Ditën e dielë, më 31 mars, në të gjitha zonat elektorale të rrethit tonë u zhvilluan zgjedhjet për deputetë në Kuvendin Popullor.
Në zonën 128, ku u paraqitën 6 kandidatura, fitoi kandidati i Partisë së Punës, Agron Shaqir Dibra, me 4355 vota pro, ose 54.4%.
Në zonën 129 u paraqitën 5 kandidatura, por me shumicë votash u kualifikuan për turin e dytë, që do të zhvillohet, më 7 prill 1991, si më poshtë:
Esat Myftari — kandidat i Partisë Demokratike dhe Nikollë Gjoni — kandidat i Partisë së Punës.
Në zonën 130 u paraqitën 4 kandidatë, ku fitoi kandidati i Partisë Demokratike Preç Zogaj me mbi 59%.
Në zonën 131 — për zgjedhje në turin e dytë kandidatët: 1. Gjyl Brahimi — i Partisë së Punës me 3163 vota pro, ose 48.78%. 2. Agron Belishova — i Partisë Demokratike, me 2699 vota pro, ose 45.79%.
Në zonën 132 u paraqitën 5 kandidatura, ku fitoi kandidati i Partisë së Punës, Zef Gjergj Nikolli me mbi 53% të votave të vlefshme.
Do të rivotohet dhe një herë në dy zona
Në zonën 129, ku do të konkurrojnë për deputetë Esat Myftari i PD-së dhe Nikollë Gjoni i Partisë së Punës.
Në zonën 131, ku do të konkurrojnë për deputetë Agron Belishova i PD-së dhe Gjyl Brahimi i Partisë së Punës.
Zgjedhjet e radhës së dytë do të zhvillohen ditën e diel, më 7 prill.
DISA MENDIME PAS 31 MARSIT
A DUHET TË JETË RAMIZ ALIA PRESIDENT I REPUBLIKËS?
31 Marsi iku. Tani ka mbetur të zgjidhet edhe një enigëm: Kush do të bëhet President? Natyrisht këtë e vendos parlamenti.
Megjithatë duhet pritur rezultati i votimeve në zonat, ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve. Themi kështu, pasi mvarët pikërisht ditën e diel, pra me 7 prill që të zgjidhet enigma. Edhe kështu Partia e Punës e ka të drejtën që Presidenti të zgjidhet në radhët e saj në parlament, por duhet pritur e diela që përfundimisht 2/3 e parlamentit të jenë nga Partia e Punës.
Njerëzit pyesin: Kujt më tepër se Ramiz Alisë i takon të drejtojë vendin? A nuk është Ramiz Alia ai që punoi me mish e shpirt për të demokratizuar gjithçka? A nuk është ai, i cili në momentet më kritike të kombit e të tensionit politik eliminoi gjakderdhjen? A është Ramiz Alia që nuk lejoi, që Shqipëria të kthehej në një Rumani të dytë? Kush më tepër se ai është demokrat dhe punoi për demokracinë pluraliste?
Le të shërbejë kjo edhe si një thirrje ndaj deputetëve tanë, të cilët para se të flasin në parlament të kujtojnë themeluesin e kësaj demokracie pluraliste. Le të mendojnë edhe deputetët e opozitës, në rast se janë vërtet demokratë, siç shprehen. Ethet e pushtetit dhe të kolltukut të Presidentit të mos përfshijnë askënd, Ramiz Alia duhet të jetë President, pasi është i vetmi njeri, i cili e qetëson situatën dhe sjell besimin në popull e aq më shumë këto ditë, kur Shkodra, provokon luftën civile.
Më 31 Mars fitoi demokracia
Dëgjoj njerëz të ndryshëm, të cilët shprehen: «Fitoi Partia e Punës», «Jo, jo. Fitoi PD-ja, pasi ishte e re në “moshë”», «Si humbi PR-ja?», «Si nuk fituan subjektet e tjera?», etj. Natyrisht diçka është fare e qartë: Partia e Punës fitoi shumicën në parlament. Unë, mendoj: Me 31 mars fitoi pluralizmi. Më saktë demokracia, e cila mbart në vetvete edhe pluralizmin. Demokracia është e të tërëve, sepse për të votuan të gjithë lirisht, paçka se dëshirat për parti e subjekte ishin të ndryshme. Pra të dalim mbi dë-
Nga programi vulljan i kandidatit për deputet i Partisë së Punës, Gjyl Brahimi
Pyetje: Ju, ditën e 31 marsit, fituat 48,78 për qind të votave, duke e lënë pas kandidatin e PD-së. Zgjedhësit e zonës suaj janë të interesuar të dinë edhe diçka më tepër për programin tuaj individual si kandidat për deputet për zonën?
Përgjigje: Të them të drejtën, unë jam munduar më tepër të zbërthej programin e Partisë së Punës, pasi atë përfaqësoj, pastaj edhe puna e programi im. Megjithatë, meqenëse insiston, po ju them. Të më falësh, por unë nuk e kam për zakon të premtoj, por desha që t’ua zgjidh, në qoftë se bëhem deputet. Edhe njëherë e përsëris: T’ia lemë kohës?...
Pyetje: Jo, jo. Dua të dimë se ç’do të na bësh për zonën tonë, po të fitoni?
Përgjigje: Pika më nevralgjike për zonën është sigurimi i plotë i ujit të pijshëm, sidomos në fshatrat Kakarriq, Gjadër etj. Pa harruar edhe rikonstruktimin e të tjerëve. Këtë do ta kërkoj me forcë në parlament, si dhe në rreth. Tjetër. Në lidhje me urbanistikën e fshatrave jam që ato të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Tre katër metra larg njëra-tjetrës i kemi lënë shtëpiat. Jo. Fshatarit t’i njihet e drejta të bëjë shtëpi në kushte që t’i plotësojë më së miri kërkesat e sotme dhe zhvillimin e ardhshëm. Në tokën e tij ai të bëjë çdo gjë. Është i lirë. Veçse jo ta shesë. Për tokën mendoj se në Zadrimën dhe në zonën që unë kam kandidaturën, duhet t’i shtohet toka fshatarit. Këtë do ta bëj sa më parë. Për linjën urbane: mirëmbajtjen e rrugës, tani për tani, pastaj asfaltimi i saj dhe vendosja e sistemit të urbanit çdo ditë dhe sipas kërkesave të banorëve të zonës. Të themi të drejtën ka shumë halle, por së paku në fshatin Gjadër, mbetet problem furnizimi. Në disa fshatra të tjera edhe probleme të ndryshme, të cilat mendoj t’i zgjidh sipas një programi të caktuar.
Pyetje: Po për ankesat e shumta për linjën e tensionit, e cila është në vlerat minimum për zonën, çfarë premtoni e rregulloni?
Përgjigje: Do të insistoj për vendosjen e kabinave të tjera elektrike, që në fshatra të ketë tension të plotë elektrik.
Pyetje: A mund t’ju urojmë që tani për fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve në Zadrimë?
Përgjigje: Këtë e vendos vullneti i lirë i popullit zadrimor të dielën, më 7 prill!
Përgatiti: PAL DRAGUSHA
Tani ti rikthehemi punës
U fol për punën edhe para 31 Marsit, por fare pak u bë.
Dikush ishte pushtuar nga ethet e fitores së partisë së tij, dikush mos humbiste, të tjerë «peshkonin» në ujërat e turbullta, ca të tjerë bërtisnin për punë, por mbushën xhepat e tyre. E megjithatë sosëm deri këtu, ku jemi sot. Pika kritike e krizës ekonomike vazhdon. Amullia, rënie prodhimi, inflacion, papunësi, etj. Tashmë, besoj se u ngopëm me mitingje e antimitingje, me premtime e me programe, me thirrje e çirrje. Na mori malli për punë. Demokracia fiton shëndet e jetë në punën tonë. Atëherë të mos e kursejmë. Të gjitha, nuk i fitojmë në pak muaj, siç ëndërrojnë disa. Të dalim fillimisht nga kriza, pastaj me mendje të kthjellët, me duar të lapsi i llogarisë së interesit privat e shoqëror, me dëshirën e mirë për të mos e shikuar njëri tjetrin vëngërt, të kërkojmë atë mirëqenie që u premtua në elektorat.
Të ruhemi nga ndjenjat e hakmarrjes elektorale
Para 31 Marsit në jo pak raste, bile edhe në intervista të PD-së janë shfaqur mendime: «Të vrasim komunistët», «Do të marrim hak», etj.
Dhe situata në disa raste u elektrizua aq shumë sa priste vetëm një shkëndijë zjarri. Shembuj kemi plot si në Manati, Spiten, Gajush, Ishull Lezhë, Balldre, etj. Megjithatë jam i mendimit se ato kanë lindur nga mendje të turbullta e janë thënë nga gojë të shthurura, porse që janë thënë, këtë e s’vëmë në dyshim. Por, si mendoni ju, komunistë, kuadro, simpatizantët e PP-së, tani që fitoi Partia e Punës të biem në pozitat e tyre, të fillojmë hakmarrjen? Kurse, vëllezër dhe motra të një ideali. Mosni! Përkundrazi, tani të tregojmë edhe njëherë kulturën tonë, tolerancën, fisnikërinë, ndjenjën e bukur të bashkëpunimit si lezhjanë. Më ka rrënqethur pyetja provokuese e një veterani: «Pse, rrijmë tani? Ti çojmë në gjyq të gjithë ato që na kanë sharë!» E tmerrshme sikur ta çojmë nëpër mend edhe të tjerë nga një hakmarrje partish. Ju lutem larg këtyre mendimeve të mbrapshta! E mira e do që atë gjakftohtësi që treguan para 31 Marsit, komunistët ta shfaqin tani e më vonë. Bile, më tolerantë e më paqësorë.
NIKOLLE LESI
Nga programi vetjak i kandidatit për deputet i Partisë së Punës, Gjyl Brahimi