Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 24 Tetor 2014

AKUZE PER GERVENIN

DOSJA/ SKANDALI I ZBULUAR NGA “GSH”, PROKURORIA E ÇON NE GJYQ AKUZE PER GERVENIN Kundëradmirali rrezikon 2 vjet burg Ish-zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të gjykohet për “Pranim favoresh nga ushtaraku”. Mbante pa të drejtë gradat e Admiralit në takimet në NATO Nga KLODIANA LALA Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-prefaqësuesin ushtarak në NATO, Kristaq Gërvenin, për akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, sipas nenit 72 të Kodit Penal Ushtarak. Gërveni u “vetëgradua” me gradën madhore ADMIRAL dhe gjatë takimeve bilaterale në NATO, ai mbante në uniformën e tij ushtarake shenjat dalluese të gradës madhore, që ligjërisht nuk i takonin. Me dekret të Presidentit Bamir Topi, si atasheut ushtarak, Gërveni ishte graduar me gradën Kundëradmiral, por pavarësisht kësaj, ai në kundërshtim me ligjin mbante një gradë më të lartë, atë të ‘Admiralit’. Skandali u denoncua nga “GSH”, e cila botol dhe foto, ku Gërveni përdorte në takime bilaterale dhe të niveleve të larta, gradën e Admiralit. Pas publikimit të “GSH” Ministria e Mbrojtjes, bëri denoncim në prokurori ndaj ish-ushtarakut Gërveni. Sipas ligjit, ai rrezikon nga gjobë, deri në 2 vjet burg... Në faqen 9
Kristaq Gërveni Bamir Topi Klodiana Lala Tiranë

Kambana ra. Shqiptarët, faktor në Ballkan

Opinioni i Ditës Nga ZEF BUSHATI Në kushte të tjera vizita e Edi Ramës në Beograd do të tingëllonte mjaft normale dhe në shërbim të interesave reciproke të dy vendeve... Kambana ra. Shqiptarët, faktor në Ballkan Vijon në faqen 21
Zef Bushati Edi Rama Beograd Ballkani

Demonstrata e ’41, urdhri origjinal i Kuesturës: Arrestoni Enver Hoxhën

DOSSIER/ Lista me 33 të rinjtë hartuar nga Kamber Qafmolla (Në foto:) Demonstrata e tetorit 1941 në Tiranë. Faksimile e urdhrit të Kuesturës Zbardhet dokumenti i Kuestorit të Tiranës për arrestimin dhe qortimin e të rinjve që morën pjesë në tubimin e 28 tetorit Nga VELI HAKLAJ Pasi realizuan pushtimin e Shqipërisë në prill 1939, strukturat zyrtare ushtarake dhe civile të pushtuesit italian vazhduan... Në faqet 16-17
Enver Hoxha Klajda Gjosha Tiranë Shqipëri

fondiBESA

fB fondiBESA Kredi Biznesi Kredi Efiçence e Energjise www.fondibesa.com