Një pyetje Ministrit të Bujqësisë: Ju rridhni nga monizmi apo monizmi ka rrjedhur prej jush?
Monizmin si sistem e larguam shumë përfundimisht. Jo pa sakrifica. Bile edhe me gjak.
Porse a e kemi larguar atë nga brendavetja jonë, nga brendavetja e secilit funksionar apo drejtues partie, ministri, drejtori, shefi, e një sërë zyrtarësh të tjerë në tërë piramidën shtetërore? A kemi dalë jashtë guaskës moniste apo jemi rrethuar me pluralizëm dhe kemi mbetur monista «modernë»?! Të largohesh nga një praktikë 46-vjeçare menjëherë, është e vështirë, kërkon punë e durim, porse gjithsesi duhet të largohet. Sido-mos drejtuesit kryesorë të qeverisë, ministrive dhe institucioneve qendrore. Ato rrezatojnë më larg me metodën e tyre të punës. Kultura e punës së tyre përfshin në spektrin e saj jo vetëm zyrtarët nëpunës të tyre, porse është si një far në hyrje e portit për anijet. Kështu që larg prej monizmit «modern», zotërinj! Larg nga brendavetja e djeshme dhe sa më afër çiltërsisë dhe transparencës. Para pak ditësh, i mbërthyer nga një ankth për fatin e ndërmarrjes, drejtori i NB Rrilës në rrethin e Lezhës, u drejtua te shefi i bujqësisë së rrethit Kolë Kola e më pas shumë të tjera kanë pllakosur në këtë ndërmarrje. Zgjidhja? Ndaria e saj në dy ndërmarrje. Nga ana e shokëve të rrethit u mirëprit kjo ide si dhe u studiuan edhe disa variante të tjera. Duhej veçse një miratim në ministrinë e Bujqësisë. Me peshën e halleve të 720 punëtorëve drejtori Sazan Velaj ngjiti shkallët e Ministrisë dhe trokiti në zyrën e ministrit të bujqësisë, te shoku Nexhmedin Dumani. Përgjigja e tij: JO! Pas «jo»-së së ministrit filloi vala e shkatërrimeve në krejt ndërmarrjen: u pushtuan zyrat, u vodhën, u dogjën dhe morali për punë tek 720 punëtorët e kësaj ndërmarrje ra në shifra zero! Pra një përgjigje jo korrekte e ministrit pushtet bën që qindra punëtorë të mos gjejnë brenda vetes së tyre një forcë të re morale për të punuar në ndërmarrjet e reja, siç ishte menduar. Një përgjigje e tillë la një shije të thartë tek ata për ministrin e tyre, la shteg për interpretime të ndryshme, bile nganjëherë edhe marramendase, si «e bën me qëllim», «akoma është për ndërmarrjet shtetërore që të fillojnë në det e të mbarojnë në lumin Mat.», «Monizmi ka njerëzit e vet në pushtet». Ju nuk patët kohë të merreshit me të apo e bëtë me qëllim dhe ngjitur me këtë pyetje, edhe një tjetër: Jeni apo nuk jeni për zgjidhje të shpejta siç kërkon vetë kryeministri Ylli Bufi? Që rridhni nga majepiramide, ku dilnin sekretarët e monizmit, pra nga KQ i PP-së këtë e dimë, që nuk ishit për privatizimin e shpejtë, edhe këtë e dimë, porse që të pengoni me qëllim apo pa qëllim në këto ditë të mbarsura me tension të ri politik, atëherë duhet të mbani përgjegjësi, zoti ministër! Nëse akoma se keni larguar nga brendavetja monizmin dhe metodën moniste të aparatit të KQ të Partisë së Punës, atëherë bujqësia do t’i shumëfishojë hallet e saja. Për të qenë më të sinqertë: Me një fakt si ky, nuk mund t’ju përgjegjësojmë tërësisht për monist, porse në qoftë se këmbëngulni se në rastin e mësipërm nuk keni faj dhe se nuk do t’i jepni zgjidhje, atëherë do të na jeni të drejtë t’ju quajmë një monist «modern»! Shënim: Zoti ministër! Në qoftë se keni ndërmend të ktheni përgjigje për këtë artikull, do të ishte më mirë ta sillnit atë për botuar në «KOHA JONË». Ju sigurojmë se nuk i bëjmë asnjë «operacion» artikullit — përgjigje nga ana juaj. Megjithatë përgjigjja më e mirë do të jetë zgjidhja e problemit për të cilin janë në ankth 720 punëtorë.
… terrnj! Larg nga brendavjetja e dje-shme, dhe sa më afër ciltërsisë dhe transparencës.
Para pak ditësh, i mbërryer bujqësisë së rrethit Kolë Kola e më pas te kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Agron Dibra. Shqetësimi ishte ky: Në qoftë se nuk bëhet një riorganizim i ri në ndërmarrje, sidomos ndarja e saj në dy të tilla, atëherë gjithçka do ta merrte lumi. Vjedhjet, plaçkitjet, mosinteresimi e…
… je për interpretime të ndryshme, bile nganjëherë edhe marramendëse, që të fillojnë në det e të mbarojnë në lum Mat…», «Monizmi ka njerëzit e vet në pushtet», etj, etj.
Besoj se kemi të drejtën morale, zoti ministër t’ju pyesim publikisht: Kur iu paraqit projekti nga drejtori në fjalë përse nuk e miratuat, kur edhe shokët e rrethit e kërkonin me urgjencë këtë zgjidhje?
MOS FYENI NAPOLEON ROSHI
Zoti Napoleon! Lexova kryeartikullin e gazetës «Rilindja dhe shoqatat politike në Shqipëri» të datës 10 gusht të këtij viti.
Zoti Napoleon! Lexova kryeartikullin e gazetës «Rilindja dhe shoqatat politike në Shqipëri» të datës 10 gusht të këtij viti me titullin «Bashkërendim sulmesh kundër demokracisë», që në thelb s’qe asgjë tjetër veçse një replikë me paraardhësin tuaj, zotin Frok Çupi, pasi ky i fundit kish dhënë një intervistë në gazetën «Koha jonë» dhe jo një autointervistë, siç pretendoni ju në mënyrë absurde. Duam t’ju kujtojmë disa gjëra që kanë të bëjnë vetëm me fyeriët që ju zoti Napoleon i bëni gazetës «Koha Jonë». Ju e keni titulluar gabimisht (krye) artikullin tuaj «Bashkërendim sulmesh kundër demokracisë» duke qenë i bindur edhe ju vetë qysh më parë se në atë shkrim do të jepnit vetëm argumente që të mbronit veten nga ato që ju i quani sulme (të drejta apo të padrejta) të zotit Frrok Çupi dhe asgjë më tepër. Ku e gjeni të drejtën morale të paktën për të vënë një titull të tillë sipër, një replike të zakonshme? Ju nuk jeni njeriu i vetëm që përfaqësoni demokracinë në Shqipëri; ju ... Ju garantojmë që nuk është në nderin e gazetës sonë që të botojmë autointervistë për intervistë. Ju këshillojmë që të hiqni dorë nga një psikozë e tillë. Mos fyeni, zoti Napoleon Roshi! Na vjen çudi zoti Napoleon, me të vërtetë çudi. Sa të ndershëm jeni ndaj kritikave. Dhe në ç’kohë se! Në pluralizëm?! Shumë çudi: vetëm Enver Hoxha ishte i «praktikuar»... «praktikueshëm» (!) Po engjëjt ranë për të mos u ngritur më. Sa për atë që thoni ju, «autointervistën», e vërteta është se N’Kollë Lesi që para 3 javësh tregoi pyetjet që kishte botuesi që kishte përgatitur për zotin Frrok Çupi. Unë nuk e kam ndërmend të mbroj gazetarin e mirënjohur demokrat, Frrok Çupi, pasi nuk e kemi marrë përsipër në këtë gjë. Por, me ju, zoti Napoleon, më duket se ngjet si me atë nusen lozonjare që ngaqë nuk ka ç’t’i bëjë «burrit», zihet gjithë ditën me «vjehrrën». Mos fyeni, zoti Napoleon! Ju jeni gazetar me përvojë! Sa për t’a bërë të ditur, po u themi se gazeta «Koha jonë» është organ i…
… me asgjë Roshit! Ku e gjeni të drejtën morale të pakten për të vënë një titull të tillë sipër, një replikë të zakonshme? Ju nuk jeni njeri i vetëm që përfaqësoni demokracinë në Shqipëri; ju përfaqësoni vetëm zotin Napoleon Roshi. Pra, gabimi juaj i parë zoti kryeredaktor nis që te titulli i shkrimit.
Ti e quan veten demokrat. Është e drejta jote. Po pse ua privoni këtë të drejtë atyre që nxjerrin gazetën me shumë sakrifica, mes të cilëve ka edhe studentë të avangardës së madhe të demokracisë, bile edhe pjesëtarë të grevës së urisë?
Nga e keni mësuar ju se gazeta «Koha jonë» është degë e ZP-së? A gjeni dot argumente për ta vërtetuar këtë? A e keni kurajon të takoheni me këshillin botues dhe redaksinë e gazetës «Koha jonë», t’ia thoni argumentet tuaja ndër sy? «Koha jonë» është organ…
… se deri nuk kanë të jeni të drejtë t’ju quajmë një monist «modern»!
… me (të drejta apo të padrejta) të…
«Besoj se jam e para femër futbolliste shqiptare..»
POSAÇËRISHT PËR GAZETËN «KOHA JONË», LEZHË
«Besoj se jam e para femër futbolliste shqiptare..»
Me kënaqësinë më të madhe po ju drejtohem Ju, shokë të redaksisë së gazetës «KOHA JONË». Nëpërmjet gazetës edhe gjithë lezhjanëve. Jam vajzë me origjinë nga Lezha, nga fisi i Narkajve. Kam marrë gazetën «KOHA JONË» të cilën ma kanë dërguar në Suedi njerëzit e fisit tim në Lezhë. Ju falënderoj edhe për artikullin që keni bërë për mua në gazetën lezhjane. Por, megjithëse autori i shkrimit, zoti Nikollë Lesi, kërkon që unë të bëj një artikull në «Koha jonë» për veten time, për mënyrën se si u bëra futbolliste në Suedi, për medaljet e arta që kam, etj, etj., më lejoni të filloj zotërinj të gazetës. Jeni të lutur ta botoni të plotë letrën time:
Kam lindur më 19 qershor 1975 në qytetin e vogël të Katrineholmit në Suedi. Në moshën tri vjeçare fillova me rrëshqit në ski në akull, kurse në moshën gjashtëvjeçare fillova të merrem me gjimnastikë, ku kisha si ideal të arrija rumunen Nadia Comaneci. Kështu që në vjeshtën e vitit 1981 fillova në shkollën e gjimnastikës. Pas katër muajsh pata ndeshjet e para, ku unë, edhe pse 6 vjet me e vogël se kundërshtarja, mora vendin e dytë në klub. Fitova klasifikimin për të marrë pjesë në ndeshjet krahinore dhe dy muaj më vonë në ndeshjet e para, ku zura vendin e parë dhe më u hap rruga e fitoreve. Në kam marrë dekorata të shumta. Pak më vonë…
… arritja, por më vonë u forcova dhe kalova të merrem me vrapime, si: 100 m, 200 m, 800 m, kërcim së gjati, etj.
U bëra luaj futboll. Kam sukses të shumta. Në vitin 1990 u shpalla lojtarja më e mirë e vitit në futboll.
Po në këtë vit, morëm pjesë në kampionatin botëror për femra në Openham të Danimarkës, ku ishim 62 skuadra. Klubi im i Vermbolit të Katrineholmit zuri vendin e parë dhe fituam kupën në ndeshjen finale ndaj Norvegjisë. Unë shënova dy gola. Jemi skuadër shumë simpatike. Tani jam e semurë, pasi kam vrarë gjurin. Eci me shkop këto ditë. Më goditi me sghelma një mbrojtëse, pasi shënova dy gola në një ndeshje futbolli.
Me kaq po e përfundoj letrën për ju të dashur gazetarë të «KOHA JONË».
Në qoftë se ka mundësi më botoni në gazetë edhe një fotografi timen. Kam dalë, kur merresha me gjimnastikë (Foto: Tomas Nil-son)
Me nderime dhe respekt për gazetën
LIBRA TË RINJ
Këto ditë pritet të dalin nga shtypi dhe të vihen në qarkullim nga shtëpia botuese «8 Nëntori» këta libra:
1. Alia Ramiz: «Nëpër analet e dredhive politike 1990-1991»
2. Nano Fatos: «Distancimi ndaj marksizëm-leninizmit dhe figurës së shokut Enver Hoxha, mënyra e vetme për të marrë vërtetë zgjidhjet e ardhshme».
3. Berisha Sali, «Rruga për në Evropë kalon nga Amerika».
4. Godo Sabri: «Epicrat e Evropës dhe rëndësia e tyre në fushatat elektorale».
5. Gjinnushi Skënder «Socialdemokracia evropiane dhe kamigjia politike në Shqipëri».
6. Gjoleka Mëno: «Perspektiva e ndritur e fshatit, aderimi në Partinë Agrare».
7. Beqiri Idajet: «Domosdoshmëria e krijimit të Partisë së Unitetit Kombëtar».
8. Hoti Namik: «Ekologjia e kapelës dhe rëndësia e bletës në zhvillimet sociale në Shqipëri».
9. Barka Panajot: «Trojet greke në Veriun e Shqipërisë».
10 Milloshi Hysni: «Zbulime arkeologjike nga epoka e gurit, simbolet e Enver Hoxhës dhe ato të kryetarit Mao».
Për drejtorinë e Shtëpisë botuese
Zëdhënësi
EDMOND KACELI