07/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 qershor 1991

LEZHA PËRBALLE TERRORIT

• Rreth 24 njësi të tregtisë në fshatrat e rrethit tonë shkatërrohen, grabiten e digjen ditën për diell. • Afro 20.000 banorë të këtyre zonave janë pa dyqane dhe pa asnjë objekt shërbimi tregtar. • Lezha dhe lezhanët nuk duhet të pajtohen me veprime të tilla. Lezha dhe kryesisht fshatrat e Bregut të Matit kurrë në historinë e tyre nuk kanë parë e jetuar një gjë të tillë kaq tronditëse e të dhimbshme. Vetëm më datën 31 maj janë thyer e grabitur dyqanet në Shënkoll, Tale, Gama, Pllana, Zejmen, si dhe magazinat e gjithë kësaj zone në Zejmen ku vazhduar me njësi në Spiten e Tresh. Për veprimtaria e grabitjeve fill më datën 27 maj në fshatrat në Firilë, ku u thye gjithë kompleksi i dyqaneve të tregtisë. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në Bërzanë, Grykë Manati e Shëngjin. Është grabitur në mes të natës për diell çfarë është gjetur, mallëra industriale e ushqimore. Afërsisht vlera e mallërave të grabitura ka shkuar 4.271.000 lekë pa llogaritur këtu vlerën e 80% të dyqaneve dhe magazinave të djegura, të shkatërruara e të dala jashtë përdorimit. Kështu u veprua edhe me bagëtitë, pothuaj në të gjitha fshatrat, edhe aty ku u vonua kundër prishjes së kooperativave. Dikush mori 3-4 bagëti e në më shumë, e dikush asnjë. Rrjedhjet gjer aty sa të pushtohet dhe shtëpitë e lindjes, të nxirren shtëpitë gratë shtatzëna e të grabiten pajisjet e ndryshme. Gjithashtu në disa fshatra të koshtet e femijeve nuk janë më të tilla. Kush i bëri këto? Dikush i quan terroristë, dikush vandalë, dikush si hajdutë. Ndërsa unë do të them se Bregrut të Matit kurrë në këto veprime askush nuk i dëshiron, pasi cenohen dyqers e buka e popullit. Shembuj që ja vlejnë të përmenden janë rastet në Manati e në kompleksin blegtoral të NB-së në sektorin e Hoteli të Griçuesit, ku vetë të rinjtë e punëtorët u dolën zot dyqaneve dhe mallë të tyre. A nuk kishin mundësi ta bënin një gjë të tillë edhe në fshatrat e tjerë? Tentativa për thyej e grabitje pati edhe në qytetin e Lezhës, të cilat u eliminuan si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të ruajtjes së rendit, bile edhe me armë. Gjithashtu ndihmë dhanë edhe banorët e qytetit, të cilët nuk i përkrahën këto veprime, të cilat në kurriz të këtyre banorëve do të rëndonin, sidomos në këtë periudhë të vështirë ekonomike, ku dhe mundësitë për riparimin e gjendjes janë tepër të akta. Po flitet shumë për këto organe dhe konkretisht shumë persona «të indinjuar» kërkojnë të veprojë ligji. Vërtet duhet të veprojë, por askush nga këta individë, organë të pushtetit, apo parti nuk po punohet e ndihmojnë që të parandalohen këto veprime shkatërruese. Të zbatohet ligji, pasi ndodhin këto që nuk duhet të ndodhin, është kjo kollaj. Problemi është të parandalohen dhe për këtë duhet të japin kontributin e tyre të gjithë individët, organizatat, partitë, Qeveria e re deri te Parlamenti, cili me zgjatjet e tergjzat e diskutimeve me veprime së ben asgjë tjetër, veçse po u le rrugë të hapur këtyre veprimeve të pa dëshiruara. Në këtë situatë, tejet të rënduar politikisht e ekonomikisht, është detyrë e të gjithë atyre të bëjnë diçka për të mirën e këtij kombi me kaq shumë halle, të kërkojmë me të gjithë mënyrat të drejtat që na takojnë, por duke shkatërruar edhe ato pak të mira që kemi ndërtuar, e shtymë dhe e vështirësojmë zgjidhjen e këtyre të drejtave të ligjshme. Sic e thashë edhe më lart, Lezha dhe lezhanët nuk e kanë pasur traditë të djegin e shkatërrojnë, të vjedhin e të grabisin mallin e tyre, pasurinë e tyre, por kjo aktualisht po ndodh si në asnjë rreth tjetër. Vërtet kjo vjen si rezultat i varfërisë së përgjithshme dhe të humbjes së besimit për të ardhmen, por këto veprime veçse e shtojnë këtë varfëri. Megjithatë le të shpresojmë të Qeveria e re për zgjidhjen e aspiratave të mbarë popullit. Me veprimet që ndodhin, nuk duhet të pajtohemi për kush i thotë vetes burrë e lezhan. ALEKSANDËR FRANGAJ

ME TË TILLA NGJARJE NUK FITOHET DEMOKRACIA

INTERVISTË E BASHKIM HISARIT, ISH-DREJTOR I RTV-së TË PRISHTINËS DHËNË REDAKTORIT TË GAZETËS SONË, ZEF SHTJEFNI. — Çfarë ju bëri përshtypje nga Shqipëria e këtyre ditëve? — Mijëra njerëz nuk spikat asgjë, lënda e mjerimit qenkan aq të rëndë sa nuk e besoja. Jo vetëm në Evrope, por them se edhe në Afrikë me të gjendje ku është katandisë sot Shqipnia, ka pak shoqe. Më vjen keq që s’di si të ngushllohem. Të falni se po flas kështu, por kam ndjenjën se e njoh fare pak këtë anë. — Po në krahasim me Kosovën? — Edhe ne jemi shumë larg Evropës e fashizmi serb po na e pi gjakun çdo ditë, por ju nuk mund krahasoheni me ne Dallimi juaj e në asht si me thënë dallimi jonë e Portugali e ndonjë shtet tjetër. — C'mendime keni për zhvillimet e fundit në Shqipëri? — Asht tjetër të flasësh për demokracinë e tjetër demokracia e vërtetë. Ju po thyeni xhama, po vidhnin po digjni e vritni, e ç’nuk po kemi me jush. Jo, korrësisë kështu nuk mund të vijë në fuqi një demokrati. Me të tilla veprime ka ardhur në fuqi fashizmi e nazizmi i tipit të Millosheviçit, demokracia kurrë. — Cila është arsyeja sipas jush për këtë? — Zhgjënjimi pas një kohe të gjatë shpërthimi nga zgjidhjet e diktes, mjerimi ekonomik e shpirtëror më duket se i kanë sjellë këto të pakontrolluara pra korrlogjike e arsyes, por shpresoj të mos zgjasë, se ndryshe e hodhim mbi vete, do ta mbysim. — Si e shihni opozitën në Kosovë me Shqipëri? — Ka edhe në Kosovë shumë parti dhe ato debatojnë hapur me njëra-tjetrën për shumë probleme. Por urrejtja e madhe kundër pushtuesit serb i bashkon aq shumë edhe partitë atje, sa gjithë kosovarët. Juvë më duket se edhe çështja e madhe e atdhetarit e mbanë kombit, s’po ju bashkon, siç pritej në këto momente vendimtare për fatet e tërë kombit tonë të ndamë përpadrejteshit. — Si shpjegohen disa thënie kontradiktore të personaliteteve të ndryshme të Kosovës për gjendjen në Shqipëri? — Edhe Kosova tash ka nevojë për njerëz të rinj në krye, si Shqipëria. Zhgënjimet në Kosovë fillojnë nga zhgënjimet tuaja këtu. Ju, me sa kuptoj, e keni fjalën për Adem Demaçin. Mendoni, ai ka bërë aq burg sa Mandela, vetëm se botërisht pranononte si udhëheqës të tij shpirtëror Enver Hoxhën. Dhe mendoni që pas kaq vitesh burg, të dalë i zhgënjyer njeriu. Mbase nuk është kështu, por mua më duket se s’ka tjetër arsye. — Mendoni se Kosova është më e Shqipëria nga Enver Hoxhës apo të sotmen? — Thuajse tanë Kosova ka qenë me Shqipërinë e Enver Hoxhës ndosjësoje jo pak intelektualë kanë pasë rezerva ndaj politikës së tij izoluese. Por tash Kosova asht kthye si ju. Shumë probleme tuajat të brendshme, atje nuk janë njohur e nuk njihen mirë. Sot sytë e Kosovës, këtuj janë mbërthyer, më shumë se kurrë. — A shpresoni se mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje dhe si? — Bota sot njeh dy kriza të mëdha: atë të ushqimit dhe atë të energjisë, çdo ngjarje është e lidhur me to. Shqipëria me natyrën e saj të pasura, këto si ka aspak probleme, në qoftë se shqiptarët do punojnë nesër. Ju qanaj për çfarë?...? Për tesha, veshje, televizora e makina larëse, për kerra e tjera gjana të rëndomta që botës i kanë zanë rrugën e s’ka ku t’i shet... Mosni, bre burra, mos bani ma marrëzina me vujt për këto gjana, se vetë e keni në dorë. — Pse nuk punoni tani në TV-Prishtina dhe me se merreni? — Unë nuk jam as i pari as i fundit që më flakin nga televizioni i Prishtinës. E se kush, këtë e dini dhe ju...? Bile dhe shpesh duhet të dini. Tash po merrem me tregti. Dua të sjell në Shqipni ato mallna që ju keni nevojë, por ju hala s’po na lejoni me ba gja, se po shkatërroheni edhe atë pak pasuri tuajën që keni! — Kujt mund t’i interesonte kjo gjendje e sotme e Shqipërisë? — Unë mendoj se përveç shovinistëve serb, askujt tjetër dhe zor të të mbyllesh mendja se ato s’kanë veglat e tyre këtu. Duke ndjekë diskutimet në parlamentin e ri, më duket jama thotë se atay pak kush flet me kokën e vet. Fllas për të gjitha palët. — Cila mund të jetë forca më e aftë politike për t’i dalë zot fatove të Shqipërisë? — Aktualisht më duket se përveç krahut demokratik, s’mund të jetë kush tjetër. Kjo kërkon punë të madhe, mendje të re, energji të reja e njerëz të rinj. Kam mendimin se kushdo forcë demokratike që të vijë në pushtet, punën e parë që do bënte, do të fillonte si të them, një (vijon në faqe 3)

NGA POLICIA E RRETHIT MESOJMË:

Gjatë këtyre ditëve në disa fshatra dhe kryesisht të Bregut të Matës masa të mëdha njerëzish kanë sulmuar pasurinë shtetërore dhe dyer, shkatërruar e grabitur mallëra ushqimore dhe industriale. Policia ka ndaluar këta persona. 1 — Sokol Tahir Media, Lezhë. 2 — Saimir Ramazan Media, Lezhë. 3 — Eduard Pjetër Marku, Lezhë. 4 — Ilir Fetah Media, Lezhë. 5 — Engjëllushe Ramadan Sinani, Lezhë. 6 — Miranda Uk Uka, Lezhë. 7 — Viktor Gjergj Lazri, Zejmen. 8 — Gjon Frrok Ndreu, Zejmen. 9 — Dedë Preng Mëhilli, Zejmen. 1 — Mirash Gjin Nikolla, Markatomaj. 11 — Rrok Nikollë Lulashi, Markatomaj. 13 — Martin Gjon Gega, Gjader. 1 — Ahmet Shaban Bruçaj, Balldre, ndaluar për ushtrim të tregtisë së ndaluar. 2 — Gjovalin Prend Buna, Torovice, ndaluar për shitje të mallërave me çmime më të larta dhe tregti të ndaluar. Ndaj këtyre dhe të tjerëve që do të ndalohen, sipas të dhënave, po kryhen hetimet. Theksojmë se policia nuk po rri aspak indiferente. Nja zëdhënësi i policisë Lezhë

Ç'bukuri! Besojmë se dhe modeli i fustanit të saj ju pëlqen. Nëse e dëshironi një model të tillë drejtohuni në rep. e robaqepësisë për gra pranë k. sportiv ose në dyqanin e Viktor Gegës në Manati.