Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 12 Tetor 2015

“ME PLIS, PER PARIS”

Kombëtarja shkon në EURO 2016 HISTORIKE/ NISHANI E SHPALL “NDERI I KOMBIT”. FSHF: JAPIM 2 MILIONË EURO • Shqipëria fiton 3 me 0 në Armeni dhe bëhet i vetmi shtet ballkanik që kualifikohet në “Francë 2016” Nga JETON SELIMI Historike! E mrekullueshme! Ëndrra realitet! Gëzimi si të doni, por tashmë është e vulosur: Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një veprimtari të madhe futbollistike, teksa do të marrë pjesë në europianin “Francë 2016”. Kanë qenë 8 ndeshje të vuajtura, 8 ndeshje të mbushura me emocione, vuajtje, makth dhe inat, por që në fund u kanë dhënë të drejtë tifozëve shqiptarë që të mbështesin për... Vijon në faqet 2-3 (Në foto:) Lojtarët e Kombëtares shqiptare duke festuar në dhomat e zhveshjes. Festa e tifozëve në rrugët e Tiranës
Nishani Shqipëri Armeni Francë Tiranë Paris

Shqipëria nën ujë, 1 i vdekur në Vlorë

5 FAQE SPECIALE/ Gjanica del nga shtrati, përmbyten 550 banesa dhe 150 biznese në Fier Historia: Në shkurt, rrëzimi i murit i vrau gruan, dje u rrëzua prapë dhe e la pa shtëpi Nga ENRIK MEHMETI Përmbytjet i kanë marrë jetën një 50-vjeçari nga Vlora. Luan Qarri gjatë mesnatës të së shtunës teksa duke u kthyer nga puna si rojë në një biznes privat, kur vërshimet e përroit e kanë marrë teksa udhëtonte me mjetin e tij. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së këtij qarku bënë me dije, se babai i katër fëmijëve është tërhequr nga rrëma e fortë e ujit, e cila e ka çuar afër bregut të detit pranë një resorti turistik, ku dhe u gjet i pajetë. Mësohet se kanë qenë pronarët e këtij biznesi ata që kanë lajmëruar forcat policore, se në mëngjesin e djeshëm kishin parë trupin e pajetë të një personi në një automjet në zonën e Radhimës. Sapo u njoftuan për ngjarjen, blutë tentuan të shkonin në zonën ku ndodhej viktima, por aksi rrugor ishte i bllokuar ... Në faqet 4-8
Enrik Mehmeti Luan Qarri Shqipëri Vlorë Fier Gjanica Radhimë

Gazi ynë, lotsjellës

Opinioni i Ditës Nga ALBIN KURTI Shumë kanë qeshur e janë zgërdhirë në këtë parlamentin e Kosovës. Deputetë, ministra e kryeministra janë shkulur gazit derisa edhe lotët u kanë dalë ... Vijon në faqen 20
Albin Kurti Kosovë

Gabimi i Rusisë me Turqinë

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Kufijtë e sfidës, që Rusia po i bën NATO-s, po zgjerohen me një ritëm që tejkalon edhe dinamikën e kohës së luftës së ftohtë. Ky është kuptimi, që mund ... Vijon në faqen 21
Shaban Murati Rusi Turqi

DENTISTËT QË SHKELIN ETIKEN, PEZULLIM 3 VJET. “URDHRI”: DO KËRKOJMË RRITJE ÇMIMESH

NIKOLL DEDA: ME KËTË KOSTO, S'KA CILËSI Në faqet 10-11
Nikoll Deda

Universitetet, 136 fituesit e trojeve, testim për Mjekësinë

ARSIMI I LARTE Në faqen 13