09/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

9 gusht 1991

E VËRTETA NUK E DEMTON DEMOKRACINË, POR E NDIHMON

– Intervistë e ish-kryeredaktorit të gazetës «Rilindja demokratike», z. FRROK ÇUPI, dhënë kryeredaktorit NIKOLLE LESI për gazetën «Koha jonë» dhe gazetarit shqiptar me punë e banim në Stokholm, MELAIM ZEKA për shtypin e Evropës. Aktualisht është ngritur shumë plu- ral rreth largimit tuaj nga detyra e kryeredaktorit të gazetës «Rilindja demokratike», ku ishit kryeredaktori i parë dhe njëri nga themeluesit kryesor të saj. Të tjerët flasin, ju heshtur. Pse? Jo gjithnjë heshtja është me- mece. Heshtja ka edhe gjuhën, edhe filozofinë e vet. Heshtja ime, më duket, është e kuptimtë. Në radhë të parë tregon për dhimbje. Çfarëdo që të flisja në kohën kur ju thoni se heshta, do të thosha domosdo do të thoja të vërtetën, kjo do të shkaktonte dhimbje. Se nuk kam veçse 7-8 muaj që me gjithë shpirt, bashkë me disa shokë, sikurse është Sa- lu, Preçi, Gramoz(i), Mitro, hyme në një zjar(r) e në një luftë së bashku. Aty u bënë më shumë të tjerë. Tani për çfarë të flas? Kundër vetes? Kundër shokëve? E vërteta është kundër disave prej këtyre. Kjo dhimbje njerëzore nuk më la të flas. Por njeriu herë-herë del nga ana dhimbja. Atëherë të flisja? Shpesh në këto çaste të shka- kuruara u ndodha para një gjëje që s’e besoja. S’e besoja që kishte ndodhur pikërisht ashtu: që shokët ku im i afërt me të cilin hyme për të sakrifikuar gjithçka, tani mbasi ishte davaritur qielli, më është sulur pikërisht mua nga mbrapa shpine. Nuk mund ta besoja aq shpejt. Këto ishin ditët e para të heshtjes. Më vonë përsëri heshta, por me një mendim më të ftohtë. Prita që shokët e mi të thoshin një fjalë për atë çfarë ndodhi ose çfarë bënë. Pas disa ditësh këtë gjë e kërkuan edhe disa gazeta në faqet e tyre. Atëherë ata folën publikisht, sikurse e keni lexuar në gazetën «R D». Por për fat të keq, me një gjuhë që po i them vetëm çikë e tej. Do të heshtja më tej, ndoshta po qe se ju nuk do të më kishit kërkuar këtë intervistë. Heshtja dhe mosheshatja këto ditë më ka- në munduar shumë. Ju falende- roj që më nxorët nga ky siklet. Disa e disa njerëz vinin e më thonin: Ç’bën, pse nuk e thua një fjalë, se ato që shkruajnë në «RD» e që thonë nëpër mbledhje, sikur nuk na bindin. Disa e disa të tjerë vinin e më thonin: Të tjerët duro, duro gjer në fund, e dimë se ke të drejtë, por mos thuaj gjë. Sepse po fole, dëmtohet demokracia, dëmtohet rendi! Mirëpo në këto në rrethin bë- heshin mbledhje të aktivistëve të demokracisë dhe kërkohej të dinin nga të deleguarit e Partisë Demokratike se pse kishte ndod- hur kjo gjë me kryeredaktorin e gazetës «Rilindja Demokratike». Shpjegimet, më sa di unë, janë dhënë nga më të ndryshmet, Diku-diku është thënë se e kemi ngritur në përgjegjësi, diku-diku se do ta dërgojmë ambasador, diku se nuk na dëgjonte dhe gazetën nuk e kemi në dorë, diku-diku se nuk ka sakrifikuar sa duhet. Tjetër është thënë në mbledhje, tjetër në Hotel «Dajti», tjetër në divanin e një dhome pritjeje, tjetër në një vesh me ze të ulët. Këto të gjitha më detyru- et që unë vetë ta them të vërtetën si ka ndodhur. Jam i bin- dur se edhe kjo e vërtetë veçse do ta ndihmojë demokracinë dhe nuk do ta dëmtojë atë. Opinioni, më së drejtë, ka pritur që ju të shpjegoni arsyet e largimit tuaj, sepse ju jeni ai i cili më së mi- ri mund ta nji(si)ni për këtë. Do të doja sinqerisht që të ki- sha një arsye, qoftë edhe kundër meje. Mjaft që ta kisha një ar- sye për të qenë dhe t’u thoja njerëzve: kjo është arsyeja. Dhe do të ndahesha shpejt me ta, ata të qenë e unë i qetë. Nuk ka më keq se sa kur nuk ke se çfarë t’u thuash, sepse detyrohesh të mbllaçisësh fjalë nëpër gojë për të fshehur të vërtetën. Mirëpo kjo të torturon tmerrësisht. Tor- turon edhe tjetrin me të cilin flet. Në këtë vështirësi më duket se nuk kam qenë vetëm unë, por edhe shokët e mi, drejtuesit e Partisë Demokratike. Ç’t’ua një herë, nuk e thanë një herë tjetër; ç’tha njeri, s’e tha tjetri për këtë problem. Në mbledhjen e Komisionit Drejtues të Partisë Demo- kratike kur u diskutua për këtë gjë, u tha vetëm se «gazeta është e dobët». Mirëpo të nesërmen u thanë të tjera, në gazetë nuk u tha fare kjo gjë, te «Dajti» u tha puna e titujve të gazetës. Vërtet siklet e mbllaçitje fjalësh dhe përsëritim arsyet. Mirëpo ka një të vërtetë që për fat të keq, nuk thuhet: Është konceptimi i gazetës «Rilindja demokratike» nga disa drejtues të Partisë. Ata e kishin menduar dhe e donin vetëm vegël të tyre. Në kuptimin shumë vulgar që: Dola nga shtëpia unë, gazeta të shkruajë që zoti filan doli nga shtëpia në kohën kur qelli ishte plot me re e pritej shi i rrëmbyer; zbrita nga makina unë, udhëheqësi – menaxherja gazeta të shkruajë se në kohën kur u hap dera e makinës, sikur u hap lumturia e vërtetë në fytyrat e njerëzve: tribuna unë-gazeta do bëjë edhe fotografi edhe lajme të madh se një program i ri u hap nga kjo tribuna. Mirë- pu unë si një prej drejtuesve të gazetës (sikurse edhe e kishim bërë programin e gazetës që ajo të mos kthehet në një vegël të thjeshtë partiake), nuk mund ta lejoj këtë. Arsyeja e vërtetë kjo është. Gazeta, as do të ngrihet kundër, as do t’i bëntë shërbimin ndonjërit, përveçse shërbimin ndaj lëvizjes për demokraci e ndaj shtypit të vërtetë demokratik. Po përse të mos thuhet kjo arsye hapur edhe nga drejtuesit e Partisë Demokratike. Kjo do t’i lehtësonte ata, por edhe mua. Sepse, në fund të fundit, është e vërtetë dhe e vërteta ndihmon e lehtëson. Ama, në qoftë se ata kanë të vërtetë tjetër, që nuk e thonë dhe e fshehin qoftë edhe me mendimin për të më ruajtur mua, atëherë po iu them edhe sot që mundësisht ta thonë hapur, në faqet e gazetës, të buletinit, a të radios. Por të vërtetën. Ftohet se linçi i organizuar kundër jush zgjati vetëm tri orë. Si është kjo? Po, vetëm tri orë. Dhe orët më të vështira të ditës. Qe ora 15.00, tre e ditës, pra. Po bëhesha gati të largohesha nga zyra, kur shoh që po vinte drejt derës njëfarë Napolon Rroshi. Pak si duke u përdredhur, si me fytyrë të thar- tur, si me shpresë kur fsh- qicka nën lëkurën e tij, me një zë si prej plake dhe më thotë: «Ja Frrok, ky është materiali që është bërë për analizën e gazetës. Mbledhja bëhet sot në ora gja- sht». Dhe bëhe(n) të largohet. Unë u befasova: – Çfarë analize? i them. Mua s’më ka njoftuar njeri për këtë, as më ka marrë mendim (Vijon në faqen 2)

«... TË PAKTËN NË KOHËN E ENVER HOXHËS, BUKË KISHIM!»

ZOTËRINJ TË QEVERISË SË STABILITETIT! MOS U JEPNI RAST NJERËZVE TË THONË... Dikët e fundit shumë rreth të ve- ndit tonë e sidomos Lezha, Dibra, Tirana etj, janë ndodhur përballë një rritje të mungesës së bukës. Gjithkush e ka të qartë dhe e kupton fare mirë se e do të thotë të mungojë buka në shtëpi. Gdo ho- rë, rrethi keshaj do të ishte i te- rërt. Bërte fjalë për krizë të besi- mit dhe shkaqet e kësaj krize tipike shqiptare, dhënë. Politika e mbarë- shme e Enver Hoxhës është në the- mën e krizës së sotme. A e lidhni shqiptar, pazgjidhshmërisht me varfërinë dhe e gjithë jeta e tij u kalua e bukës. Po, po thello- het kriza e besimit. Mungesa e bu- kës mund të çojë në një katastrofë të paparashikuar. Uria e vereson ar- syen e njeriut. E bën atë vegël të fantazive rebele të çastit dhe ka mbyllur atë ç'do perspektivë. Nejse. Të kthehemi tek tema e këtij shkrimi: Mungesa e bukës. Si ka mundë- si të mungojë buka? — thonë nje- rëzit. Dhe kanë të drejtë. Vërtetë si ka mundësi të mungojë buka! Njerëzit janë mësuar me mungesën katastrofike të ujit (të cilin e pati marrë përparësi, ta zgjidhë dikur/ko- koha e 8-10 l PP-së) por me mun- gesën e bukës njeriu «mësohet dot». Al vdes. E në mes të agonisë, njeriu në një revoltë që s'del kujt adre- nohët, thotë: «Të paktën në kohën e Enver Hoxhës, bukë kishim». E thashë më sipër se ç'bukë ga- toi për shqiptarin Enver Hoxha: Bukë gjalë, Njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë pasi e kanë vuajtur mbi kurriz diktaturën që ai ushtroi mbi ta, por nuk gjejnë fjalë tjetër të shfijë mallëlin. Dhe kjo është kulmi i krizës së besimit. Qeveria e stabilitetit të vendit duhet ta ketë në qendër të vëmendjes problemin në fjalë. Pa zgjidhjen e këtij problemi çdo problem tjetër i çfarëdo rëndë- sie qoftë, është i destinuar të mbesë përcull. (vijon në faqe 4) MARASH MIRASHI

10 MËSHIRE, POR NDERIMI

Pafajësia është një emër kri- stal, e cila nuk duron shtoica e bashkëngjitje të tjera fjalësh pranë saj. Vetëm kështu e pa- ster ajo mund ta pranojë no- ciorin për të cilin ne e kemi formuluar atë. Është kjo pa- fajësi, e cila po troket më shu- më se kurrë në dyert e jetës sonë duke pritur me shpresë, dhimbje e durim kalimin nëpër pragun shqiptar për të lehtë- suar sadopak dhimbjet e shpirtit të të mbyllur në kombit tonë të masakruar deri në përçud- nim. Janë mijra e mijra të bur- gosur, të pushkatuar, të tortu- ruar, të internuar dhe të posh- tëruar që zënë kapituj të gjatë në historinë «e lavdishme» të diktatorit Enver Hoxha. Janë këta shpirtëra njerëzorë që shpresojnë të prekin përfundimisht tentakulat diktatoriale. (vijon në faqe 4) LUAN PENGILI Viti IV i botimit E premte 9 GUSHT 1991 E përjavshme Nr. 52 (174) LEKË 1