt të armatosur. Një tjetër rekomandim është edhe ristrukturimi i neneve në mënyrë që situatat e përjashtimit nga përgjegjësia penale të renditen në mënyrë të veçantë dhe të jenë më të qarta. “Ne mendojmë se është e domosdoshme të bëhet më e qartë se personi duhet të jetë, në të njëjtën kohë, shtetas i një shteti të huaj që është në konflikt dhe pjesëtar zyrtar i forcave të armatosura të këtij shteti, në mënyrë që të përjashtohet nga përgjegjësia penale. Gjithashtu në lidhje me përjashtimet... Vijon në faqen 5
Shqipëri Siri Shtetet E Bashkuara Të Amerikës

Padrejtësitë për maturantët

Opinioni i Ditës Nga FATMIR VEJSIU Kisha vendosur të mos merresha me Maturën Shtetërore, që nga data 15 janar kur vendosën që nuk duhej të isha më pjesë e MAS,... Vijon në faqen 23
Fatmir Vejsiu

Shteti i shpërballuar nga inkriminimi i drejtësisë

Opinioni i Ditës Ekzekutimi mafioz i Gjin Nikaës dhe i një personi që e shoqëronte është interpretuar si vrasje e një biznesmeni nga media,... Nga ARTAN HOXHA Ekzekutimi mafioz i Gjin Nikës dhe i një personi që e shoqëronte është interpretuar si vrasje e një biznesmeni nga media,... Vijon në faqen 26
Artan Hoxha Fabio Xhunga

Klaida Gjosha shtatzënë. Rigelsi: Eraldi, seks me Esidën në “BB7”

BLUE TOOTH Netët e nxehta të Elton Dedës, Noizy, fotot në Durrës Klaida Gjosha shtatzënë. Rigelsi: Eraldi, seks me Esidën në “BB7” (Në foto:) Ministrja e Integrimit Klaida Gjosha, Eranda Libohova, Rovena Dilo dhe Valbona Selimllari, Elton Deda shijon jetën, Arditi dhe Jona të “BB7” Anjeza Shahini publikon fotot me të dashurin, diplomatin Pol: E bekuar nga Zoti. Orgesa Zaimi: Së shpejti në treg, albumi i parë Arditi, Jonës: Xhulin e pëlqeja që jashtë shtëpisë, nuk u lidha me të se të njoha ty. Aurela Gaçe dhe Eli Fara, mike të pandara Suplement
Rigelsi Eraldi Esida Elton Deda Noizy Durrës

TESTI FIZIK PER SHKOLLEN E POLICISE, JA DATAT DHE DOKUMENTET QE NEVOJITEN

ZBARDHET PROGRAMI, NIS ME 7 PRILL Në faqen 9