26/11/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 nëntor 2014

ILIR META: VEREJTJET E RUÇIT ISHIN TE DREJTA

INTERVISTA/ “SYNONIN TE MOTIVONIN MINISTRAT NE PUNEN E TYRE” Kreu i Kuvendit në “Studio e Hapur” në “News 24”: Reformat, kosto politike e përkohshme. Edi Rama: S’ka falje të faturave të energjisë. Basha: Çmimi po rritet Nga ENI VASILI Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta komentoi dje në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, situatën politike në vend, mungesën e opozitës në Kuvend dhe protestën e 22 nëntorit, të cilën e konsideroi si tregues pozitiv të funksionimit të demokracisë në vend. Lidhur me aksionet e fundit të qeverisë, Meta theksoi se për zbatimin e ligjit nuk do të ketë kthim pas. Opozita realizoi në bulevardin kryesor një nga protestat më të konsiderueshme në numër. A ju shqetësoi pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë protestë? Aspak. Duhej të ishim të shqetësuar në rast se nuk do të kishte pjesëmarrje ose do të ishte një pjesëmarrje e kufizuar, sepse kjo do të tregonte se këtu çdo gjë shkon në mënyrë perfekte, e vështirë për t’u pranuar në çdo demokraci, sado e zhvilluar që të jetë ajo, ose që njerëzit tek ne frikë të dalin të protestojnë... Në faqet 2-3

Demokraci e (pa) konsoliduar

Opinioni i Ditës Nga ILIR KALEMAJ Demokraci e (pa) konsoliduar Ndër vendet që kanë përshkruar fazat e tranzicionit, nga një regjim diktatorial, të centralizuar dhe me ekonomi plani, drejt demokracisë... Vijon nga faqja 24

Jeta në qeli e Gert Gjeneralit: Jam njeri tjetër, s’jam kriminel

I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit, vendoset në burgun 302 Jeta në qeli e Gert Gjeneralit: Jam njeri tjetër, s’jam kriminel (Në foto:) Gert Gjenerali (me syze dielli) dhe i dënuari italian, Carmelo Musumeci gjatë kohës që vuanin burgun në Itali. Blogu italian, “Britmat nga heshtja” Kujtimi i viteve të burgut në Itali: Më dënuan përjetë kur isha 23 vjeç. Humba rininë. Pengjet e mia dhe lotët e babait kur më takoi Nga AURORA KOROMANI - KLODIANA LALA Isha vetëm 23 vjeç kur u arrestova dhe më pas u dënova me burgim të përjetshëm”. Me një penë të fuqishme, Gert Gjenerali, i dënuari... Në faqet 6-7

EMRAT EDHE NE SHIJAK E KRUJE

4 FAQE SPECIALE DURRES, ZBARDHEN 2.500 DOSJE PRONASH QE NGA VITI '93, JA KUSH PERFITOI Në faqet 10-13

Denoncim për ndërrim fëmije në maternitet, policia nis hetimet

TIRANE/ DO BEHET ADN-JA E BEBES Në faqen 20

Kreu i Akademisë së Shkencave: S’ka rehabilitim të Enver Hoxhës

MUZAFER KORKUTI: ANTIFASHIZMI, VLERË Në faqen 23

Sherr për tokën, 48-vjeçari pret fqinjin në qafë me motoshar[r]ë

MIRDITE Sherr për tokën, 48-vjeçari pret fqinjin në qafë me motoshar[r]ë Në faqen 20

1 mijë dekorata për veteranët, Peleshi: Jemi me fat që ju kemi

ZV/KRYEMINISTRI 1 mijë dekorata për veteranët, Peleshi: Jemi me fat që ju kemi Në faqen 3

350 mjekët dhe dentistët që hyjnë në provim shteti

LISTA EMERORE 350 mjekët dhe dentistët që hyjnë në provim shteti Në faqen 8

“Shpërthen” Bleona: S’keni turp, nuk më përkrahët kurrë

“VESHJA NUDO”, FLET KËNGËTARJA “Shpërthen” Bleona: S’keni turp, nuk më përkrahët kurrë Suplement