Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 28 korrik 2016

RRITJA E PENSIONEVE

TABELAT/ NDARJA SIPAS KATEGORIVE, PENSIONI PARA KOHE JO MË PAK SE 12.635 LEKË RRITJA E PENSIONEVE Vendimi, përfitojnë 635 mijë vetë Barazohet vlera e pensionit të posaçëm, bëhet 25 mijë lekë. Pensionet suplementare dhe pagesat kalimtare, procedurat për administratën, policët dhe ushtarakët Nga ERMELINDA HOXHAJ Qeveria miratoi rritjen e pensioneve për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e këtij viti është 1.6 për qind. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi bëri me dije: “Rritja e pensioneve do të zbatohet nga 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 1 gusht deri në 31 dhjetor 2016 llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit. Edhe pas aplikimit të indeksit, pensionistës...” Në faqet 6-7
Ermelinda Hoxhaj Blendi Klosi

“Bomba” e vetingut, gjyqtarë-prokurorë do rikthejnë ryshfetet që nga janari 2006

LIGJI/ Amnisti për ata që denoncojnë në prokurori kujt i dhanë para (Në foto:) Ambasadorët LU, Mahiu në Kuvend. Faksimile e projektligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” Neni 50 7. Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumë[n], mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës. Kthimi i shumë[s] mund t’u kërkohet drejtpërdrejt çdo personi të tretë nga subjekti i rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100.000 ALL pa shkak të ligjshëm, që nga 01.01.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumë[n] përkatëse. “Bashkëpunëtori i drejtësisë” nuk mund të ndiqet penalisht për korrupsionin. Kush përfitoi mbi 100 mijë lekë, detyrim ta kthejë Nga DARINA TANUSHI Projektligji i riparë i “veting”-ut, i cili ka marrë vulën përfundimtare të ekspertëve të EURALIUS, është tashmë në duart... Në faqet 2-3
Darina Tanushi Lu Mahiu Kuvend

UNIVERSITETET, LISTA ME 442 DEGËT DHE KODET E NEVOJSHME TË APLIKIMIT

AKP: PLOTËSIMI I FORMULARIT NË QYTETIN E TIRANËS DERI MË 3 GUSHT 3 FAQE SPECIALE UNIVERSITETET, LISTA ME 442 DEGËT DHE KODET E NEVOJSHME TË APLIKIMIT Në faqen 21
Tiranë

Në përgjigje të kritikës së Muzafer Korkutit

Opinioni i Ditës Nga ARSIM SPAHIU Ora vesh se në “Gazeta Shqiptare” ose “Ballkanweb” qenka botuar një shkrim kritik i Muzafer Korkutit, ku qenka përfshirë... Në përgjigje të kritikës së Muzafer Korkutit Vijon në faqen 20
Arsim Spahiu Muzafer Korkuti