Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 13 Prill 2015

PERPLASJE PER PERMETIN

DEPUTETI I GJIROKASTRES DEL I PAVARUR, MESAZHI PER KOLEGET E TIJ PERPLASJE PER PERMETIN Vladimir Kosta ikën nga PS “Denoncova në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Gilberto Jaçen për abuzim me fondet, PS-ja e zgjodh për kryetar bashkie në Përmet. Ia thashë dhe Edi Ramës, ai s’e mori mundimin të më dëgjonte” Zgjedhjet lokale sjellin pakënaqësitë e para në radhët e së majtës. Deputeti i Përmetit, Vladimir Kosta largohet nga Partia Socialiste. Shkak për largimin e tij është bërë kundërshtimi për kandidatin e zgjedhur për Bashkinë e Përmetit, për të përfaqësuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e 21 qershorit. Bëhet fjalë për kundërshtimet ndaj kandidaturës së të majtëve në Përmet, Gilberto Jaçes. Sipas deputetit Kosta, ai nuk është pyetur për këtë kandidaturë. Përkundrazi, ata që kanë vendosur, sipas tij, janë ministri Ahmetaj dhe nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Ndër të tjera, ai shton se kandidatin e përzgjedhur e majta e ka akuzuar për abuzime me fondet. Vladimir Kosta nuk e ka pranuar injorimin. Deputeti i qarkut të Gjirokastrës ka vendosur të largohet nga Partia Socialiste. Në një mesazh drejtuar grupit parlamentar socialist ai shpjegon se shkak është kandidatura e PS-së për Përmetin. “Kandidatura e Përmetit është” Vijon në faqen 2
Vladimir Kosta Gilberto Jaçe[n] Edi Rama Ahmetaj Taulant Balla Përmet Gjirokastër

Mjekët që nuk plotësuan kreditet, 17 ditë kohë për të bërë ankesë

Shqyrtimi nga Bordi i Ricertifikimit, mundësi edhe për dentistët e farmacistët (Në foto:) Mjekët në QSUT Edukimi në vazhdim, flet presidentja e Urdhrit të Farmacistit: Ja 10 ndryshimet që do të pësojë cikli i dytë i programit të ricertifikimit... Nga OLA MITRE Të gjithë mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk janë dakord me rezultatet përfundimtare të publikuara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Në faqet 8-9
Ola Mitre Qsut