Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 29 Prill 2017

META PRESIDENT

VOTIMI/ ISH-KREU I KUVENDIT MERR 87 VOTA PRO. LSI I KALON PËTRIT VASILIT Kreu i shtetit: Jam shumë i nderuar që jam votuar nga Kuvendi i Shqipërisë për t’i shërbyer Shqipërisë. LSI, gati kandidaturat për deputetë, ja kush janë... Nga DARINA TANUSHI Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u zgjodh dje në raundin e katërt, me 87 vota pro si president i vendit, për një mandat 5-vjeçar. Pas kryerjes së gjithë procedurave dhe propozimit me 23 firma të deputetëve të LSI-së e PDIU-së, por edhe me mbështetjen e të gjithë deputetëve socialistë, Meta pritet të marrë zyrtarisht më 24 korrik postin e kreut të shtetit shqiptar. Votimi ishte i fshehtë dhe numri, por 2 votat kundër nga 89 deputetë të pranishëm u kuptuan dhe ishin ato të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, pasi vetë Blushi e kishte njoftuar se do të votonte kundër. Por, Meta nuk u votua edhe nga Tom Doshi, Gjovalin Kadeli që është i sëmurë dhe Eduart Ndocaj, veç opozitës. Meta qëndroi dje i ulur në... Në faqet 2-3 (Në foto) Presidenti i ri, Ilir Meta, gjatë seancës së djeshme, ku u votua në raundin e katërt të votimit Në faqet 2-3
Ilir Meta Pëtrit Vasili Ben Blushi Mimoza Hafizi Tom Doshi Shqipëri

“Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”

Opinioni i Ditës . Kjo është pika e parë e nenit 86 të Kushtetutës së Shqipërisë. Në fakt, si të... Vijon në faqen 21
Shqipëri

PS-PD, pse kaq fyerje dhe egërsi?

Opinioni i Ditës Nga SULEJMAN MATO Pse kaq fyerje dhe kaq egërsi? Ky nuk është shqetësimi im. Ky është një shqetësim i gjithë shoqërisë sonë në këto vite demokracie. Ky është dhe shqetësimi i miqve... PS-PD, pse kaq fyerje dhe egërsi? Vijon në faqen 22
Sulejman Mato

ISSH: Sigurimi vullnetar do të rritet, paguajini sa më shpejt

SHKAK, PAGA MINIMALE Në faqen 7

ALUIZNI, 1001 personat që kanë gati lejet e legalizimit

Drejtoria e Tiranës publikon listën me përfituesit Dosja për aplikim për tapi përgatitet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe ZRPP-ja Në faqet 8-9
Tiranë