Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 23 Korrik 2014

DOSHI KUNDËR TAHIRIT

“E mbushi policinë me tepelenas” DEPUTETI I PS: POLICIA E SHTETIT, POLITIKE. EMËRIMET I BËN MINISTRI Debatet në komisionin e Ligjeve, Doshi: Siç është bërë në kohën e Berishës me tropojanët, tani po bëhet me tepelenasit. U morën njerëz nga rruga, u veshën drejtues Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi kritikoi ashpër dje ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri lidhur me emërimet, sipas tij politike në Policinë e Shtetit. Doshi akuzoi Tahirin se ka emëruar drejtues të uniformave blu vetëm tepelenas duke e krahasuar atë me Berishën e sipas tij emëronte vetëm tropojanë. Këto qëndrime deputeti socialist i shprehu në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore ku diskutohej projektligji “Për Policinë e Shtetit”. “Thuhet se Policia e Shtetit është e pavarur, kurse unë them që Policia e Shtetit është politike. Emërimet i bën ministri. Emërimet i bën ministri dhe fakti tregon që të gjithë drejtuesit sot në polici janë tepelenas. Veriorët nuk ekzistojnë në Policinë e Shtetit. Atëherë, të gjitha këto propozi me emërime që bën ai janë të gjitha politike. Nëse vjen puna, Ministri i Rendit është post politik. Kompetencat i ka Drejtori i Përgjithshëm. Atëherë, Drejtori i Përgjithshëm për mua nuk ka kompetenca. Edhe për një kapter duhet të marrë leje tek ministri... Në faqet 6-7
Tom Doshi Saimir Tahiri Berisha Tepelenë Tropojë

Vriten 5 vetë, “gjëma, se babai s’e pyeti xhaxhain për fejesën”

73-vjeçari masakron familjarët, dëshmja: E shkrepi çiftën në fyt (Në foto:) Motra e vajzës që fejohej dhe gruaja e autorit. 17-vjeçarja e vrarë, Merushe Vrapi Krimi i 5-fishtë në Sukë të Fierit. Bajram Vrapi ekzekuton 2 vëllezërit, kunatën dhe “nusen” 17-vjeçare me plumb në gjoks Nga XHEMIL BEHARAJ Tik-taku i zemrës së një vajze 17 vjeçe nga Fieri ka ndaluar së rrahuri vetëm pak orë para ceremonisë së fejesës. E Në faqet 2-3
Bajram Vrapi Merushe Vrapi Xhemil Beharaj Sukë Fier

Opinioni i Ditës

Këtë vit, Shqipëria pritet të festojë 70-vjetorin e Çlirimit të vendit prej pushtuesve nazifashistë. Ndonëse nuk kemi ende një agjendë shumë... Vijon në faqen 20
Shqipëri

Dule: Na kanë zbuar nga koalicioni po u miratua “Himara”, gati protestat

6 DEPUTETË KUNDËR “TERRITORIT” Në faqen 6
Dule Himara

Ekzekutohet me kallash 27-vjeçari në Kavajë

ATENTATI, POLICIA: I SKEDUAR NË ITALI ATENTATI, POLICIA: I SKEDUAR NË ITALI Ekzekutohet me kallash 27-vjeçari në Kavajë Në faqen 2
Itali Kavajë