Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 12 Korrik 2015

TRITOL BIZNESMENIT

TREGTON DURALUMIN NE TIRANE, ERVIS IMERI: NUK KAM PASUR KONFLIKTE 600 gr në makinë, i shpëton atentatit Ngjarja në “Kombinat”, njësia antieksploziv çmonton tri kallëpet 200 gramësh: Nëse shpërthente, pasojat e rënda. Biznesmeni 31-vjeçar, dhëndëri i një ndërtuesi: Automjetin e kisha marrë me qera Nga KLODIANA LALA Rikthehen tentativat për atentate me tritol në kryeqytet. Biznesmeni i duraluminit Ervis Imeri, 31 vjeç, mund të konsiderohet me shumë fat, pasi pak minuta para se të ndizte makinën e marrë me qira, pa se afër ndërruesit të shpejtësive vendosur një pako e dyshimtë. Dhëndëri i një ndërtuesi pallatesh nuk hezitoi të njoftonte policinë, dhe ekspertët xhenierë bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, që rezultoi të ishte 600 gramë tritol e ndarë në tri kallëpe, gati për shpërthim. Policia është duke hetuar për të hedhur dritë mbi ngjarjen, dhe për të mësuar nëse është pikërisht Imeri shënjestër e atentatit, apo ndonjë person tjetër, pasi makina nuk është në pronësi të 31-vjeçarit, por e marrë me qira prej tij. Gjithashtu është duke hetuar edhe për ndonjë konflikt të mundshëm të vjehrrit të Imerit, për shkak të aktivitetit të tij si ndërtues, çka mund të ketë çuar në goditjen e dhëndrit të tij. ... Në faqen 5
Mark Marku Klodiana Lala Tiranë Kombinat

“I nxehti afrikan” specialistët: 15 këshillat për verë të sigurtë

DIETAT E PIJET Në faqen 7
Afrikan

Historiania greke: Çamët ndjeheshin më shumë myslimanë sesa shqiptarë

MILOSAO Elefteria Manda: Kolaboracionistë? Jo të gjithë Historiania greke: Çamët ndjeheshin më shumë myslimanë sesa shqiptarë (Në foto:) Studiuesja Elefteria Manta. Faqja e parë e suplementit “MILOSAO”. Pamje nga eksodi çam. Autorja e librit “Çamët myslimanë të Epirit” rrëfen në një intervistë ekskluzive pse ky komunitet u vetëshpall turk dhe pse grekët i kanë trajtuar keq Historiania e njohur greke Elefteria Manda ka punuar për vite në librin “Çamët myslimanë të Epirit”, për të cilin thotë se mund të ketë dhe gabime, por që janë të justifikuara... Suplement
Elefteria Manda Elefteria Manta Epir

fondiBESA

Kredi Biznesi Kredi Eficence & Energise www.fondibesa.com Kredi Biznesi Kredi Eficence & Energise www.fondibesa.com