Të bëna zgjedhjet pluraliste. U nga kryetaria e këshillit popullor është mjaft «mirë» duke pasur parasysh mungesën e madhe për lëndë të para.
U krijua Qeveria pluraliste. Ishte e domosdoshme të zhdukej monizmi në çdo gjë në qeveritë e rretheve. Kështu që Partitë politike të rrethit propozuan kandidaturat për komitetin e ri pluralist dhe Këshilli i Ministrave i miratoi ato.
Por, a u zgjedhën më të aftët? Ata që e meritojnë dhe i përballojnë vërtetë këto detyra të rëndësishme në rreth? Këtë do ta tregojë koha dhe dhë kryesisht ndërgjegjja tyre.
Aktualisht në rrethin tonë si në shumë rrethe të tjera, problemet janë të shumta.
MUERIMI EKONOMIK ka pllakosur gjithë jetën e banorëve të rrethit tonë.
PAPUNËSIA. Një plagë e pashërueshme përveç, e cila përditë e më shumë po e shton numrin e anëtarëve të saj, kryesisht me të rinjtë e reja në moshën më të mirë për punë.
STREHIMI. Shqetësimi më i madh për qytetarët e rrethit tonë. Përveç numrit të pakët të apartamenteve të ndërtuara, ajo që e ka dramatizuar më tepër këtë gjendje ka qenë ndarja e padrejtë që është bërë e ndërmarrjet dhe perspektiva e tij.
U nga kryetaria e këshillit popullor është mjaft «mirë» duke pasur parasysh mungesën e madhe për lëndë të para.
A mund të përballohet kjo jetë ekonomike, kjo rritje çmimesh me pagat aktuale, me 25 apo 50% rritje të tyre? Të gjithë ata që po e provojnë thonë se JO. As me 25, 50 apo edhe me 500% duke pasur parasysh se sido që të shtohen pagat, do të rriten edhe çmimet në tregun e zi. Rrjedhoja: Privatizimi dhe investimet e huaja sa më shpejt.
A i njhni këto probleme e shqetësime të popullit zotërinj të Komitetit të ri pluralist? Besoj se po. A i morët parasysh kur pranuat detyrat? Besoj se po. A jeni në gjendje t’i përballoni? Përderisa punuat, besoj që po.
Mos vallë u pëlqeu karrigia ashtu si të tjerëve para jush që shumtë folën e pak bënë? Dua të besoj që jo. Mos vallë do t’u hyjnë në qejf privilegjet edhe juve? Dua të besoj që jo. Mos vallë do të punoni vetëm për vete, familjen, të afërmit dhe miqtë tuaj? Dua të besoj që jo. Mos vallë do t’u mërzitet karrigia shpejt po do ta çoni sahatin 12 si kolegët paraardhës?! Dua të besoj që jo.
Zotërinj! Nëqoftëse nuk bëni ato çfarë bënë dhe bën tani ato çfarë nuk bënë, të cilat duhet t’i bëni zotërinjtë e mëparshëm, do të jeni në tregull me popullin dhe ai do t’u përkrahë. Në të kundërt…
Mos harroni se ju zgjodhën partitë, por ju heq populli. Ai boll ka falur deri tani. Kupa është mbushur e s’duron më fjalë bosh.
ALEKSANDËR FRANGAJ
HEKURAN ISAI NUK E JUSTIFIKOI VETEN, POR E PËRGJEGJËSOI MË TEPËR
Duke lexuar në gazetën «Zëri i popullit» intervistën e z. H. Isai, përnjëherësh më u krijua bindja se ajo nuk e justifikon, por e përgjegjëson akoma më shumë atë.
Duke lexuar në gazetën «Zëri i popullit» intervistën e z. H. Isai, përnjëherësh më u krijua bindja se ajo nuk e justifikon, por e përgjegjëson akoma më shumë atë, për shkak të funksioneve tepër të rëndësishme që ka pasur në organet më të larta shtetërore dhe partiake.
Natyrshëm lind pyetja: — me ato që tha ai në intervistë, ia arriti qëllimit të justifikojë para popullit? Kurreshtja, në krah të tjera ai shprehet: — Kritika e ashpër ndaj tij është e partisë konsiderohej armike? Kur bëheshin nga individë, ky ishte të bënte me nënin mbi agjitacionin e propagandën, i cili hapej mbyllej si fizarmonika. Dakord. Po hartove se kjo gatuheshin kërkesat në «kuzhinën» ku drejtoje ti, z. Isai? A nuk e ndjen veten përgjegjës kur thoni se ky nen famëkeq «hapej e mbyllej si fizarmonika»? A nuk ishit ju dhe shokët e tu udhëheqës të lartë të PP-së që keni hapjen dhe mbylljen e bërë sipas interesit dhe dëshirës suaj?
Ju që përbetoheni për ndershmëri e devocion, as ligjin nuk e keni zbatuar. Mund të të tregoj një shembull. Në vitin 1986 ushtari A. [pjesërisht e palexueshme] …
TREGU I ZI po shkatërron ekonomikisht më tepër se kushdo qytetarët. Çmimet e ngritura në stratosferë po e rrjepin të gjallë punëtorin dhe qytetarin e thjeshtë, së kuadrot bëjnë si bëjnë dhe e gjejnë shpëtimin tek shtesa e rrogës me mbishkrimet e taksone që kalojnë bëjnë e bëjnë.
80 PËRQINDËSHI i famshëm dalëngadalë po pushton në seri
Dhe vesh nga ju pasi e frekuentmoni rregullisht gjyqten dhe menjëherë jepni urdhër për arrestimin e «kriminelit». Ish prokurori i rrethit Lezhë, Adnan Kërxhaliu, nuk e miratoi arrestimin e ushatarit. Por a rrinte ju pa e quar deri në fund tuajën?! «Kokëfortësia» e prokurorit duket që çoi autoritetin tuaj, ndaj një ditë prokurori thirret tek sekretari i KQ, Simon Stefani, në praninë tuaj, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të hetuesisë së përgjithshme dhe i jepet vërejtje?! Ju i thatë: — je i padëni të punosh në prokurori!
Në vazhdim të intervistës e konsideroni qënien tuaj si anëtar i Byrosë Politike si një fatkeqësi, ndërsa kur niseshit për gjyqet në Ishull Lezhë, e pranonit që e gjithë rruga të bllokohej me policë për shoqërimin tuaj! Pastaj, si patët frikë nga parardhësit tuaj kur dy, prej tyre K. Hazbiu dhe F. Shehu janë pushkatuar, kur ju ishit në detyrën e ministrit të Brendshëm dhe gjyqi është bërë me dyer të mbyllura si tepër «sekret»! Me këtë do kishit bërë që në intervistë të kishit rrëfyer për këtë «sekret».
I shkruva këto, pasi intervista juaj më duket se anon më tepër nga kërkesa e llogarisë, kur ju më tepër duhet të jepni llogari. Kush përveç jush dhe ish-funksionarëve të lartë duhet të japë llogari më parë? Cfarë përgjegjësie ndjeni për dënimin e grupeve puçiste në ushtri e ekonomi? A ishin me të vërtetë ato grupe me veprimtari spiunazhi, apo të inskenuara? Pse u zhvilluan me dyer të mbyllura gjyqet e B. Ballukut me shokë dhe si prokuror në këtë gjyq ka marrë pjesë Murat Koni, zv/drejtor i drejtorisë së hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme. A thu nuk kisha të punonjës të prokurorisë apo duhej ruajtur sekreti..?!
Ja pra që intervista nuk qenka e lehtë, paska edhe pyetje të tjera si këto, që ju mund t’u ishit përgjigjur në intervistën tuaj. Dhe para se pyetjet t’i drejtojë gazetari, është e ndershme që cilido nga ish-funksionarët e lartë që merr përsipër të dalë në shtyp, t’i drejtojë disa pyetje të tjera vetes dhe, nëse e fiton «provimin» e autorit intervistës, atëherë le t’i drejtohet edhe opinionit publik. Nëse ju ka mbotur sadopak ndërshmëri...
ZEF DEDA
Prokuror i rrethit Lezhë
PO TË VAZHDONTE MONIZMI...
Qershor ’91. IGLI SULIOTI
Mbi dorëheqjen e zotit Sabri Godo
INTERVISTË ME NENKRYETARIN E PR-së, ZOTIN ZEF BUSHATI. DHËNË BASHKËPUNËTORES SË GAZETËS SONË VERA IVANAJ
— Zoti Zef! Të nesërmen e mbledhjes së konferencës të partisë suaj në Tiranë, gazeta «Republika» trumbetoi me të madhe: Sabri Godo dha dorëheqjen! Konferenca e «miratoi» njerëz. A është e vërtetë kjo?
— Është e vërtetë që zoti S. Godo kërkoi që në komitetin e ardhshëm të lirohej nga vendi i kryetarit për arsye shëndetësore, duke qenë i gatshëm të jepte kontributin e tij në komitet, në çfarëdo detyre tjetër që mund t’i ngarkohej. Ndërsa për sqarim, rreth shkrimit të Sokol Muhos mund të them se ai artikull ishte tendencioz, kërkonte të godiste PR-në, nuk pasqyronte realitetin. Zoti Godo nuk kishte se si të jepte dorëheqjen nga komiteti drejtues pa u zgjedhur kryetari dhe pa u formuar komiteti drejtues. Po ashtu edhe konferenca siç ishte përfunduar punimet. Për këtë, gazetari u pushua nga puna. U kritikua dhe sekretari i kolegjiumit Agim Zeka, që e lejoi të botohej një shkrim i tillë.
— Mendoni se është vetëm dorëheqja e gazetarit që e ka shkruar, apo qëndron kush tjetër pas këtij skenari?
— Ribotimi i artikullit të gazetës «Bashkimi» në gazetën «Republika» «Zëri i popullit» shprehej qartë se ata që kërkojnë të shkaktojnë rrëmujë PR-në, janë zëdhënësit e PS-së. Shënimi në fund të artikullit tregon qartë për fushatën që po përgatit kjo parti kundër opozitës demokratike në Shqipëri.
— A janë të vërteta ato që shkruhen në artikullin e «Bashkimit» nga Gafur Muço, pasi aty përmenden shumë fakte, me datë e me ditë?
— Që të përgjigjem saktë, më parë duhet t’i bëj unë pyetje zotit Gafur. Si nisëmtar që ishte, përse nuk e vazhdoi rrugën me tej dhe, nëse nuk e la, përse nuk e ngriti zërin atëherë, qoftë edhe nëpërmjet gazetës, por sot, pas gjashtë muajsh që është formuar PR-ja?
— Si i quajtët dhe ju, zëdhënësit e PS-së thënë që zoti Sabri Godo është në vendin e kryetarit të PR-së nëpërmjet hilesh, mashtrimesh, luftës së brendshme etj., ç’mund të na thoni për këtë?
— Që të mos përdor një shpjegje të vjetër, po them që këtu s’ka asgjë të vërtetë, përveç shpifjes dhe mashtrimesh nga ana e tyre. Dhe besoj se për një kohë jo të shkurtër kanë dhënë prova për këtë ata vetë. Përndryshe s’do nguronin, qoftë edhe për faktin më të vogël që do t’i nxirrnin në gazetë, ashtu siç datat e sakta të shkruarit nëpër Ministri.
— Zoti Sabri Godo se shpejti shkon në SH.B.A. Ç’mund të na thoni rreth kësaj vizite?
— Zoti Godo shkon në SH B A për të takuar disa senatorë amerikanë dhe personalitete shqiptaro-amerikane.
— Faleminderit.
LEXONI NË FAQEN 3:
Intervistë me z. GRAMOZ PASHKO, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Ekonomisë.
KOMITETI I RI PLURALIST I RRETHIT TONË
Agron Dibra — Kryetar
Sergj Çaçi — Zv. Kryetar
Shref Rama — sekretar
Kol Kola — anëtar
Qazim Dushku — »
Leke Tusha — »
Saimir Kraja — anëtar
Ndoc Makaj — »
Mark Simoni — »
Artan Emini — »
Gjin Nikolla — »
Jak Simoni — »
Viti IV i botimit
E premte
2 GUSHT 1991
E përjavshme
Nr. 51 (173)