Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 26 Shkurt 2014

LIGJI, 10 VJET BURG KUSH LUFTON NE SIRI

KUVEND/ PS-LSI DHE PDIU PROPOZOJNE NDRYSHIMET NE KODIN PENAL Nxitja apo financimi i veprimeve luftarake dënohet deri në 15 vjet burg. Imami i Laprakës: Drafti nuk ka të bëjë me fenë. I riu nga Pogradeci, i zhdukur prej 1 viti Një grup deputetësh të PS-së, LSI-së e PDIU-së kanë depozituar për miratim në Kuvend një projektligj që parashikon dënimin me burgim nga 3-8 vjet për pjesëmarrje në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj. Ndërkohë që nxitjen, rekrutimin apo financimin për pjesëmarrje në këto vepra luftarake propozohet të dënohen nga 5-15 vjet burg. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë këtë projektligj. PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7895, datë 27.1995... Vijon në faqet 2-3
Siri Laprakë Pogradec Shqipëri

“Trazirat në Kavajë në ’91, Gramoz Ruçi tha: Të internojmë 300 vetë”

Qemal Lame: Ramiz Alia urdhëroi “qëlloni anijen në Sazan” (Në foto:) Ish-kreu i Hetuesisë në vitet 1981-1992, Qemal Lame. Takimi i Ramiz Alisë me Sali Berishën, Gramoz Ruçi Ish-kreu i Hetuesisë në vitet 1981-1992: Debatet me Kleanth Koçin, kërkonte çështje penale ndaj minatorëve të Valiasit “Alarmi i Kiço Mustaqit kur na lajmëroi për rrëmbimin e anijes ushtarake në Sazan. Propozova Flamur Çaton në vendin tim” Në faqet 18-19
Qemal Lame Ramiz Alia Gramoz Ruçi Sali Berisha Kleanth Koçi Kavajë Sazan Valias

SHENIMI I GJUHES SE HUAJ, ME DETYRIM

PUBLIKOHET FORMULARI A1 DHE A1-Z, JA KUSHTET PER DY LENDET ME ZGJEDHJE Në faqen 10

Opinioni i Ditës

Nga DRITAN HILA Që kur feja është lejuar në Shqipëri, besimi islam dhe përkatësia e një pjese të shqiptarëve në të, ka nxitur në mënyrë spazmike debate. ... Vijon në faqen 20 Islami ynë...
Dritan Hila Shqipëri

Opinioni i Ditës

Nga EDUARD ZALOSHNJA Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar, të publikuar nga Ministria e Financave, tregojnë se, në janarin e këtij... Vijon në faqen 21 Suficiti buxhetor, rrugët dhe ekonomia
Eduard Zaloshnja

Topi: Rama po humbet kohë, PD pa analizë të humbjes

KREU I FRD: QEVERIA, GATI T’I JAP KESHILLA Në faqet 4-5
Topi Rama

QSUT, rikthehet gripi i derrit, mjeku: Masat si ta parandaloni

SHENDETESI Në faqen 11

Studimi, të ardhurat në janar ranë me 1.4 përqind

KRAHASIM ME 2013 Në faqen 7

52-vjeçari i akuzuar për pedofili: Vajza më vodhi lekët

AKUZA, PERDHUNOI TE BIJEN 14 VJEÇ Në faqen 12