Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 20 Shkurt 2014

PAGAT E POLICËVE

Vendimi i qeverisë, komisaret deri në 11 mijë lekë të reja më shumë VENDIMI I QEVERISE, KOMISARET DERI NE 11 MIJE LEKE TE REJA ME SHUME PAGAT E POLICEVE Tabelat, rritja për çdo kategori Përfitojnë oficerët e terrenit, humbasin nëpunësit e zyrave. Inspektorët marrin 6-9 mijë lekë më shumë. 8 mijë lekë në muaj për ata që ndjekin shkollën e Policisë Nga DARINA TANUSHI Qeveria miratoi dje ndryshimet në pagat e punonjësve të policisë, efektet e të cilave do të shtrihen që nga 1 janari 2014. Sipas sqarimit që bëhet nga Ministria e Brendshme, pagat janë rritur si përqindje, ndërkohë që disa paga kanë ulje, sepse është aplikuar “norma e vështirësisë”, që do të thotë se një punonjës policie me gradën “Kryekomisar”, që punon në terren, ka koeficient rritjeje së pagës shumë më të lartë se një punonjës policie me të njëjtën gradë që punon në zyrë. Rritja më e madhe është bërë për nivelet më të ulëta, që në përgjithësi janë punonjësit e terrenit. Ndërkohë për të gjithë tabelën nuk është përdorur përqindja e përfitimit nga aplikimi i taksës progresive, që për pagat e ulëta është shumë më e lartë. (Për shembull, nëse gradës inspektor, i është rritur paga 21%, bashkë me aplikimin e taksës progresive, rritja reale e pagës shkon mbi 25%). Në bazë të vendimit të qeverisë, “punonjësi i Policisë së Shtetit, ...” Vijon në faqen 5
Darina Tanushi

Qemal Lame: Biseda me Hekuran Isain mëngjesin kur ra monumenti i Enverit

PRAPASKENAT/ Rrëfimi i ish-Kreut të Hetuesisë së Përgjithshme (Në foto:) Ish-kreu i Hetuesisë, Qemal Lame. Rënia e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në 20 shkurt 1991. Ish-ministri i Brendshëm, Hekuran Isai “Kur shembeshin themelet” titullohet botimi i ish-kryehetuesit të Republikës. Porosia e udhëheqjes më 20 shkurt: Të përdoren armët Roli i Neritan Cekës që devijoi turmën. Cilat ishin femrat aktore që u grumbulluan në “Qytetin Studenti”. Kush u plagos tek Muzeu Në faqet 14-15
Qemal Lame Hekuran Isai Enver Hoxha Neritan Ceka Qytetin Studenti Muzeu

Disa përgjigje për “Dy pyetje...”

Opinioni i Ditës E nderuar zonja Alba Meyer! Duke lexuar shtypin e ditës u ndesha me opinionin tuaj sa i përket afishimit të vendeve të lira të punës... Nga GENCI KOJDHELI Disa përgjigje për “Dy pyetje...” Vijon në faqen 18
Alba Meyer Genci Kojdheli

“Shitet”

Opinioni i Ditës Sipas fotografit francez Gilles Roudière që ka realizuar një koleksion fotosh nga vendi ynë, të quajtur “Shitet”, nuk paska fjalë... Nga KIÇO BLUSHI “Shitet” Vijon në faqen 19
Gilles Roudière Kiço Blushi

Kualifikimi, ngelin 3.3% e mësuesve, 2.6% “shkëlqyeshëm”

TESTIMI Në faqen 11