Një lloj Zhan Valzhani shqiptar.
Enver Hoxha dhe M. Çelmen vrasin Bitëlsat.
Kur do të bëjë këmbana e madhe e amnistisë për tre milionë të burgosur?
Nëse dikush mbi shpinë të botës ka nevojë për një fjalë të mirë, për një pagure me ujë të ftohtë, për një këmbëshe të re, ai është i burgosuri.
I burgosuri që u prangua se në trafikun e dendur të mendimeve të tij u rebelua një ide, një fjalë apo ëndërr që doli nga rreshti, nga kudrat, nga vijat e bardha që përcaktoi diktatura. Mos ia prekni fatin e tij të zi. Mos. Njëmijë herë mos.
1 — Po a nuk është për të klithur e për t’u çmendur kur mendon se ka njëqind e sa vjet që lexuesi botëror tronditet për fatin e Zhan Valzhanit që u burgos se vodhi një bukë, pa e ditur fare ky lexues se me njëmijë e nëntëqind e njëzetë e tetë, në Kashnjet të Shqipërisë u burgos një njeri që foli për bukën e papjekur. Tetë vjet u prangua fatziu. Në këtë plan ç’është heroi i Hygolt përpara prigjionierit tonë? Asgjë. Vetëm ky akt do të jetë i mjaf[të] ta zhbëjë lexuesin këtë botëror, dhe ta bënte krejt modest parizienin hygojan.
Tek ne çdo gjë ishte ndryshe, edhe akti, edhe koha, edhe drama, edhe jeta. Relativiteti i Ajnshtajnit. Çdo gjë ecte mbrapsht si në kalendarin islamik.
Kur bota hapte sytë drejt kozmosit e fliste për vizitorë nga gjithësia kur «wikingun» zbriste në Mars, kur shtëpitë botuese nxirrnin fjalorë të esperantes, që bota të ishte gjuhësisht një, operativët e sigurisë bënin hapin dosjet e thërrisnin në ... [?]
... i semurë psiqik i spitaleve të Liverpulit. (I pari i burgost[e] të rinjtë për to, sepse xhelozohej nga universet të tilla të shndritshme që e përjashtonin nga vendima e njerëzve si figurë, ndërsa i dyti deklaronte në gjyq që «e vrava Xhon Lenon-in që të bëhesha edhe unë i famshëm. Përse vetëm ai?»)
Shikoni se ç’lidhje unikale mes shefit komunist dhe të sëmurit psiqik. A nuk kemi folur të gjithë për bukën, a nuk kemi parë të gjithë stacione të huaja televizive, a nuk kemi kënduar të gjithë «Leit bi», e sa pranë na është afruar muri i burgut. Kështu, në të gjithë kemi hyrë nga pak në burg, na ka rënë në shpatër hia e tij e zezë (paska se nuk ia kemi kaluar asnjëherë pragun). Tek ne gjithsesi ka ndodhur rrezatimi i Heminguejt (...sa herë që binin këmbanat e lajmëronin vdekjen e dikujt diçka vdiste tek të gjithë). Sa herë që arrestoje dikush (mësuesi prangoh[e]j në klasë në sy të nxënësve të tij, intelektuali tërhiqej rrëshqanë mes përmes studios), pra sa herë që ndokush thirrej atje, në një farë mënyre e kemi ndjerë në duar, në shpirt imazhin e prangave të ftohta.
2 — Mbrënja vjen shpejt në burg,
Shtatë rrjeta të dendura hekuri,
Shtatë dyer të rënda i mbyllin —
thotë një poet i Djarbekirit.
Brenda këtyre hekurave, brenda dyerve mbetej njeriu. Hapësira që e rrethonte atë, bëhej tri dimensionale Terr-trishtim-mall.
Gjatë të ishte koha e ndjenjës në burg me atë torturueshe bëhej ky këmbim. E pra në vend të gjërave të bukura të kujtesës hynin dhunshëm ligjet, urdhrat, klithjet e kapterëve ashtu siç mund të futet murtaja në një kopësht të pafajshëm fëmijësh.
Sa më shumë ngushtoheshin muret e galerisë të pranguarit përdornin përherë e më shumë në bisedat e tyre terma që kishin të bënin me pjesën më vitale të jetës, me thelbin e saj. Ata e kanë njohur shpirtërisht kultin e diellit, kanë shkruar për qiellin, për lëndinat vetëm e vetëm për të ekuilibruar dimensionet e dhomave të tyre të vogla e të errta. A nuk flasim edhe na se sa herë për jetën e hapësirën e saj në banesat tona të ngushta të bëra enkas për të na e mërzitur jetën. Në një farë mënyre a nuk i ngjajnë këto burgut, a nuk e ndjeni se të gjithë shqiptarët gjithsesi e kemi bërë nga pak burg? A nuk vjen hëna e ta lëpin gëvëtën bosh të të dënuarit, si dikur Livadhitist, edhe mua, edhe ty, edhe të gjithëve? A nuk e lëpin edhe kjo hënë pjatën e thjeshtë të birit tim, banakun e dyqanit që ka mbetur shkretë?
E pra ja, të padënuar dekretisht, ne të gjithë i kemi provuar prangat.
Kur do të bëjë këmbana e amnistisë për tre milionë të burgosur?
Kur do të jemi si turma e Fazell Dallarxhasë që del prej mbrëmjes së amnistisë «e çliruar, por e lirë»?
nga gjithësia kur «wikingun» zb statute në Mars, kur shtëpitë botuese nxirrnin fjalorë të esperantës, që bota të ishte gjuhësisht një, operat e sigurisë hapnin dosjet e tërësinin në betim ata që lëviznin antenat e televizorëve.
O zot! Thirreshin në burg për një këngë bitëllash. Po kush nuk donte këto këngëtarë të famshëm? Dy kanë qenë në botë? I pari Enver Hoxha, shef i komunizmit shqiptar dhe i dyti M. Çelpmen një
2 — Mbrëmja rrethonte atë, bëhej tri dimensionale Terr-trishtim-mall.
Në kujtesën e nënuar të të dënuarit gjërat reale, të afërta e krejt të dashura si vala e detit, rruga me plepa, e puthura, gerrja e vjetër, (që i burgosuri i merrte në strajcën e vet deri në qeli) dalëngadalë largoheshin, tretëshin, zbardheshin si rrobat, derisa vdisnin. Sa më e turma e Fazëll Dagllarash që del prej mbrëmjes së amnistisë «e çlifitur, por e lirë»? Kur?
Bjeri këmbanës koha ime që «po» emendesh, koha ime që ke trajtën e jokohës. Ndërroja sahatin. Mjaft më me zemrekun e këputur.
MARK SIMONI
EDHE PRESIDENTËT JANË NJERËZ
XHORXH BUSH në mes të një përjetimi.
ZONJA NEXHMIE HOXHA DUHET TË DALE PARA GJYQIT
PËRSE PARTIA SOCIALISTE E MBAN NË RADHËT E SAJ?
Pothuajse çdo ditë gazetat tona shkruajnë për shpërdorimet kolosale, përfitimet dhe abuzimet e kësaj familje «të nderuar» për 47 vjet të socializmit në Shqipëri.
Çdo lexuesi ynë njihet me fakte dhe rreth kësaj çështjeje.
Miliona lekë shpërdorime të kota, vila, pajisje shtëpiake të panumërta, rrugë jashtë shtetit me valuten e shtetit për qejfe e turizëm e ku di unë se çfarë të tjera poshtërsira kanë bërë në kurriz të këtij populli të këputur, nga skamja e varfëria. Kush vallë mund ta dijë vlerën e vërtetë të këtyre abuzimeve? Gazetarët shkruajnë, japin shifra e fakte, dikush për një 3-mujor, dikush për një tjetër për 1-2 apo 3 vjet. Po për 47 vjet? Një zot e di!
Dikush habitet, dikujt nuk i besohet, tjetri thotë vlera është më e vogël, tjetri thotë janë gënjeshtra, presidenti thotë janë bërë edhe gabime të tjera, Po ligji thonë janë gabime të pafalshme. Po ligji ç’thotë? Ligji është?
Gazetat përsëri shkruajnë. Sa të vërteta janë po aq gënjejnë, mund thotë ndonjëri? Përderisa ligji thotë ato janë të gjitha të vërteta, gazetës jo, pse nuk përgjegjësh-
trohen shkrimet? Në cilën gazetë do thotë ndonjëri? Vërtetë është problem se sot edhe vetë «ZP»-ja që deri dje shkruante me gërma të mëdha «Enveri rron e do të rrojë përjetë në zemrat tona» po jep fakte të përfitimeve të kësaj familjeje, megjithatë vend për të vërtetën ka kudo.
«Ku ka za, nuk asht pa gja» — thonë këtej nga anët tona. Dhe vërtetë nuk është pa gjë, se po të ishte e kundërta ligji nuk do të hezitonte t’i dilte në mbrojtje kësaj familjeje, zotit i së cilës ka qenë «udhëheqësi ynë i paharruar». Dhe vërtetë këto fakte po e bëjnë të paharruar, Ai «rron e do të rrojë në shekuj» në mendjet dhe zemrat tona, por jo siç ka thënë dhe e ka vlerësuar Ramiz Alia, Enveri dhe familja e tij do të kujtohen për këto të «mirat» që i sollën Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Zonja Nexhmije në fillim pas daljes së disa shkrimeve në «RD» kërkoi që ta mbronte, dhe tha se Enveri nuk i pëlqente luksi. Dakort, zonjë, po të besojmë. Po ta besojmë, po të besojmë, po të besojmë. Po ta besojmë edhe nëse familja se kujt i pëlqente luksi në familjen tuaj, se gazetat thonë se vilat tuaja (nuk e di sa janë, as gazetat nuk e dinë) i ka mbuluar luksi. Dhjetra televizorë, me ngjyra e televizorë, magnetofonë e telefona, kolltuqe dhe jo minderë, frigoriferë e kaloriferë, perde e tapete a nuk janë luks zonjë? Apo edhe këto nuk janë të vërteta? Përse nuk flet ligji? Gazetat përsëri shkruajnë. Ligji hesht. Me kë është ligji? Me Enverin? S’ka mundësi se qeveria, bile edhe partia e vet nuk është me Enverin.
Partia socialiste në kongresin e saj të 10-të i kritikoi dhe përjashtoi nga radhët e saj të gjithë ata udhëheqës që kishin përfituar padrejtësisht në kurriz të këtij populli. Po Enveri? Po e pranojmë se Enverit nuk i pëlqente luksi dhe nuk ka përfituar privilegje dhe prandaj partia e vet nuk e përjashtoi nga radhët e saj. Po Nexhmija? Ju të socialistët thoni se po rinovoheni. Po Nexhmien përse e mbajtët përsëri në radhët tuaja? Edhe kësaj nuk i pëlqente luksi? Dakort. Atëherë përse nuk e mbroni nga akuzat e opozitës...
Përse për këto shkelje e abuzime familja në fjalë nuk i jepet gjyqit dhe të dalë e vërteta siç është?
Përse këto fakte të jenë ushqim vetëm për gazetat?
ALEKSANDER FRANGAJ
Përse u hoq Frok Çupi nga detyra e kryeredaktorit të «RD»?
NJË INFORMACION NGA MIRDITA
Ditën e premte, më datë 12 korrik, u zhvillua një aktiv i degës së PD-së për rrethin e Mirditës, ku morën pjesë edhe të deleguar nga Komiteti Drejtues i PDSH-së.
Ndër të tjera aktivistët dhe simpatizantët e kësaj partie ngritën me forcë problemin se përse u hoq nga detyra e kryeredaktorit të gazetës «RD», Frok Çupi? Kishte gabime apo nuk është i aftë për drejtues gazete? A nuk ishte ai i pari nga gazetarët që goditi aq fort bllokun e PP-së?! A nuk ishte ai që me gjithë forcën e shpirtit puno i, bashkë me të tjerët për forcimin dhe konsolidimin e «RD-së»? A nuk ishte ai që sakrifikoi më tepër se të tjerët.
U bënë shumë pyetje nga mirditorët për këtë problem. — U tha se u hoq për t’u vendosur një tjetër tjetër më të rëndësishme, si shef i sektorit të jashtëm të gazetës; — Por, a nuk është një praktikë e vjetër kjo?
ZEF MARKU
Sipas karakteristikave të zonave të ndërtojmë punën
Krijimi i seksioneve të reja të Degës së PR-së në tërë rrethin tonë përbën një nga problemet më të rëndësishme për momentin dhe për të ardhmen.
Numri i simpatizantëve dhe i anëtarëve është gjithnjë në rritje, porse me dëshirën e mirë duam të themi se duhet diçka më tepër të insistohet në vetë përbërjen cilësore të atyre që kërkojnë të aderojnë në radhët tona. Partia Republikane kërkon mbi të gjitha cilësi dhe njerëz me karakter, kërkon kurajozë dhe të drejtë, kërkon që ato ta shohin futjen në radhët tona jo për karrierë, por që të gjejnë vetveten, që të punojnë për të mirën e njerëzve, të bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të tyre. Duhet pranuar se deri tani kemi një rrjet të gjerë simpatizantësh dhe anëtarësh si në Rrillë, Tresh, Zejmen, Balldre, Gjadër, Tale, Kodhel, Dajç, etj. Por edhe na duhet të bëjmë një autokritikë për zonën malore të Kashnjetit, në të cilën nuk e kemi ngritur seksionin si dhe sfera e influencës është më shumë nga PP-ja (PS). Kjo edhe për fajin tonë. Them kështu, pasi PS-ja akoma manovron me besën. Besa i jepet atij që e mban atë, e jo asaj që i ka tradhëtuan për 46 vjet ato!
(Vijon në faqen 2)
LEXONI NË FAQEN 3:
Persekutimi moral — devizë e diktaturës enveriane. Intervistë e z. DRITA KOSTURI.
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
Intervistë e zotit PREÇ ZOGAJ,
Ministër i kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhënë kryeredaktorit tonë NIKOLLË LESI
Cikël me poezi nga MARASH MIRASHI