Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 2 Nëntor 2014

ARBNORI FITON GJYQIN

Dëmshpërblimi, e fyen “sigurims” SUZANA ARBNORI, GRUAJA E “MANDELES” PADITI ISH-TE PERNDJEKURIN Gjykata e Apelit detyron autorin e librit “Don Sllobodani i Serbisë” t’i japë 1 mijë lekë gruas së Pjetër Arbnorit. Reagimi: “Laramani” person abstrakt, jo konkret Nga KLODIANA LALA Gjykata vendos të dëmshpërblejë moralisht familjen e Pjetër Arbnorit, i cilësuar si “Mandela” i Shqipërisë, pasi në një libër me autor ish-të dënuarin politik, T. K., ai cilësohet si “bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Dy shkallët e gjyqësorit detyrojnë të paditurin T. K., autor i librit, “Don Sllobodani i Serbisë” të dëmshpërblejë me 1 mijë lekë si dëm moral që u ka shkaktuar familjarëve të të ndjerit. Në vendimin e gjykatës thuhet se: “Ekziston një dëm i shkaktuar nga ana e të paditurit kundrejt paditësve si trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Pjetër Arbnori. Ky dëm është shkaktuar... Në faqen 8
Suzana Arbnori Pjetër Arbnori T. K. Klodiana Lala Shqipëri Serbia

Ballkani Perëndimor në rrugën e integrimit europian

Opinioni i Ditës Nga VASIL KURETA Tashmë Ballkani Perëndimor është në rrugën pa kthim të stabilitetit e prosperitetit ekonomik e social dhe i fokusuar nga ardhmja e tij europiane.... Ballkani Perëndimor në rrugën e integrimit europian Vijon në faqen 13
Vasil Kureta Ballkani Perëndimor

Ismet Haxhia: E vërteta e incidentit në mitingun e PD në Tropojë në ’97

RREFIMI/ “Shkëlqim Haklaj e shkatërroi podiumin me kallash” (Në foto:) Qyteti i Bajram Currit. Ismet Haxhia në gjykatë “Aty Presidenti foli ashpër, Dem Dollapi ja dorëzoi incizimin Haklajve. Iu vra i afërmi, Fatmir Haklaj luftoi me grabitësit në Mirditë I dënuari me burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azemit komenton të kaluarën në librin “Kronika e Dhimbjes”, botuar në “Helga’s Secrets” Në faqet 8-9
Ismet Haxhia Shkëlqim Haklaj Dem Dollapi Fatmir Haklaj Azemi Tropojë Bajram Currit Mirditë

Masterat tek Artet, gara në 5-6 nëntor, ja pikët minimale

TARIFA TEK ARTET E BUKURA, 210 MIJE LEKE Në faqen 6-7

Fituesit e Formularit A3, shtyhet afati i regjistrimit

ARSIMI I LARTE Në faqen 9

NJOFTIM

Kryegjyshi Bektashian, Haxhi Baba Edmond Brahimaj njofton se ceremonia e festës së Hashures zhvillohet ditën e martë, ora 10 në selinë e Kryegjyshatës Botërore. Kryegjyshi fton besimtarët myslimanë e bektashiane dhe të besimeve të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Haxhi Baba Edmond Brahimaj