INTELEKTUALET LEZHJANE PERBALLE KERKESAVE TE KOHES
— Intervistë e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv KP rrethit, Pjetër Kola.
Pyetje: Po jetojmë kohë të vështira. Lezha ia pëson dhimbjet ekonomisë, tashmë të shkatërruar apo ia shton, duke qenë rreth bujqësor e që tashmë ka ngelur pa asgjë në treg?
— Përgjigje: Me të vërtetë përjetojmë ditë mjaft të ngarkuara. Dimër i vështirë, jo vetëm në kuptimin stinor. Të mprehta janë problemet e furnizimit të popullit. Vend për justifikime nuk ka. Nuk punuam mirë për perimet e dimrit. Pati edhe dëmtime në ekonomi e kurorës. Lezha nuk duhet të jetë në këtë nivel. Me këtë rast desha të theksoj një problem të veçantë. Tregu ka mungesa furnizimi për qumësht, ndërkohë akoma na mbeten barrë viçat e Tiranës, duke konsumuar 25-30 kv qumësht në ditë. E kam ngritur zërin tërë instancat, por nuk kemi mundur ta zgjidhim.
Pyetje: Për mendimin tuaj si intelektual, Lezha po shkon drejt një konfrontimi, apo lufta politike, si dhe disa forca regresive që po shfaqen, janë paksa më të zbatura se në qytetet e tjera?
— Përgjigje: Mendoj se konfrontimi është i shmangshëm. Për këtë, po punojmë të gjithë. Rol më të madh duhet të luajnë përfaqësuesit e partive. Kërkohet tolerancë. Përsa i përket forcave regresive e destabilizuese që veprojnë në vendin tonë, rreth të vendit, ato sjellin pasiguri e panik. Shpresoj që rrethi ynë të mbetet i qetë. Natyrisht, të vëmendshëm do të jemi e bashkë me organet e rendit po marrim masat e duhura.
Pyetje: Edhe pak ditë dhe në zonën tuaj, si ma dimë, do të ketë kandidatura, dhe nga PD-ja, ndoshta dhe nga PR-ja. Duke qenë kandidat për deputet në zonën e Zadrimës, si do ta propagandoje programin e subjektit tënd?
— Përgjigje: Si kandidat për deputet, më ke propozuar organizata e të komunika natyrshëm e të gjithë Frontit. Format e propagandimit të disa probleme të popullit. Nuk më programit janë të ndryshme. Me to përcjellë premtimet. Ajo zonë ka janë njohur zgjedhësit. Rëndësi ka shumë nevoja. Shqetësuese janë disa puna për vënien e tyre në jetë. Li- probleme sociale, si: rrugët, linjat dhur me kandidaturat e subjekteve urbane, shërbimi komunal, plotësi- të tjera, si të PP-së, BP-së, PR-së, mi i kërkesave me lëndë ndërtimi e PD-së etj., për mua s’ka asnjë pro- ar’kuj elektro-shpëtijakë. Nënvizoj blem. Të fitojë ai kandidat që ka më se deputeti nuk ka gjithçka në dorë. tepër reputacion në popull. Ato që Ai ka në dorë ndershmërinë, devot- janë shpallur deri tani, janë shokët mërinë, guximin e detyrimin mo- e mi, e unë jam gati të votoj për ral ndaj zgjedhësve. ta. Edhe pa qenë deputet, me sa ral ndaj zgjedhësve.
Pyetje: Forcat e rendit po rrinë të mbyllta, apo për hir të një konflikti, ose më saktë të një acarimi, që mund të ndodhë, po i largohen detyrës për të cilën paguhen?
— Përgjigje: Për disa probleme, me dekrete të reja. Dialog e debat sidomos për çështjet e pronës, opinion është se forcat e rendit duhet të jenë më vepruese. Natyrisht, sipas ligjeve në fuqi. Personalisht mendoj se duhen mbështetur më shpejt. (vijon në faqen 2)
Miting në Kashnjet
Ditën e dielë dhe të martën, zona e Kashnjetit ndjeu në gjirin e saj me qindra kooperativistë, minatorë të minierës së Sukaxhisë, të rinj e të reja, pionierë etj.
, të cilët me fotografitë e shokut Enver Hoxha në duar u mblodhën në sheshin para kooperativës bujqësore të Ungrejt dhe Kalivaçit, ku shprehën përkrahjen ndaj studentëve të shkollës së bashkuar «Enver Hoxha». Gjithashtu folës të ndryshëm folën nga tribuna e improvizuar për figurën e Enver Hoxhës, si udhëheqës, i cili është në zemrën e popullit kashnjetor dhe nuk ka forcë ta çrrënjosë. Ata kërkuan që busti i tij të vendoset atje ku ka qenë, në Tiranë.
korresp. «Koha jonë»
KËRKOHET UNITET
Edhe banorët e fshatit Shënkollë, ditën e dielë dolën në një manifestim popullor për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e ndodhura në Tiranë, ku një turmë njerëzish rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës.
Atë theksuan se Enver Hoxha i përket mbarë popullit tonë e jo një pakice, të cilët kanë kërkuar të zhdukin çdo gjë që lidhet me emrin e tij. Manifestuesit me parrullat në duar brohoritën: «Emri dhe vepra e tij rrojnë në zemrat tona».
Manifestimi u mbyll pa asnjë incident.
POPULLI TË VLERËSON
Është e vërtetë se për tre ditë u hoqën tre buste të Enver Hoxhës.
Siç shkruan gazeta «RD». Por si harruan ato kur për një ditë të tërë në Shqipëri u ngritën e dolën në manifestime dhjetra buste, qindra e mijëra portrete të komandantit tonë legjendar Enver Hoxha dhe me emrin e tij u pagëzuan dhjetra sheshe? Këto nderime nuk i bëhen Enver Hoxhës si «diktator», por si një udhëheqës i madh popullor, si themelues i PPSH-së, si themelues i shtetit të ri shqiptar, si Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë. Prandaj edhe efektivat e garnizonit ushtarak në Gjadër këtë mirënjohje shfaqën në mitingun spontan të organizuar në përkrahjen e nxënësve e studentëve ushtarakë. Trupi i Enver Hoxhës është i shkrirë në trupin e popullit, gjaku i Enverit është në damarët e popullit, jeta e Enverit është në jetën e popullit, prandaj Enver Hoxha, veçse ditëlindje do të ketë.
MËHILL DEBAJ
Ushtarak në rep. 1746
Punonjësit e kulturës paguhen. Institucione dhe veprimtari kulturore s’ka!
NË ADRESË TË SEKSIONIT TË KULTURËS NË KOMITETIN EKZEKUTIV TË RRETHIT
Vatrat e kulturës në Gramsh, Mabë, si do t’i vejë halli veprimtarive të rinjve dhe në disa fshatra të tjera kanë ka- së? Me sa duket, shokët e kulturës në lur si institucione fetare.
Vatrat e kulturës në Gramsh, Mabë, si do t’i vejë halli veprimtarive të rinjve dhe në disa fshatra të tjera kanë kaluar si institucione fetare. Kështu që aktualisht punonjësit e kulturës paguhen. Dy në Gramsh, një në Mabë e kësisoj edhe në disa fshatra të tjera të zonës. Kurse veprimtari organizohen. Përndryshe nuk ka vend, ku të bëhen aktivitete. Pse nuk mendohet një zgjidhje e arsyeshme nga shokët e seksionit të kulturës në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, si dhe nga komiteti i kulturës në rreth? Po që janë ato paguhen, pra, punonjësit, si do t’i vejë halli veprimtarive të rinisë? Me sa duket, shokët e kulturës në fshatra nuk u bëri përjashtim kjo gjendje, përderisa ngrën e marrin të plotë, seksioni nuk u thotë asgjë, rinia po duron e këshilli i bashkuar bën sikur nuk di. Si mund të veprohet për ta zgjidhur këtë «lemsh»? E mira do të ishte të sugjeronim ndonjë rrugëzgjidhje, porse po e lëmë njerëzve të vrasin mendjen ato që i ngatërruan vetë këto punë.
JAK RROZHANI
Provoni të hani një pastë
— Një kërkesë për të sqaruar një problem
A ju ka rastisur të hyni në «Liss» apo në bufe të tjera? Besoj se po.
Në mes të të tjerave duhet të keni porositur edhe një pastë. Natyrisht, kjo sipas dëshirës. Përfytyrimi për pastën sa vjen e ta bën më të shijshme; me gjithë se forma e saj sa vjen e bëhet më e vogël. Pra, paratë po u firon pesha! A i kontrollon njeri? E kemi fjalën si nga ndërmarrja, ashtu edhe nga seksioni përkatës në Komitetin Ekzekutiv. Sebepi ishte pasta, por, me sa duket, paska edhe probleme të tjera në peshë të shumta artikujve industrial e ushqimor, në perime etj. Edhe për cilësinë. Vijnë duke u zvogluar në peshë, dhe duke u rritur në çmim. E çuditshme. Tamam si në përrallat e fëmijëve. Pas kësaj iu drejtuam përgjegjësit të seksionit të çmim-standardeve në Komitetin Ekzekutiv, Engjëll Simoni. Ai duke u çuditur, deklaroi: «S’ka probleme të tilla në tregti»! Pra, në qenditshme. Si ka mundësi të hyjë në lokal e të mos shikojë, të paktën edhe në formë, se diçka mungon. Le, pastaj që e ka edhe për detyrë që së bashku me shokët e tjerë të seksionit, të kontrollojë e të marrë masa. Me sa duket, peshat po zvoglohen, çmimet po rriten në mënyrë artificiale, pra, të pakontrolluar, kurse vetë seksioni akoma s’ka marrë mundimin t’i japë rrugëzgjidhje këtij problemi. Në qoftë se mendoni të kundërtën, bëni një «shëtitje» në njësitë e tregtisë dhe do ta shikoni këtë gjë. Se si po na kujtohen tani ajo pasta e fillimit: e tretur krejtësisht dhe po me të njëjtin çmim: 2 lekë!
Arben Kalaja