07/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 mars 1991

ME SHUME SE KURRE NA DUHET UNITET

— Nga GJIN JAKU, anëtar i Partisë së Punës në NB Lezhë \nPluralizimi tashmë ka hyrë në udhën e vet, ku mbi gjithçka mes partive politike duhet të mbizotërojë arsyeja, ndjenja dhe qëllimi kombëtar. Kurresesi, jo lufta për vota! Partia e Punës, duke qenë iniciatorja e kësaj, u hap rrugë forcave të tjera politike për debat dhe bëri mirë. Ajo po e rinon vetveten. Rinovimin e parë Partia e Punës e bëri me programin e saj të përparuar, programi më vital dhe më i besueshëm për të gjithë popullin. Porse njerëzit janë ndarë në bindje e besime të ndryshme politike. Asgjë të keqe s’ka kjo, përkundrazi shpreh demokraci mendimi e veprimi. Por a ka njëfarë përçarje të unitetit në radhët e popullsisë lezhjane? Të themi jo, do të gënjenim. E vërteta është se tek-tuk u shfaqën të çara, porse anëtarët e Partisë së Punës punuan e po punojnë për t’i mbyllur këto me një synim: mbi të gjitha jemi lezhjanë e pastaj përkrahës e oratorë të partive apo shoqatave të ndryshme!\nPo si duhet ta kuptojmë këtë unitet? Duke i lëshuar njëri-tjetrit për hir të gjësë moskonfrontimit politik? Edhe kjo s’duhet të ndodhë, pasi lufta politike, pra, pluralizmi është mbi të gjitha luftë mendjesh, pikpamjesh, pra bindjesh ideologjike; por ama, na bashkon çështja e vetme dhe e përbashkët populli, kombi. Ama, mendjesh të kulturuara e jo mbizotëruese të jetë eseksi dhe dashakeqja për njëri-tjetrin për hir të pushtetit. Por a nuk duhet që vetë partitë politike në Lezhë, si PP-ja, PD-ja, PR-ja që, sapo u krijua në rrethin tonë, etj., të bien në një konsensus të përbashkët për disa gjëra kryesore? Për shembull, për rritjen e një lloj entuziazmi për punë, për çështësi, për mirëkuptim. Çfarë do të fitonte populli i Lezhës sikur partitë e saj të ziheshin e të hanin njëra-tjetrën?! Çfarë do të fitonte femija i vogël dhe i ri, kur sheh se në më të mëdhenjtë, anëtarë të partive të ndryshme, ziheni?! Një problem tjetër është edhe uniteti midis vetë radhëve të Partisë së Punës për problemet që po kalojmë. Partia e Punës duke qenë promotore e këtyre zhvillimeve (jo e shkatërrimeve që ndodhën në disa qytete) ka merituar e padiskutueshme për ecjen drejt Evropës. Po vetë Partia a duhet të punojë me forcat e saja, me anëtarët e saj, me simpatizantët e saj për këtë unitet? Natyrisht. Ka edhe anëtarë të Partisë së Punës që akoma s’ndinë të orientohen në pluralizmin e sotëm. Me ato do punuar veç, kokë më kokë, u do shpjeguar që të qartësohen, në mënyrë që të dinë për të qartësuar të tjerët.\nSot kërkohet më tepër se kurrë unitet. Se si mund ta arrijmë atë, ka forma të ndryshme, por, mbi të gjitha, duhet sinqeritet ndërpartiak. Populli do t’i vlerësojë të gjithë. Ai ka një «peshore» ekzakte për të gjitha partitë.

Si vjen mësuese Shpresa Elezi në 7 marsin e këtij viti?

Si para katër vitesh në shkollën e mesme të bashkuar të Shënkollit filloi ditën e parë të mësuesisë mësuesja e gjuhës frënge, Shpresa Elezi. Me kujtohet si sot, kur ajo hyri në drejtorinë e shkollës disi e ndryshuar. Thellë në sytë e saj s’ishte e vështirë të lexoje dashurinë dhe etjen për t’u transmetuar nxënësve dije sa më të qëndrueshme. Dhe vërtet s’qenë gabuar në parashikimin tonë. Ndonëse vajzë, me forcat e saja, pa iu qarë askujt e ngriti kabinetin e ri dhe fitoi dashurinë e nxënësve e të prindërve të tyre. Kjo ishte e natyrshme, pse kjo gjuhë ishte e papërpëtuar. Të bëe në sy gjatë orëve të zhvilluara dashuria e gjuhës së huaj dhe e gjuhës amtare, mjeshtëria e si i gërsheton lidhjet mes tyre, përvetësimi i kategorive gramatikore, punë diferencuese me nxënësit e parapambetur, përdorimi dhe gërshetimi me frytshmëri i metodave tradicionale me ato aktive, komunikimi i ngrohtë. Ja, cili është çelësi i arritjeve të mësuese Shpresës. Mjafton edhe ky fakt domethënës: Javë më parë një kolege e saj doli si vizitore jashtë shtetit. Kush do t’i zëvendësonte 15 orët e gjuhës së huaj që mbulonte ajo? Seksioni i arsimit u zu ngushtë, ku do ta gjente? Dhe ishin nxënës të klasave të pesta dhe të gjashta në hapat e para të gjuhës frënge. Atëherë u ngrit mësuese Shpresa e tha: Po i bëj unë këto orë mësimi. Bëri 30 orë në javë!\nAsnjëherë nuk u ankua. Edhe pse pak vite në punë, duke bërë çdo ditë rrugën nga Ishull Lezha për në Shënkoll që s’është pak! Ajo është dekoruar, si një vit më parë në prag të 7 Marsit, me titullin «Mësuese e dalluar» për punën e saj. Pati ndonjë mësues që tha: «Epo u bë kjo të dekorohet, kur (vijon në faqe 4)

GJYL BRAHIMI – kandidat për deputet i Partisë së Punës

\nGjyl Brahimi i përket zonës elektorale numër 131 (Zadrimë). Sinqeriteti i tij prej komunisti të bën të shkruash pa shprehje figurative letrare. Ka lindur në Mabë të Zadrimës. Në punën e tij gjithnjë ka ngelur i nderuar dhe i respektuar e kurrsesi i fryrë si disa kuadro, të cilët, me të zënë qytetin, harrojnë se nga kanë ardhur. Gjyl, jo. Ai ka urtësinë e thjeshtësinë e zadrimorit, si dhe pastërtinë e kujtaron e qytetarit. Po nuk do të ishte me interes për lexuesit tonë që ’ti bëjmë njëfarë biografie? Gjyl Brahimi, pasi mbaroi studimet me rezultate shumë të mira, fillimisht punoi si ekonomist finance në Ministrinë e Financave në Tiranë. Më pas, siç e kanë rrjedhat e jetës, punoi në kooperativën bujqësore të Dajçit. Puna plot pasion dhe tipari më i qenësishëm i tij që është moskomprometimi në detyrë, e sollën atë në detyrën e përgjegjësit të seksionit të kontroll-revizionit në Komitetin Ekzekutiv të rrethit. Pastaj nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Është kryetar i Këshillit Popullor të rrethit (detyrë vullnetare) dhe njëkohësisht sekretar i Komitetit të Partisë së Punës të rrethit.\nGjatë prezantimit të tij si kandidat për deputet në zonën numër 131 në muajin janar u mirëprit nga banorët e zonës. Ata vunë në dukje virtytet e tij prej komunisti militant. Edhe një herë: Gjyl Brahimi shquhet si njeri korrekt dhe i pastër. Për të është e huaj padrejtësia dhe hilerat, që jo pak kuadro i bëjnë. Po çfarë i premton ai banorëve të zonës ku është shpallur kandidat? Zgjedhje korrekte, të sakta, të sinqerta, pa premtime boshe elektorale. Ai është për rinovim të krejt punës së Partisë së Punës.

NAIM SHTYLLA – kandidat për deputet i BP-së

\nPyetjes sonë se sa operacione mund të ketë realizuar gjatë kësaj periudhe 16-vjeçare në Lezhë mjeku kirurg i palodhur, i përgjigjet: afro 5000. Duke njohur pasionin e këtij mjeku për të sëmu[r]ët, të lind vetvetiu një dëshirë: që pas kësaj shifre të shohësh tërë ata kooperativistë e punëtorë, të rinj e të reja, të vegjël, që nëpërmjet punës së duarve të tij, a të kolegëve e punonjësve të tjerë të spitalit i buzëqeshin jetës dhe me kënaqësi futen përsëri në radhët e punonjësve, ndërtuesve, të njerëzve të gëzuar e të jetës familjare. Midis qindra e qindra rasteve, trokiteve në mesnatë sapo ka hequr palton e bie si zilja e telefonit përbën një jetë të zakonshme kirurgu. Nuk mund të mos vijmë këtu te kompetenca profesionale, shpejtësia e saktesia e marrjes së vendimit. Pastaj çaste të tëra në luftë me vdekjen, me sëmundjen.\nPo si ka ardhur në Lezhë Naimi? Në vitin 1966 mbaroi për mjekësi të përgjithshme. Pastaj u caktua në Tiranë si kirurg e njëkohësisht edhe pedagog në Universitet. Asokohe mori iniciativë për të vajtur në rrethet e vogla si në rastin konkret në Ersekë. Pas katër vjetësh ai vjen në Lezhë. Si kirurg. Këtu e njohin të gjithë, si thamë pak më sipër. Për ç’arsye ai zgjodhi fshatin si kandidat për deputet e jo qytetin e Lezhës? Naimi shpjegon: «E dua fshatin. Shokët e BP më kërkuan që ta hedh kandidaturën time në qytetin e Lezhës, por nuk pranova. Kërkova Zadrimën. Në qoftë se do të fitoj, do të bëj disa gjëra të mira për këtë zonë». Duke pasur besim në fjalët e tij, ashtu si në duart e mendjen e tij prej kirurgut njerëzor, banorët e zonës e pranuan atë si kandidat për deputet në zonën numër 131.

991

rreth\n5\nÇmim\nLOK\n1105\n«Koha\nprogram