Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 13 Prill 2014

VRASJA E KARELIT/ PROTESTUESIT DJEGIN FLAMURIN GREK NE TIRANE 26 TE RINJ NE POLICI Shkopa gome te ambasada greke

Aleanca Kuqezi dhe shoqatat përplasen me forcat e rendit. Lëndohen disa protestues. Grupi anarkist në Egaleos: Gardianët e Nigritës, orët e numëruara Vrasja makabre e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume) në burgun e Sigritas të Greqisë provokon “revoltë” qytetare në Tiranë. Qindra të rinj, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u hodhën në pasditen e djeshme në protestë. Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar Himnin Kombëtar e ndërkohë kanë grisur një flamur grek dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Protesta ka nisur para Piramidës dhe më pas është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, pranë bllokut të ambasadave. Pikërisht aty, pjesëmarrësit e tubimit kanë nisur të protestojnë e të thërrasin në kor, deri dhe me fjalë fyese kundër shtetit grek. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e repartit special “Shqiponja”, të cilët kanë përdorur edhe shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e protestuesve. Për pasojë janë lënduar 16 protestues. Ndërsa janë shoqëruar 26 të tjerë, mes të cilëve kreu i Rinisë së Aleancës Kuq e Zi, Ardit Mekshiqi dhe nënkryetari i AK-së, Albert Mesiti. ... Vijon në faqen 7
Ilia Kareli Kudret Kume Ardit Mekshiqi Albert Mesiti Tiranë Egaleos Nigritës Sigritas Greqi

“Nexhmija e pengonte Sokolin që të ndihmonte ushtarët e UÇK-së” Liliana Hoxha: Kosova, si mashtron Ilir Hoxha për qëndrimin e Enverit

(Në foto:) Liliana Hoxha. Dokumenti me kaligrafinë e Enver Hoxhës, ku ai shkruan për Kosovën, Ilir Hoxha “Nuk është e vërtetë që Enveri s’ka dashur Kosovën Republikë. Ai projektoi ndërhyrjen ushtarake nga Shqipëria me strateg Mehmet Shehun” “Pak para krimit, urdhri nga Tirana anuloi takimin e Engjëll Kolanecit me vëllezërit Gërvalla që u vranë në Gjermani më 17 janar 1982” Në faqet 10-11
Nexhmija Sokoli Liliana Hoxha Ilir Hoxha Enver Hoxha Kosovë Shqipëri Tiranë Gjermani

Opinioni i Ditës

Një letër e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, drejtuar presidentit dhe KLD-së për të hetuar vendimet e gjyqtarit... Vijon në faqen 21
Alaudin Malaj Tiranë

BORXH 160 VETEVE/ PIRAMIDA “UNIVERS”

BORXH 160 VETEVE/ PIRAMIDA “UNIVERS” 10 vjet burg bosit të firmës, gjyqi: Mashtroi me 2.4 mln USD Në faqen 5

ARSIMI

Anketa e punës së drejtueseve, përgjigjien 37 mijë mësues Në faqen 8