Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 4 Nëntor 2014

IKIN 4 MIJE MESUES

S’ka rroga që nga janari 2015 RAPORTI/ 2065 ARSIMTARE JASHTE PROFILI, 1984 PA KUALIFIKIM PERKATES Edi Rama: Brenda muajit dhjetor do të përmbysim, do ta rrafshojmë këtë sistem. Operacion radikal, asnjë mëshirë dhe asnjë kompromis. Nikolla: Situatë skandaloze Nga ERMELINDA HOXHAJ Ministria e Arsimit dhe Sportit ditën e djeshme ka hedhur dritë mbi numrin e mësuesve që janë jashtë profilit apo pa arsim përkatës në institucionet e arsimit parauniversitar. Të dhënat u bënë publike nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë prezantimit të raportit të inspektimit të burimeve njerëzore në institucionet e arsimit parauniversitar në vend, ku sipas saj, nga inspektimet kanë rezultuar mbi 5 mijë mësues që japin mësim jashtë profilit për të cilin janë diplomuar apo janë pa arsimin përkatës. Të dhënat e dala nga inspektimi ministrja i ka konsideruar si shokuese, ndërkohë që gjatë fjalës së saj është ndalur edhe te reformët që do ndërmerren në arsim, ku synimi i tyre është cilësia e mësimdhënies dhe se në çdo klasë do të ketë vetëm mësues të profilit përkatës. Licencimi nga e para i të gjithë arsimtarëve që janë në sistemin arsimor është një ndër hapat. Në faqen 11
Edi Rama Lindita Nikolla Ermelinda Hoxhaj

Julian Sinanaj: Dyshova për kurth, pse nuk e vrava biznesmenin M.L.

Rrëfimi: Mora dyqan si hak pune. Më kërkuan “qëlloje nga afër” (Në foto:) Julian Sinanaj. Faksimile e dëshmisë së Sinanajt. Marion Mitro. Andon Mëhillaj Banda e tritolit/ Dosja e të akuzuarit: Bëri gati snajperin me silenciator, por Mitro dhe Mëhillajt i kërkuan ta ekzekutojë nga afër Nga KLODIANA LALA Julian Sinanaj, vendosi të mos e ekzekutojë një prej shënjestrave të tij, biznesmenin M.L, ndonëse në emër të së ëmës, si shpërblim... Në faqen 9
Julian Sinanaj Marion Mitro Andon Mëhillaj Klodiana Lala M.l.

Nuk u përgjigjën sipas formulës tek nr. 129, vërejtje për 40 policë

INSPEKTIMI PER TELEFONATAT Në faqen 8

Ulet mosha e pensionet për minatorët, rritet sigurimi

KOSPIRI: KEMI RENE DAKORD ME SINDIKATAT Në faqen 10
Kospiri