24/11/2014
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 nëntor 2014

ZBARDHEN 8600 PRONA

AKKP PUBLIKON ARKIVIN E TE SHPRONESUARVE DHE PRETENDUESIT ZBARDHEN 8600 PRONA 4300 emrat e parë që përfituan nga '93 Krijohet Regjistri Themeltar i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku shënohen dhe sipërfaqet e kthyera dhe pretendimet e pronarëve. Ja dosjet me mangësi që kanë mbetur pa u zgjidhur Nga LORENC RABETA Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur 8600 dosje të pronarëve dhe vendimet përkatëse për kryeqytetin, duke nisur nga 1993. Secila nga dosjet që gjendet në arkivin e AKKP-së përmban tashmë datën e regjistrimit, emrin e subjekteve të shpronësuara, si dhe të atyre që i pretendojnë këto prona, sipërfaqet e njohura për kthim dhe ato të kthyera, vendimet e gjykatave si dhe problematikën e secilës dosje. Ajo që bie në sy është se një numër i madh dosjesh kanë problematika, të cilat nisin nga mungesa e dokumentacionit, deri te mungesa e një vendimi zyrtar lidhur me to. “Gazeta Shqiptare” publikoi sot 4300 emrat e parë të dosjeve të Tiranës të zbardhura nga AKKP, bashkë me problematikën e secilës, ndërkohë që pjesa tjetër do të publikohet nesër. Zbardhja e plotë e numrit të dosjeve ka ardhur si pasojë e krijimit të Regjistrit Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit Vijon në faqet 9-14

Shpërfillja që mbledh qytetarët rreth opozitës

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Protesta e katërt e Partisë Demokratike shënon një trend interesant në aksionin e saj politik. Vazhdon të mbetet mes atyre që nuk, ... Shpërfillja që mbledh qytetarët rreth opozitës Vijon në faqen 16

Vlera e nismës germano-britanike për Bosnjën

Opinioni i Ditës Nga PETRIT HALITI Dy shtete të rëndësishme europiane, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë ndërmarrë një nismë diplomatike për Bosnjë-Hercegovinën, ... Vlera e nismës germano-britanike për Bosnjën Vijon në faqen 17

Romët: Qeveria e shkuar na njohu shpronësimin, këta po na dëbojnë

Reportazh/ Në Selitë, mes banorëve që preken nga Unaza e Re (Në foto:) Banesat në Selitë. Emanuela Dako me dy fëmijët. Nertila Muharremi me familjen Zbardhet lista me 50 familjet që duhej t’u jepeshin paratë e kompensimit. Emanuela Dako: Jam nënë e dy fëmijëve, s’kemi ku të shkojmë Nga OLA MITRE Në moshën 15-vjeçare ajo u bë nënë për herë të parë, ndërsa pas 5 vitesh lin- di dhe vajzën e vogël. Kush- t e cila jetonte nuk i mundësonte t'i shkonte në Në faqen 8

PROKURORI I VLORES: DUAN TE ME HEQIN QAFE, E DI KUSH MA VODHI MAKINEN

DORIAN TAFILI: S'I PERULEM KRIMIT Në faqen 5

“Bunk”, ëndrra e Ramës për të hapur muze për Enverin”

NGJELA: ITHTAR I DIKTATORIT Në faqen 2

Zhvati 40 mln nga banka, në gjyq ish-punonjësi

DOSJA Në faqen 6

Do të na mungosh, Petrit i Bushatllinjve

NGA DRITAN HILA Në faqen 18

Kush refuzon punën, mbetet pa ndihmën ekonomike

UDHËZIMI Në faqen 7

“Incidenti në ndeshjen me Serbinë, i papranueshëm”

EURODEPUTETJA MARIA ARENA Në faqen 19