Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 22 Maj 2014

KONTRATA 3-VJEÇARE

LIGJI I PLOTË/ MOSHA DHE VITET E PUNËS PËR RRITJEN NË GRADE Ushtarakët, ja ligji i karrierës LIGJI I PLOTË/ MOSHA DHE VITET E PUNËS PËR RRITJEN NË GRADE KONTRATA 3-VJEÇARE Ushtarakët, ja ligji i karrierës Mbërrin në Kuvend drafti i ri për Forcat e Armatosura. Zbardhet procedura si dalin në lirim ushtarakët. Kriteret për gradimin, mosha maksimale e qëndrimit në shërbim Ligji i ri për karrierën në Forcat e Armatosura i cili sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit efektiv për rritjen në gradë ka mbërritur në Kuvend në pritje për t’u miratuar në komisionet parlamentare dhe seancën plenare. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, emërparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë. “GSH” po boton sot gjysmën e parë të ligjit të ushtarakëve, gjysma tjetër do të vijojë nesër. LIGJI I PLOTË PROJEKTLIGJ PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë... Vijon në faqet 12-13
Shqipëri

Është e vërtetë: ka një mosbesim mbarëkombëtar, pse jo edhe ndërkombëtar, falë keqqeverisjes dhe korrupsionit së njëpasnjëshme...

Opinioni i Ditës Vijon në faqen 19

Gruaja muxhahedine vdes në Tiranë, iraniani: Nuk i rezistoi dot torturave

Pakti ishte 210 vetë. Në mars erdhën 11 të tjerë, numri shkon 240 (Në foto:) Qendra Kombëtare e pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri, Razieh Kermanshahei, gruaja muxhahedine që vdiq në Tiranë Dyshimi, shteti ynë fshehu numrin e saktë të muxhahedinëve në Shqipëri. I njohuri i viktimës: U torturua në kampin e Irakut Nga OLA MITRE Razieh Kermanshahei, një prej grave muxhahedine të cilat kanë përfituar azil politik në Shqipëri, ka ndërruar jetë në një spital... Vijon në faqen 10
Ola Mitre Akademikët Tiranë Shqipëri Irak

Qeveria: Rojet private, arsimi i mesëm është i detyrueshëm

SIGURIA FIZIKE/ KUSHTET E REJA SIGURIA FIZIKE/ KUSHTET E REJA Qeveria: Rojet private, arsimi i mesëm është i detyrueshëm Në faqen 6