Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 2 Maj 2016

FLET RENATO CEPA

INTERVISTË/ KORÇARIT IU PËRDOR IDENTITETI NGA VËLLAI I DEPUTETIT MARK FRROKU “S’e njoh Arben Frrokun, s’jam arratisur” • “Familja ime nën shok. Nuk jam në kërkim, jetoj e punoj në mes të Korçës.” • “Në Maqedoni shkoj për të mbushur makinën, s’kam patentë greke.” Nga LEDIONA XHELADINAJ Renato Cepa, 49-vjeçari nga Korça, identiteti i të cilit u përdor nga vëllai i ish-deputetit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj ndërsa u arrestua nga policia holandeze me identitet të rremë dhe të falsifikuar, ka mohuar kategorikisht se ka njohje me të akuzuarin, ndërsa ka thënë se nuk ka asnjë dijeni... Në faqen 6 (Në foto:) Renato Cepa duke folur për “Gazeta Shqiptare”. Dokumentet greke e shqiptare të Renatos. Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj
Renato Cepa Mark Frroku Arben Frroku Dritan Lamaj Lediona Xheladinaj Korçë Maqedoni Greqi Holandë

“Të sëmurët me kancer do të marrin 30 mijë lekë në muaj”

Ministria e Shëndetësisë: Kemi përcaktuar dhe kriteret për ta përfituar ndihmën Kristo Huta: Vetëm 30 për qind e pacientëve merr kujdesin paliativ Nga OLA MITRE Një vit më parë ai filloi të shfaqte shenjat e para të sëmundjes, ndërsa shumë shpejt u diagnostikua me tumor në kokë. Sot vogëlushi 6-vjeçar, Reli Xhoxhi e ka të pamundur të ecë pa karrocën me rrota, ndërsa dhimbjet e sëmundjes sa vijnë dhe shtohen. “Mjekët na thanë se rungu cerebral e kishte të dëmtuar dhe ishte një nga shkallët më të rënda të sëmundjes. Pasi e trajtuam në Spitalin e Tiranës ikëm për 4 muaj në Itali, ndërsa u kthyem në nëntor të vitit që kaloi. Djali është në shtëpi, nuk vazhdon më terapinë. Mjekët na kanë thënë që sëmundja është tepër e avancuar dhe jemi vetëm në dorë të zotit”, tregon nëna e vogëlushit, Rudina Xhoxhi. Pasi u kthye në Shqipëri, familja e 6-vjeçarit filloi të kërkonte ndihmë... Në faqet 8-9
Kristo Huta Ola Mitre Reli Xhoxhi Rudina Xhoxhi Tiranë Itali Shqipëri

Rrënjë Elezi: Burri më qëlloi se nuk e kisha punuar mirë tokën

RREH GRUAN, ME PAS VRET VETEN ME ÇIFTE RREH GRUAN, ME PAS VRET VETEN ME ÇIFTE Rrënjë Elezi: Burri më qëlloi se nuk e kisha punuar mirë tokën Në faqen 12
Rrënjë Elezi

Vritet me dy plumba në kokë Elton Çiço, dëshmitarët: Nxori pistoletën dhe e qëlloi

POLICIA HETON NGJARJEN TE STADIUMI Vritet me dy plumba në kokë Elton Çiço, dëshmitarët: Nxori pistoletën dhe e qëlloi Në faqen 7
Elton Çiço Te Stadiumi

Pronarët në Tiranë, emrat dhe dosjet që do kompensohen

REGJISTRAT E ATP Pronarët në Tiranë, emrat dhe dosjet që do kompensohen Në faqet 16-18
Tiranë

Vjedhja e kambistit, 2 të dyshuarit s’e pranojnë

ARRESTIMI Vjedhja e kambistit, 2 të dyshuarit s’e pranojnë Në faqen 7