02/05/2016
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 maj 2016

FLET RENATO CEPA

"S’e njoh Arben Frrokun, s’jam arratisur" INTERVISTË/ KORÇARIT IU PËRDOR IDENTITETI NGA VËLLAI I DEPUTETIT MARK FRROKU • “Familja ime nën shok. Nuk jam në kërkim, jetoj e punoj në mes të Korçës.” • “Në Maqedoni shkoj për të mbushur makinën, s’kam patentë greke.” Nga LEDIONA XHELADINAJ Renato Cepa, 49-vjeçari nga Korça, identiteti i të cilit u përdor nga vëllai i ish-deputetit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ndërsa u arrestua nga policia holandeze me identitet të rremë dhe të falsifikuar, ka mohuar kategorikisht se ka njohje me të akuzuarin, ndërsa ka thënë se nuk ka asnjë dijeni... Në faqen 6 (Në foto:) Renato Cepa duke folur për “Gazeta Shqiptare”. Dokumentet greke e shqiptare të Renatos. Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

Hierarkia e kërcënimeve

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Situata e tanishme të acaruar europiane, rajonale dhe ndërkombëtare, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë dhe aneksimit... Vijon në faqen 19 Hierarkia e kërcënimeve

“Të sëmurët me kancer do të marrin 30 mijë lekë në muaj”

Kristo Huta: Vetëm 30 për qind e pacientëve merr kujdesin paliativ Ministria e Shëndetësisë: Kemi përcaktuar dhe kriteret për ta përfituar ndihmën Nga OLA MITRE Një vit më parë ai filloi të shfaqte shenjat e para të sëmundjes, ndërsa shumë shpejt u diagnostikua me tumor në kokë. Sot vogëlushi 6-vjeçar, Roli Xhoxhi e ka të pamundur të ecë pa karrocën me rrota, ndërsa dhimbjet e sëmundjes sa vijnë dhe shtohen. “Mjekët na thanë se rrugun cerebral e kishte të dëmtuar dhe ishte në një shkallë më të rëndë të sëmundjes. Pasi e trajtuam në Spitalin e Tiranës ikëm për 4 muaj në Itali, ndërsa u kthyem në nëntor të vitit që kaloi. Djali është në shtëpi, nuk vazhdon më terapinë. Mjekët na kanë thënë që sëmundja është tejt e avancuar dhe jemi vetëm në dorë të zotit”, tregon nëna e vogëlushit, Rudina Xhoxhi. Pasi u kthye në Shqipëri, familja e 6-vjeçarit filloi të kërkonte ndihmë... Në faqet 8-9

"21 JANARI", ZABIT DEDA:

BERISHA ME OFROI PARA, S’E FAL GJAKUN E TIM VËLLAI INTERVISTË/ “QEVERIA TË NA NDIHMOJË” Në faqen 5

Vritet me dy plumba në kokë Elton Çiço, dëshmitarët: Nxori pistoletën dhe e qëlloi

POLICIA HETON NGJARJEN TE STADIUMI Në faqen 7

Rrënjë Elezi: Burri më qëlloi se nuk e kisha punuar mirë tokën

RREH GRUAN, ME PAS VRET VETEN ME ÇIFTE Rrënjë Elezi: Burri më qëlloi se nuk e kisha punuar mirë tokën Në faqen 12

Vasili: Pagesa në dorë nga fermerët është ndihmë për ta

PROPOZIMI I LSI Në faqen 3

Pronarët në Tiranë, emrat dhe dosjet që do kompensohen

REGJISTRAT E ATP Në faqet 16-18

Vjedhja e kambistit, 2 të dyshuarit s’e pranojnë

ARRESTIMI Në faqen 7

Në Berat, qytetin e 1001 halleve që po braktiset

REPORTAZH Në faqet 10-11