Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 2 Shkurt 2015

SHQIPERIA NEN UJE

“Hipëm mbi çati s’kishim zgjidhje” MINISTRIA E BRENDSHME: EVAKUUAM 120 FAMILJE, NJE SHTATZENE DHE FEMIJE NE PANIK Situata emergjente, Panariti: OSHEE të garantojë furnizimin me energji të hidrovorëve. Përplasja politike, kreu i opozitës Basha: Ngrini shtabin e Emergjencës, Ministri Tahiri: Je jashtë realitetit Jugu i Shqipërisë është nën ujë. Sipas korrespondentëve në rrethe, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Devolli janë të bllokuara nga dalja e lumenjve prej shtratit. Osumi, Vjosa, Devolli, Gjanica, Shkumbini ka dalë nga rrjedha, duke shkaktuar një situatë alarmante me përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe prishjet e rrjetit elektrik. Po ashtu, problematike paraqitet situata dhe në qarkun e Elbasanit, ndërsa mësohet se lumi Shkumbin ka shkatërruar argjinaturën, duke përmbytur disa banesa, por edhe sipërfaqe toke. Ndërkohë, si pasojë e shirave është dëmtuar dhe ura e vjetër që lidh Elbasanin me Cërrikun. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, problematike situata paraqitet në qarkun e Fierit dhe të Vlorës. Mësohet se në komunën Novoselë, lumi Vjosë ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë përmbytjen e 300 banesave. Të njëjtat pasoja janë duke vuajtur dhe disa rrethe të vendit, si Berati, Gjirokastra dhe Tepelena.... Në faqet 2-3
Basha Tahiri Stresit Shqipëri Gjirokastër Vlorë Fier Lushnjë

Vrasja te Rruga e Kavajës, kushërinjtë Hoxhallari: Na faktoni pse na arrestuat

Vendimi i gjykatës: Detyrim për të mos u larguar nga Shqipëria (Në foto:) Gjatë arrestimit të dy kushërinjve, Aurel e Amarildo Hoxhallari. Viktima Pajtim Serjani. Vendi ku ndodhi ngjarja Zbardhen detaje të përplasjes mes prokurorisë e policisë për arrestimin e dy të akuzuarve kryesorë si porositës të vrasjes së shokut të Emiljano Shullazit..... Nga AUTORJA KOROMANI I lihen të lirë dy kushërinjtë Hoxhallari, të dyshuar për ndajn Pajtim Serjanit në 5 janar të këtij viti.... Në faqen 9
Amarildo Hoxhallari Pajtim Serjani Emiljano Shullazi Autorja Koromani Xhoi Jakaj Rruga E Kavajës Shqipëri

Xhoi Jakaj: Ç’po ndodh me mua, ndryshimet në adoleshencë

KESHILLA Xhoi Jakaj: Ç’po ndodh me mua, ndryshimet në adoleshencë Në faqen 14
Xhoi Jakaj

Droga, ushtarakët pyesin eprorët: S’kishim dijeni për porositë

SEANCA PYETESORE PER TE MB SEANCA PYETESORE PER TE MB Droga, ushtarakët pyesin eprorët: S’kishim dijeni për porositë Në faqen 8

ARKIVI ELEKTRONIK/ PJESA E PARE

4 FAQE SPECIALE PRONARET NE SHKODER, LISTA EMERORE NGA VITI ’93, PROBLEMET ME DOKUMENTET Në faqet 15-17
Shkodër