Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 28 Dhjetor 2014

DEKORIMI I VITO KAPOS

Qeveria, ligj të ri për medaljet POLEMIKAT PER 1 MIJE VETERANET, /MBROJTJA RIPERCAKTON KRITERET Sesioni i ri parlamentar do të nisë edhe me shqyrtimin e projektligjit të ri: Kush ka përfituar medalje, do t’i njihet. Do ndahet edhe shpërblim financiar Një ligj i ri për medaljet në Forcat e Armatosura, i përcjellë për miratim në Parlament nga qeveria, synon njohjen e kontributit dhe përkushtimit të personelit ushtarak dhe civil, që shërben në ushtrinë shqiptare. Projektligji, i organizuar me 36 nene, ka objekt përcaktimin e medaljeve, kritereve të dhënies, autoriteteve që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak e civil që shërben në ushtri, si dhe për ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta. Ligji i ri parashikon njohjen e medaljeve që janë dhënë para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kësisoj ‘Medalja e Mirënjohjes’ e dhënë pak muaj më parë për ish-anëtaren e Komitetit Qendror të PPSH-së, Vito Kapo do të vijojë të njihet nga qeveria shqiptare. Ndërkohë subjekt i projektligjit janë ushtarakët aktivë, në rezervë, lirimi ose në pension, personeli civil, repartet e Forcave të Armatosura, si dhe ushtarakët e huaj që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta në ushtri. Në kapitullin e dytë të draftit renditen autoritetet përgjegjëse... Në faqen 4
Vito Kapo Shqipëri

Opinioni i Ditës

Nga ILIR KALEMAJ Një nga karakteristikat që ne dallon njeriun si “kafshë politike” apo si qenie me aftësi sociale përveç kodit të ndërlikuar... Vijon në faqen 21 Traumat e mbartura dhe shanset përpara
Ilir Kalemaj

Opinioni i Ditës

Nga BEN ANDONI Në këtë periudhë të zhvillimit të vendit, ku shpullja e reformave dhe propaganda i zënë shpesh rrugën njëra-tjetrës, pyetja e shtruar... Vijon në faqen 21 A funksionon si parti demokratike PS?!
Ben Andoni

Lejet e burgut, përfitojnë 40 të dënuar, mes tyre 3 gra

FESTA E VITIT TE RI, NUK KA AMNISTI Në faqen 5

Pensionistët ish-të përndjekur, shpërblimi i fundvitit me këste

ISSH: Identifikimi, pritet lista emërore nga Ministria e Financave (Në foto:) Kryeministri Edi Rama në takim me pensionistët. Pensionistë në sportele Sigurimet: S’kemi lista pensionistësh të përndjekur, kemi vetëm shpërblimin si pensionistë. MMSR: Diferenca do jepet në ditët në vijim Kryeministri Rama takon veteranët dhe ish-të përndjekurit: Hapim dosjet me modelin gjerman, vendosim raport të ndershëm me historinë Në faqen 9
Edi Rama

Sarandë, gëlloi pa dashje të afërmin, gjyqi: 10 vjet burg

VENDIMI Sarandë, gëlloi pa dashje të afërmin, gjyqi: 10 vjet burg Në faqen 6
Sarandë