03/06/2016
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 qershor 2016

PERGJUES TEK TAHIRI

Zbulohet pajisja, nisin hetimet MINISTRI I BRENDSHEM GJEN “ÇIMKEN” NE ZYRE, BEN KALLEZIM NE PROKURORI Dyshimi, punonjësi që vendosi përgjuesin pranë grirëses së letrave është punonjës i Ministrisë së Brendshme. Berisha: Para kallëzimit, Tahiri fshiu pamjet e regjistruara Nga SONILA MUSAJ Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar në Prokurori pajisjen e përgjimit, e cila u gjet më 18 maj në zyrën e tij e fshehur pas grirëses së letrave. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se, Ministria e Brendshme kërkon të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparatin e përgjimit. E pa[?]isjen të përgjimit. Sipas prokurorisë, në lidhje me këtë ngjarje është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” ... Vijon në faqen 7

Shqipëria duhet të rrisë shpenzimet për Ushtrinë

Opinioni i Ditës Nga ALEXANDER VERSHBOU Alexander Vershbou, nënsekretar i përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë për emisionin “Diplomatics” të gazetarit Erion Kacorri ... Shqipëria duhet të rrisë shpenzimet për Ushtrinë Vijon në faqen 20

Konflikt për pronën, vret vëllain me çifte: Doja vetëm ta trembja

Valias/ Afrim Kallari qëllon mbi 36-vjeçarin, plagos edhe nënën Toka para shtëpisë në fshatin Çerek, shkaku i sherrit në familje. Policia gjen 4 gëzhoja. Dyshimi, viktima donte të ngrinte një aktivitet (Në foto:) Autori i vrasjes, Afrim Kallari. Vendi ku ndodhi ngjarja Toka para shtëpisë në fshatin Çerek, shkaku i sherrit në familje. Policia gjen 4 gëzhoja. Dyshimi, viktima donte të ngrinte një aktivitet Nga XHENSILA KODRA Konflikti mes dy vëllezërve për pronën para shtëpisë së tyre ka sjellë një viktimë dhe një të plagosur pasditen e djeshme në Tiranë. ... Në faqen 8

PRONAT, EMRAT DHE SHUMA QE MERR ÇDO PERFITUES NGA KOMPENSIMI FINANCIAR

LISTA E RE/ ZBARDHET FORMULARI Në faqet 15-17

“Ikin” Gjosha e Manjani, nënkryetarë e rinj të LSI, Mehmeti-Brahimllari

ZGJEDHJA E KREUT ME 30 TETOR Në faqen 5

Klosi: Rritje pensoni për 20 mijë vetë, sa merr secili

SHTESAT PER ÇDO KATEGORI PARA ’96 Në faqen 11

Blushi-Tahiri, replika në parlament për Elvis Roshin

PERPLASJA Në faqet 2-3

Fullani merr 12 rroga pas shkarkimit si Guvernator

VJEDHJA NE BSH Në faqen 7

Maturantët, letër Nikollës: Jemi të paqartë për Maturën

ARSIMI I LARTE Në faqen 10

ALUIZNI: 910 pronarët që marrin paratë nga ‘informalët’

LEGALIZIMET Në faqet 12-14

Arrestohet në spital ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Halili

50-VJEÇARI ME PROBLEME NE ZEMER Në faqen 9