23/05/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 maj 2014

GJOBITEN 137 KRYETARE BASHKISH DHE KOMUNASH

LISTA EMERORE/ MASAT PER PLEHRAT, QEVERIA PENALIZON VENDORET Drejtuesit e pushtetit lokal nuk menaxhuan mbetjet urbane. Ministri i Mjedisit gjobit me nga 50 mijë lekë Flamur Bimen, Adelina Farricin dhe Dash Alikon Nga OLA MITRE Ministria e Mjedisit ka gjobitur 137 kryetarë bashkish e komunash pasi nuk kanë marrë asnjë masë për grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave. Sipas kontrollit të bërë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave në mbarë vendin rezultoi që disa drejtues njësive vendore kanë kryer shkeljen e masave për menaxhimin e integruar të mbetjeve, por shumë komuna dhe bashki të tjera nuk kanë marrë asnjë masë në zbatim të ligjit. Për këtë arsye janë ngarkuar me përgjegjësi të drejtpërdrejtë drejtuesit e këtyre njësive, duke i penalizuar me gjoba, të cilat kapin vlerën e 500 000 lekëve. Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën e krerëve të njësive vendore, të cilët janë gjobitur si dhe ata drejtues, të cilët kanë marrë vërejtje apo plotësim detyrash. Masat e marra ndaj drejtuesve të këtyre njësive vendore erdhën pas urdhrit të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka..... Vijon në faqen 10

Xhenieri: C4 u shit me 2 mijë lekë kg. Detonatorët u përdorën për INUK-un

ZBARDHET DOSJA/ Kapiteni Ilir Dhimo: I dhashë 40 kg Pëllumb Dacit (Në foto): Kapiteni Ilir Dhimo gjatë momentit të arrestimit. Makina ku u gjet një pjesë e eksplozivit C4 Efektivi i Mbrojtjes në prokurori: Eksplozivin e merrja me firmë në bazat e ushtrisë. Detonatorët u përdorën për shembjen e ndërtimeve pa leje Nga KLODIANA LALA Xhenieri Ilir Dhimo, efektiv në Ministrinë e Mbrojtjes ka pranuar para hetuesve se i ka shitur Pëllumb Dacit.... Në faqen 7

DITARI I PABOTUAR I REXHEP QOSJES: RUGOVA PA MORAL, SULM PA TURP KUNDER MEJE

“E FUTA NE SHTEPI, ME DENONCOI” Në faqet 16-17

Avioni na ka rënë para shtëpisë, jo në Divjakë

Opinioni i Ditës Opozita e ka shndërruar në kauzë politike çështjen e trafikut të drogës dhe simbol i saj është bërë avioni që ra në Divjakë.... Nga MENTOR KIKIA Avioni na ka rënë para shtëpisë, jo në Divjakë Vijon në faqen 19

Kontroll apo reformë në drejtësi?

Opinioni i Ditës A e dini vallë, që shpesherë e pathuasje në mënyrë dërrmuese, arritja është spekulimi me idiotësinë njerëzore? E nisa me këtë... Nga SOKOL HAZIZAJ Kontroll apo reformë në drejtësi? Vijon në faqen 18

Bie dekreti i Bujar Nishanit, rrjedhje votash nga PS dhe LSI

DADE-BRAHO, PRO ALAUDIN MALAJT Në faqet 2-3

Sot protesta, Basha: Rama të largohet, jo zgjedhje të reja

INTERVISTA Në faqen 8

Korrigjohet testi, notat e gjuhës së huaj dalin më 24 maj

FLET NORA MALAJ Në faqen 9

Ushtarakët, procedurat e daljes në lirim dhe në rezervë

LIGJI I KARRIERES Në faqet 14-15

Pezullohet administratori i fajdeve, Zini Tollozhina

VAZHDON PROCESI I KTHIMIT TE PARAVE Në faqen 6