29/03/2015
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 mars 2015

DOSHI, KTHIM NE SHTEPI

I ndalohet komunikimi me median GJYKATA E LARTE E NXJERR NGA QELIA: FOL VETEM ME FAMILJEN Deputeti i Shkodrës lihet në arrest shtëpie, avokatët: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg, kemi prova në favor të klientit tonë Gjykata e Lartë u hoqi prangat dhe dërgoi në arrest shtëpie Tom Doshin e Mark Frrokun, ish-miqtë, të cilët i akuzoi se sajuan komplotin për vrasje deputetësh. Për kolegjin penal me relator Guxim Zenelaj dhe anëtarë Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Majlinda Andrea dhe Adnir Thanza, urdhër-ndalimi për dy ligjvënësit i firmosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla është i ligjshëm. Kolegji pa të përshtatshme për dy deputetët masën e arrestit shtëpiak, pavarësisht se Prokuroria e Përgjithshme këmbënguli që të mbaheshin prapa hekurave. Gjykata urdhëroi gjithashtu dy deputetët të mos kenë komunikime me persona të jashtëm, përveç familjarëve dhe avokatëve të tyre. ... Në faqen 2

Llalla: Qeveria më informoi dje se Mark Frroku është në kërkim

“U dënua me 10 vjet burg në 2010 për një vrasje në Belgjikë” (Në foto:) Deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi duke hyrë në Gjykatë Kryeprokurori: Interpol-Tirana na çoi shkresë në datë 27.03.2015 dhe Ministria e Drejtësisë dërgoi shkresë në datë 28.03.2015.” Nga KLODIANA LALA Telashet për deputetin e kristiandemokrat, Mark Frroku duket se sa vijnë e shtohen. Në kohën kur mbërriti në Gjykatën... Në faqen 3

AMNISTIA E OSHEE, KUJT I FALEN FATURAT AFORFE TE ENERGJISE NE TIRANE

LISTA E FUNDIT E PERFITUESVE Në faqen 9

Artan Lame: Vendim i ri për 14 mijë legalizime

ALUIZNI, I HAPET RRUGA DOSJEVE TE BLOKUARA Në faqen 7

Dekriminalizim apo putinizim?

Opinioni i Ditës Nga XHEVAT MUSTAFA Në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, nëpërmjet mediave apo syve e veshëve personalë bombardohesh dhe lemerisesh gjatë 365 ditëve... Vijon në faqen 23 Dekriminalizim apo putinizim?

Kushtetuta ka nevojë për operacion

Opinioni i Ditës Nga ERION KRISTO Pas një aktiviteti të rëndësishëm të organizuar nga Forumi Civil 2010, drejtuar nga Presidenti Alfred Moisiu, pjesëmarrjen... Vijon në faqen 11 Kushtetuta ka nevojë për operacion

Bursa studimi në Sllovaki, “Arsimi: Si të aplikoni”

DOKUMENTET Në faqen 8

Të përmbyturit bllokojnë rrugën: Duam dëmshpërblimin

SHKODER Në faqen 6

Ekonomiku, 373 studentë që i kanë diplomat gati

LISTA EMERORE Në faqen 10

NDERROHET ORA

Sot akrepat shkojnë 60 MINUTA PERPARA

Lazër Stani: Çudi sa shpejt i shkruajnë romanet tek ne

MILOSAO/ KRIJIM NGA ATJON ZHITI Suplement