Mendime të kryetarit të kooperativës bujqësore Manati, LLESH PERVATHI.
Doni të dini si e mendoj unë kooperativën e re të Manatisë? Po ju përgjigjem.
Së pari: ripërtëritje të menjëhershme të blegtorisë në fshatin Velë. Deri tani mbahen afro 500 krerë të imta! Është me të vërtetë e dhimbshme kjo që them, porse faktit s’mund t’i ikim. Pra, duke e kthyer fshatin vetëm për blegtori, mendoj që të kemi mbi 2000 krerë së shpejti për qumësht e bulmetra të tjera. Edhe atë pak tokë të «lirë» që ka mbetur nga shpërndarja e 2 (dynymëve), do t’ua lëmë për blegtorinë. Për çfarë tjetër mund ta përdor Velën? Edhe për prodhime të «imëta» bujqësie! Fjala vjen, hunj domatesh, prodhime vozhash (me pakicë) etj. Së dyti: bujqësinë. Këtë mendoj ta filloj nga orizi, si kultura bazë, e cila na çon në rritje të menjëhershme të vlerës së ditës së punës. Konkretisht, vlera e ditës së punës sot është 8.5 lekë. Vetëm nga tejkalimi i orizit këtë vit do ta çojmë në 10 lekë. Do të jap paradhenie nga tani 10 lekë, duke synuar që deri në fund të vitit të shkojmë në 14 lekë për ditëpunë. Shumë?! Do t’ia arrijmë. Mos kini merak. Manatia do vetëm punë e drejtim me që tani, kurse punësim tjetër do ta mbajë për nevojat e kooperativës. Fit oj kështu, afro 2.4 milionë lekë nga shitja e bykut! Ose ndryshe, i thonë 1 lekë për ditëpunë shtesë në vlerën e ditës së punës. Ja pra, si mendojmë ta konkurrojmë kooperativën e Ishull Lezhës në të Manatisë! ullinjtë që gjelbëronin hijshëm Rozafën. Sesi m’u kujtuan këto një ditë, kur rrugës, në të dalë të Manatisë, njeri që s’mundi të dalë në kohë në vendqëndrimin e autobusit. Qëllon me gurë e thyen xhamat. Një tjetër vepron kështu me trenin. Dhe … e njerëzve në autobusin pa xhama. Sa xhama janë thyer e copëtuar këto muaj, në trena e autobusa, në makina e vitrina dyqanesh. Pa më thoni tani o «demokratë», luftë për demokracinë kërkoni në këtë luftë me xhamat pa jetë?!
Më thoni: Ç’është dhe ç’nuk është demokratike
Në trysninë e tejngopur që ka ngërthyer tërë jetën politike e ekonomike të vendit, këto kohët e fundit, nuk besoj të ketë pasur fjalë të fjalorit që të jetë përsëritur më shumë se sa fjala «demokraci».
Nga politikani e të tjerë, që nuk janë marrê kurrë me politikë, ekonomistë e të tjerë, që nuk janë marrë as me ekonominë e tyre familjare, nga punonjës shëndetësie që nuk dinë as efektin e aspirinës; nga… gjer te fëmijë njomëzakë që babai «demo-krat» i mëson të përshëndesin në rrugë me dy gishta të ngritur lart e që ende e shqipton me rrokje fjalën «de-mo-kla-ci»(!) Dhe kam të drejtë të pyes: a vjen kështu demokracia? Dhe, besoj, kam po aq të drejtën e «vetos» të përgjigjem në mënyrën të prerë: JO! Për të mos e zgjatur, mendoj se kemi bërë «barë» me fjalë e gishta, në mitingje, mbledhje të stërgjatura, biseda për demokracinë.
Ah, kjo legjenda e «luftës së xhamit»!
Kam dëgjuar për momente kthesash të mëdha historike si kjo, që po përjetojmë tani, të luftohet me shpata, pushkë e jataganë, gjer tek armët e sotme moderne që askush s’i dëshiron.
Kam dëgjuar gjithashtu se në kohën e Skënderbeut, njeri nga ish-shqiptarët e larguar në Itali, ngaqë nuk mundi të marrë kalanë e Shkodrës, në ikje dogji gjithë ullinjtë që gjelberonin në kohë në vendqëndrimin e autobusit. Qëllon me gurë dhe thyen xhamat. Një jo një herë. Shumë herë. Çdo gjë mund t’i quajmë këta njerëz, po edhe më liberali i liberalëve s’besoj se mund t’i përkrahë në këtë shëmti veprimi. Unë i jap të drejtë përkufizimit që i bëri njëri prej dëshmitarëve të kësaj ndodhie: «Ja-nihdtarët e demokracisë këta»… Era e ftohtë përngjishët në trupat e njerëzve në autobus këtë luftë
Kaq djemë t’u themi në këtyre «demokratëve»
Në një takim në Ungrej me sekretarët e organizatave bazë të Partisë për zonën e Kashnjetit, na tërhoqi vëmendjen edhe një fakt që ia vlen të publikohet.
Të gjithë ngritën me shqetësim problemin e kooperativës bujqësore. Në ç’kuptim, së pari, për të bërë riorganizime e përmirësimet e nevojshme që i japin krah ejes së saj përpara. Por me një kusht: me kusht që kooperativa të mos cënohet. Pra, nuk jemi me ndonjë mendim që është shfaqur në ndonjë emision televiziv apo në shtypin e Partisë Demokratike për t’i prishur ato. Jo! Populli i tërë në zonën e Kashnjetit nuk e pranon këtë dhe është kategorikisht kundër — na thotë Dike Kucaj. Pyetni po të doni tërë katundet, kështu do t’ju thonë. Madje, njerëzit këtu janë shprehur se veç dy dynymëve, nuk duan më tokë. S’na nevojitet. Bile po të shtrohet problemi i kooperativës, majft fshatarë thonë me bindje se janë gati të mbajnë vetëm njërin dynym, veç kooperativa të jetë kështu siç është.
Një diskutim që sa vjen e bëhet më ballafaques në këtë zonë. Le të thonë ç’të duan të tjerët — thonë ata. Përmirësime duhen bërë patjetër, edhe këtu tek ne si zonë malore, po jo të kthehemi ku ishim. Ai që thotë ta shpërbëjmë kooperativën, nuk e ka provuar thesin me drithë në shpinë, as magjen bosh me ditë e javë të tëra. Pyet ne për këtë plagë të kahershme. Kaq djemë t’u themi ne atyre «demokratëve», që duan të na e privatizojnë Kashnjetin, të na vënë përsëri thesin në shpinë, apo të na lënë fare pa bukë. Jo kështu, mos na qoftë për hajër — e mbyllin bisedën një grup njerëzish të rastësishëm në qendrën e Ungrejit.
Korresp. «Koha Jonë»
Më vjen keq t’ua them, por...
Unë nuk jam kundër pluralizmit politik. Përkundrazi, e kam mirëpritur.
Le të ketë këto mendime edhe të kundërta. Asgjë të keqe s’ka. Por, mua si e re më ka bërë përshtypje një fakt i këtyre ditëve: dëgjova ndonjë të ri që ka filluar të thotë: «Unë nuk jam më anëtar i organizatës së rinisë». S’ka nevojë për shumë sqarime. Është bërë simpatizant i demokracisë ose anëtar i saj. Le të veprojë si të dëshirojë. Është e drejta e tij të vendosë. Kjo është punë e tij, s’ia imponojmë dot.
Por, desha të them se pluralizmi kërkon tolerancë e kulturë demokratike. Organizata e rinisë nuk është parti politike. Ajo tashmë është subjekt i pavarur, ka programin e vet. Pra, edhe aty mendimi pluralist ka një fushë të gjerë që s’të pengon të thuash edhe mendime të kundërta që mund të kesh. A nuk stonon pra mendimi i këtyre të rinjve që dashkan t’a braktisin? Vetë qënia e rinisë si subjekt i pavarur, don të thotë që anëtarët e saj, mund të mos kenë të njëjtat bindje, qofshin këto edhe politike. Më vjen keq t’ua përsëris: kjo don të thotë thotë mos e kesh kuptuar A-në e pluralizmit. Pse jo, as nenin e parë të demokracisë, ti shoku «demokrat»!
IRENA ZOGU
mësuese në shkollën e mesme Zejmen
«Jam me delet e mia!»
Mos u çuditni aspak në këtë që po ju tregojmë. Se ja që paska edhe «demokratë» të tillë që s’frenuan, që fyejnë e shkatërrojnë jetën e mirë të njerëzve. Para disa ditësh, një plak rreth të 70-tat po ruante delet e tij. Shkon aty një i ri dhe e pyet:
— Me kë je ti? — Jam me delet e mia, — përgjigjet plaku me shpotí. — Ore, po të pyes me cilën parti je, me të Punës apo me këtë të renë, Demokratriken? — Unë kam qenë e jam për punën, biro, përgjigjet plaku dhe mundohet të largohet. Mirpo djali vazhdonte në të tijën, o ta bënte plakun anëtar të Demokratikes, o s’ka (!). Qoftë edhe me forcë! — Të ishte Partia Demokratike me kohë, ti s’do të ruaje delet, po kushedi ku do të ishe, bos në Evropë... — Eh, more djalë, s’dua të jem kurrkund tjetër, veç këtu ku jam. Mos i bëni hysmet asaj mendjeje. Jeta është e gjatë. Ti e shokët e tu do të plakeni një ditë e do të bindeni se veç kësaj toke, askush s’te mban…
Binduni vetë tani nga kjo që dëgjuat dhe që është krejt e vërtetë, se sa demokratike është të kërcënosh një plak, vetëm e vetëm t’i imponosh mendimin e tij të lirë. Dhe më thoni: a do të mundet t’i mbajë vallë kjo tokë «demokratën» të tillë?!...
«Pse, edhe orën po e merr jashtë?»
Nga një njeri që si shumë e shumë qytetarë të tjerë, para pak kohësh bëri një vizitë në Jugosllavi, dikush u çudit pse po bënte gjithë ato shpenzime, pasi në bollëk po shkonte... Ditën e nisjes, tek takonte njerin nga këta «dikushët», u çudit me pyetjen: — «Pse, edhe orën po e merr jashtë?!» Dhe ju përgjigj: — Po, edhe orën, edhe unazën, të gjitha të reja i kam bërë vetëm për këtë vizitë. Po shkoj jashtë shtetit ore, dhe do të shkoj e kthehem vetëm si shqiptar! Po shkoj te njerëzit e mi, jo të bëj tregti. Nëse më mungon diçka, s’kemi pse ta japim veten, ka shumë mënyra për ta treguar veten njeri... Kishte në këto fjalë edhe një «leksion demokratik» për të gjithë ata që në emër të shumë reformave demokratike të ndërrmara në vendin tonë, shkuarjen jashtë e konsiderojnë vetëm «plaçkë», «ç’të sjellim». M’u kujtua një grua që u nis jashtë shtetit edhe pa vathë... Kësaj njeri në fshat i’a vuri emrin «mortje», se vetëm ajo merr e nuk jep! Edhe në një vizitë jashtë shtetit shkohet me dinjitet, i bëhet kështu mirë atdheut, i bëhet nder kombit, vetvetes pra...
(Vijon në faqe 2)