Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 20 Prill 2014

MOISIU: DROGË ME AVION? PËRRALLË E TOM SOJERIT

INTERVISTA/ ISH-PRESIDENTI: AKUZAT E PD JANE TRAGJIKOMIKE PS-LSI kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për deklaratat e Imamit. Ish-kreu i shtetit: Në Gjadër janë vënë pengesa të mos fluturojë asgjë Nga AURORA KOROMANI Pas akuzave të ndërsjella mes opozitës dhe qeverisë për përdorimin e Ushtrisë për trafikimin të lëndëve narkotike, ka reaguar edhe ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai pohon se është e pamundur ulja e avionëve në bazën e Gjadrit. Ish-presidenti sqaron se e gjithë kjo histori i duket si përrallat e Tom Sojerit, ku nuk ka asgjë të faktuar, por shumë thënie të pavërtetuara. “Unë mendoj se deri tani nuk ka asnjë fakt dhe asnjë argument. Unë mendoj se deri tani ka vetëm thënie të pa argumentuara”, - pohon Moisiu. Akuzat për përdorimin e Ushtrisë për trafikim të drogës janë përdorur për herë të parë gjatë seancës së të enjtes së kaluar në parlament, nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Z. Moisiu, si ish-komandant i Forcave të Armatosura, si ju duken akuzat e ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës për përdorimin e Ushtrisë për trafik droge?... Vijon në faqet 2-3
Alfred Moisiu Arben Imami Aurora Koromani Gjadër Gjadrit

Identiteti përmes teatrit në shoqëri

Opinioni i Ditës Kuptimi mbi identitetin është i një rëndësie parësore. Raportet me kohën bën që ai të derivojë në përballje gjithësesi si edhe janë; kuptim... Vijon në faqet 10-11 Nga Dr. PËRPARIM KABO Identiteti përmes teatrit në shoqëri
Përparim Kabo

Formalizimi i bujqësisë

Opinioni i Ditës Ditët e fundit, media i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme prezantimit të skemave të mbështetjes financiare në bujqësi.... Vijon në faqen 11 Nga AURON MENERI Formalizimi i bujqësisë
Auron Meneri

Ligji i ri: 6 rroga për policët në lirim, si përfitohet pensioni i parakohshëm

DRAFTI/ Ndërprerja e punës, merrni gjysmën e pagës për 3 vjet (Në foto:) Faksimile e draftit të projektligjit për policinë e shtetit. Ministria e Brendshme Shtohet pensioni i shërbimit, kush del shpërblehet 1 vit pagëse. Ka të drejtë përfitimi çdo efektiv që ka mbushur 55 vjeç me 25 vite vjetërsi Projekti në ministri: Punonjësi i policisë përfiton kredi për strehim ose për sipërfaqe më të madhe banimi, me një interes në masën 3% Në faqen 6

UDHEZIMI/ EMRAT QE SKUALIFIKOHEN

ZGJEDHJET NE PD, LISTA ME 21 KRYET AKTUALE QE NUK DO RIKANDIDOJNE Në faqen 5

Imazhi i parë i Shkodrës, në pikturën e shekullit të 16

SOT NË “MILOSAO” IN MEMORIAM: GABO SOT NË “MILOSAO” IN MEMORIAM: GABO Imazhi i parë i Shkodrës, në pikturën e shekullit të 16 Suplement
Gabo Shkodër