Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 3 Korrik 2014

LIGJI I RI PËR ARMËT

Policia lejohet të qëllojë fëmijët KUVEND/ BIE NENI QË NDALONTE PËRDORIMIN MBI GRATË E TË MITURIT Ndryshimet prezantohen në Komisionin e Ligjeve, Saimir Tahiri: Policia ka të drejtë të qëllojë ndaj të miturve, grave e pleqve nëse ata rrezikojnë jetë njerëzish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi dje para deputetëve të Komisionit parlamentar të Ligjeve se me ligjin e ri “Për përdorimin e armëve”, Policia e Shtetit ka të drejtë të qëllojë ndaj të miturve, grave e pleqve nëse ata rrezikojnë jetë njerëzore blu apo kujtdo shtetasi. Por, nga ana tjetër, sqaron Tahiri, me ligjin e ri, Policisë i ndalohet përdorimi i armëve mbi protestuesit, qoftë edhe për t’i paralajmëruar, rrjedhojë kjo e ngjarjeve të 21 Janarit. “Ligji i vjetër përcaktonte që nuk mund të përdorej arma ndaj të miturve, ndaj grave dhe të moshuarve, ndërkohë që me ligjin e ri edhe ky kriter bie përsa kohë që edhe këto kategori mund të paraqesin rrezik potencial, eminent, real për jetën e punonjësit të policisë apo të kujtdo shtetasi. Kjo do të thotë se me ligjin e ri, arma duhet përdorur ndaj kujtdo që vë në rrezik jetën e çdo shtetasi apo dhe jetën e punonjësit të policisë. Me ligjin e ri ndalohet përfundimisht përdorimi i armës si mjet për shpërndarjen ... Vijon në faqen 5
Saimir Tahiri

Opinioni i Ditës

Zonja dhe zotërinj! Dua t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për përgjigjen ndaj ftesës së tri shoqatave të pushtetit vendor në Shqipëri, ... Vijon në faqen 13 Nga LULZIM BASHA Reforma administrative, një thirrje arsyes
Lulzim Basha Shqipëri

Greqia: Paktin detar, më pas integrim. Gaiani: Kushtet i vë BE dhe jo shtetet

Ambasadori italian: Kriteret janë publike, nevojiten reforma Greqia: Paktin detar, më pas integrim. Gaiani: Kushtet i vë BE dhe jo shtetet (Në foto:) Ministri i Jashtëm grek, Venizellos. Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani Ministri i Jashtëm grek paralajmëroi kushtëzimin e negociatave me BE, me ndarjen e kufirit detar. Italia: Ka axhendë të përcaktuar Nga DARINA TANUSHI Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, deklaroi dje se kushtet për anëtarësimin në BE, Shqipërisë ia ka vendosur “Karta e Kopenhagënit” dhe nuk ia vendos njëri apo tjetri vend. ... Vijon në faqen 4
Venizellos Massimo Gaiani Darina Tanushi Greqi Itali Shqipëri Tiranë

REZULTATET E 46 MIJË MATURANTËVE

7 FAQE SPECIALE MATURA SHTETËRORE, NOTAT E PROVIMIT TË LËNDËVE ME ZGJEDHJE Në faqet 19-25

HETIMI I POLICISË

“Santo”, zyra të posaçme për të parë pamjet e kamerave Në faqen 3

PROCEDURA QË I HAP RRUGË HIPOTEKIMIT

Vendimi, qeveria legalizon të gjitha pallatet e “Arabit” Në faqen 6

INTERVISTA, SOT NË “SUMMER PAGES”

Arditi i “BB7”: Ju rrëfej sherret e mia me Xhulin Arditi i “BB7”: Ju rrëfej sherret e mia me Xhulin Në faqet 15-18
Arditi Xhuli