Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 27 Gusht 2016

ENERGJIA ELEKTRIKE

LISTA E PARE/ ABONENTET FAMILJARE E BIZNESET QE DO FATUROHEN PA SAHAT ERE miraton 4700 fatura aforfe Enti Rregullator: Përcaktohen tarifat për kilovatët aforfe në 15 qytete. Tarifimi, deri në fund të këtij viti. Shtyrja e afatit, si pasojë e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturës në rrjet. Nga ORNELA MANJANI Rreth 4.699 abonentë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të faturohen aforfe deri në fund të vitit. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka miratuar listën e abonentët që do të faturohen aforfe dhe ka shtyrë afatin për pajisjen me sahatë të këtyre abonentëve deri në fund të vitit për shkak se tensioni me të cilin funksionen abonentët është 150 volt, dhe funksionimi i matësit është i pamundur. “Gazeta Shqiptare” publikon sot pjesën e parë të listës, e cila do të vijojë nesër. Deri në vendosjen e matësve, abonentët familjarë që tarifohen aforfe në Tiranë, për periudhën e dimrit do të tarifohen 600 kilovat/orë në muaj në qytet dhe 400 kilovat/orë në fshat. Sipas përllogaritjeve, një abonent familjar i OSHEE-së, në Tiranë do të paguajë 6.840 lekë në muaj faturën e dritave (në vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja), ndërsa një banor në fshatrat e kryeqytetit do të paguajë 4.560 lekë në muaj. Në qarkun e Durrësit, Vijon në faqet 10-11
Ornela Manjani Tiranë Durrës

Letra që “solli” kryqin protestant ndër shqiptarë

Analiza e Ditës Nga BEN ANDONI Ndoshta ky fakt nuk mund të thotë gjë për shumë njerëz, por më 28 gusht 2016 bëhen plot 200 vjet nga letra e Robert Pinkertonit ... Letra që “solli” kryqin protestant ndër shqiptarë Vijon në faqen 21
Ben Andoni Robert Pinkertonit Shqiptarë

Irid Oxa: Lidhja me futbollistin me ngjyrë, familja e pranoi. ‘Incidenti’ i Sheila Haxhirajt

BLUE TOOTH Paparazzi, si duken në plazh Klea Huta e Aurela Hoxha. “Tërbohet” Jul Deda Irid Oxa: Lidhja me futbollistin me ngjyrë, familja e pranoi. ‘Incidenti’ i Sheila Haxhirajt (Në foto:) Modelja Irid Oxa me të dashurin futbollist. Këngëtarja Sheila Haxhiraj. Amos Zaharia, me të dashurën Ndryshimet në “Top Chanel”, ikën edhe Mira Kazhani, ja ku ndodhet Fiori Dardha pas largimit nga “Fiks”-i. Amos Zaharia, pushimet e para me të dashurën Të gjitha femrat e Ermal Merdanit, nga Françeska te bashkëshortja... Stresi “streson” fansat me mijëra eurot që numëron në tavolinë Suplement
Irid Oxa Sheila Haxhiraj Amos Zaharia Klea Huta Aurela Hoxha