ZP - ja GJITHAN GJAH TË NGORDHUR
Mbas asaj fushate të ndryrë elektorale që zhvilloi «ZP-ja në faqet e saj në periudhën e zgjedhjeve, mendohëj se do të ndërrohte formën e gjënjeshtrave dhe shpifjeve që u shkruan nga bijtë e saj, besnikë të partisë, kundër opozitës dhe opozitarëve. Them të paktën formën, pasi përmbajtja e tyre (gjënjeshtrave dhe shpifjeve) ka qenë, është dhe do të jetë po ajo: e ndyrë.
Janë të freskëta gjënjeshtrat e shpifjet që fabrikoheshin nga zëdhënësja e komunizmit, ZP-ja, për liderët kryesorë të opozitës, të cilët në ato momente të Rilindjes Demokratike dhe të shkatërrimit të udhëheqjes komuniste në Shqipëri vunë kokën në rrezik për të fituar atë që pothuaj e fituam: DEMOKRACINË.
Lloj-lloj formash e poshtërsish u përdorën nga kalemxhinjtë e ZP-së për të penguar dhe sulmuar opozitën në ato momente tepër delikate të paragjedhjeve. Dhe në një farë mënyrë pak a shumë ia arritën qëllimit. PP-ja fitoi në zgjedhje. Shumë herë shkruhej për mosbesimin, që gjoja kishte populli dhe sidomos fshatarët për opozitën e kryesisht PD-në, pasi këta ishin të paaftë për të drejtuar, karrieristë, të pamoralshëm, bukëshkalë, se këta duan ta shesin Shqipërinë, se nēna Parti (PP) është e vetmja që i do të mirën Shqipërisë, se këta ishin kundra Enverit, komunistit të orëve të para (stalinistit të përmasave të papara),
epoken 46-vjeçare të komunizmit. Nuk lanë anëtar të opozitës pa biografi, epitete e krahasime e ku ta di unë se çfarë fëlliqësirash të tjera u shkruan (u shpifën) kundër kësaj opozite, foshjnjë 2-3 muajshe, por që u dha një goditje aq të fortë, sa dhe sot e kësaj dite s’e kanë marrë veten akoma.
U shkruan, u harruan.
Por zakoni i vjetër nuk harrohet. U lodhën me Berishën, Pashkon, Çupin, Hajdarin etj dhe filluan me tërë të renë, PSD-në, me Gjinushin e Bashkurtin e «Alternativën SD». Më vonë filluan të dalin në skenë të zhgjënjyerit dhe të persekutuarit e PD-së. Kjo i jepte dorë ZP-së për t’u bërë e besueshme dhe zemërmirë për të «persekutuarit», për të marrë në mbrojtje dinjitetin dhe autoritetin e këtyre «desidentëve» opozitarë, njëkohësisht për të luftuar opozitën me anëtarët e saj. Dhe shumë «desidentë» dhe të «persekutuar» duke parë mundësinë e afirmimit të tyre në faqet e ZP-së dhe pamundësinë në RD apo në radhët e PD-së filluan të dalin hapur ndaj vijës së PD-së apo liderëve të saj. Mundet që ndonjëri edhe të ketë pasur ndonjë farë të drejte, por të gjesh shpëtim te ZP-ja, mua nuk më duket e ndershme dhe e arsyeshme. Edhe PD-ja, PR-ja e PSD-ja (nuk flas për PP-në) mundet të bëjnë dhe bënë gabime, por ato mundohu t’ua thuash në sy, bile në shtypin e tyre ose në shtyp opozitar të njohur. Nuk e kuptoj si u bëfshi anëtarët më të parë të PD-së dhe një nga qè përgatitën ardhjen e 8 dhjetorit. Se nga doli tani ky lloj Rrushi, si nismëtar i parë i lëvizjes studentore, këtë s’e marr vesh. Rrushi i papjekur apo i kalbur u bë i njohur vetëm nëpërmjet repl ikës së tij në ZP. Dhe ZP-ja e gjyjan mirë këtë lloj gjahu. E nuhat në mënyrë të çuditshme gjahun e ngordhur.
Ju rren mendja se jeni bërë gazetë interesante, zotërinj të ZP-së, E keni gabim. Me këto lloje «sensacionesh» gjithmonë do të ngeleni gazeta më e palexueshme, ashtu siç jeni sot. Nuk ka faqe e shkrim në gazetën tuaj që PD-ja, PR-ja, PSD-ja, RD-ja, republika e Alternativa të mos përsëriten nga 20 herë, aq sa në pamjen e parë mund të mendosh se është gazetë e Opozitës.
Vite e dekada të njëjtën fytyrë pate, gënjeve e mashtrove, shave e ofendove lloj-lloj personash, miq e armiq, parti e organizata, shtete e kombe nën titullin «Zëri i popullit». E si mund të jesh zëri i popullit ti?! Ti që asnjëherë nuk e the të vërtetën siç ishte. Duke mbajtur këtë titull, ti ofendon një popull të tërë dhe e quan gënjeshtar, megjithëse zëri i popullit asnjëherë nuk u pasqyrua, por zëri i bllokut dhe i bllokmenëve. Zëri i popullit nuk mund të përfaqësohet nga një gazetë e një partie kurvë si PPSH-ja, që bën dashuri me kushëdi sa dashnorë dhe që tani në pleqëri, në prag të daljes
PD-në, pasi këta ishin të parët ta shesin Shqipërinë, se në se këta ishin kundra Enverit, komunistët të orëve të para (stalinistët të përmasave të papara), ndërfutësit (shkatërruesit), ndërkufizuesit (errësuesit), edukatorit (diktatorit) të Shqipërisë socialiste. Letra e telegrame të cilat gjoja mbanin nënshkrimin e dhjetra qytetarëve e fshatarëve, por nuk botohej asnjë emër konkret, shprehnin besimin se vetëm nën udhëheqjen e PP-së do arriheshin ditët e lumtura dhe se PD-ja e PR-ja po kërkojnë të shkatërrojnë ato fitore të arritura në jetën e drite, (nuk flas për PP-në) mundet të bëjnë dhe bëjnë gabime, por ato mundohtu t’ua thuash në sy, bile në shtypin e tyre apo në shtyp jopartiak dhe jo në ZP. Një padrejtësi u ndodhi edhe drejtuesve të PD-së në Lezhë. U kërkua që të dilnin në shtyp dhe të thonin të vërtetën. Por nuk pranuan. Thanë se ato që kemi për të thënë do t’i themi në konferencën e partisë dhe, në qoftë se aty nuk reagohët, do t’i themi në shtyp, por kurrë në ZP.
I tillë ishte rasti i zotit Valter Rrushi, i cili e quan veten një nga drejtuesit e karrierës edhe një nga përfaqësuesit e Zërit të bllokut dhe e gazetë e një partie kurve si PPSH-ja, që bën dashuri me kushedi sa dashnorë dhe grej tani në pleqëri. Në prag të daljes në pension, ndërroi emrin me pretekstin e rino(v)imit.
Mund të quheni «Zëri i së pavërtetës», «Zëri i bllokut» apo «Zëri i socializmit». Në asnjë mënyrë «Zëri i popullit». Në emër të rino(v)nimit edhe këtë mund ta ndërro(rni), shokë të «Zërit të...».
LETER E HAPUR ZOTIT SALI BERISHA
Unë që po ju shkruaj jam anëtar i PD-së. Për të mos u zgjatur, po ju kujtoj se mjeku Paulin Gjonaj dhe Gjokë Lleshi janë nismëtarët e krijimit të Komisionit të Degës së PD-së për Lezhën. Unë jam i tretë. Nuk po ua kujtoj si «Beluli», porse kështu është e vërteta, pasi në kanë dalë disa «demokratë» drejtues në Lezhë në krye të PD-së, sikur vetëm atyre u e dhëmb zemra për demokraci! Unë punoj mekanik në portin detar të Shëngjinit. Pra, mekanik do të mbes, edhe po të më ndihmoni që të dalë drejt(a) si dhe e dy shokëve të eliminuar nga karrierizmi i drejtuesve të sotëm. Nga PD-ja fitoj vetëm demokracinë. Asgjë tjetër. Dua t’ju sqaroj si u krijua komisioni Nismëtar në Lezhë. Në fillim e patëm të vështirë. Shumë njerëz nuk na u afruan. Dikush e bënte nga frika e regjimit, dikush për të ruajtur vendin e punës dhe ndonjë tjetër priste rastin, për të korruptur frytet e demokracisë. Megjithë presionet që na u bënë: do t’u «heqim kokat», «do ta pësoni» etj., arritëm të formojmë komisionin nismëtar prej 10 vetash. Sot kanë mbetur vetëm dy! Pas datës 12 janar, kur u zhvillua edhe mitingu i PD-së ...tivi i të rinjve të PD-së. E eliminuan Esat Ag roni. Gjithashtu në Zadrimë u vendos kandidatë për deputet Jak Pjetri e jo Agron Belishova. Vetëshpallja e kandidaturave të Esatit dhe Agron Belishovës shkaktoi protesta në zgjedhësit e zonave respektive. U desh vetëm ndërhyrja Juaj. E Gramoz Pashkos, Preç Zogajt dhe Gjokë Jakut që zgjedhjet t’i japin votën Esat Myftarit. Më datën 9.6.1991 u zhvillua aktiv i PD-së për rrethin. Fill u kontradiktat e ashpra. Gjolë Jaku u ngrit e tha se pikërisht këto vijnë nga Agron Belishova. Prapë debate të ashpra. Prapë makinacione. Njerëzit, pra anëtarët, dolën përjashta nga salla. Edhe i deleguari juaj tha se kjo gjë nuk është demokratike. U la për në nëntërë tjetër. U kërkua të vinit edhe Ju, zoti Sali. Por me sa duket keni pasur punë të shumta në Tiranë. Më në fund aktiv i u mblodh, por jo të gjithë. Njerëzit ishin aty për të më kokrra se kush duhet të vinte në mbledhje. Atëherë fitoi Agroni. U bë kryetar. E gjithë kjo të kujton ardhjen e diktatorit Enver Hoxha në pushtet, i cili eliminoi gjithë shokët e tij për t’u bërë drejtues i Partisë Komuniste. Me sa duket i ka mësuar mi- mirë taktikën e akrobacitë Enveri. Çdo gjë në Lezhë për PD-në e vendos zoti Belishova. Për këto ju kemi vënë në dijeni edhe Ju, por nuk keni kthyer përgjigje. Keni basur halle të shumta, se sa duket. Porse do të bënit mirë të vini e të bisedoni me gjithë demokratët lezhjanë. Me intelektualët e vërtetë, me zjarrin e zemrave lezhjane, studentët, e jo të dëgjoni servilët dhe karrieristët si Agron Belishova dhe Esat Myftari të cilët kanë prishur aq shumë imazhin e demokracisë. u kanë dhënë një armë të fortë në dorë atyre forcave që duan të rrënojnë e të shkatërrojnë rrugën e demokracisë. Mos harroni, për 45 vjet Parti Puna në Lezhë, kurrë s’pati sekretar të parë lezhjan, vetëm jabaxhinji. Kështu e ndiente veten shumë të fortë Enveri në Lezhë. Nuk duan dhe as duam ta besojmë që edhe PD-ja do të ecë në atë rrugë autokracie të fqilluq ve dhe asaj si kanë munguar as në ditët e stuhishme, as tani demokrati e vërtetë.
presionet që na u bënë: do t’u themi fitoni Agronin. U bë «heqim kokat», «do ta pesoni» për t’u bërë njëherësh Kryetar i Partisë Komuniste. Me sa duket i ka mësuar stuhishme, as tani demokrati e vërtetë.
Gazeta «KOHA JONË» lufton për demokraci të vërtetë
Gazeta «RD»-së, e datës 4.9.91, në rubrikën «Posta e «RD»-së», ndër të tjera boton dhe letrën e Zana Halimit nga Vlora. Zonja në fjalë thotë pak a shumë se është e zemëruar nga që ish-kryeredaktori i «RD»-së Z. Frruk Çupi «i ka dhënë intervistë një gazete moniste». Fjala është për gazetën «Koha jonë», organ i Bashkimit të gazetarëve të rrethit të Lezhës.
Me anën e këtij shkrimi nuk dua të polemizoj me zonjën nga Vlora, pasi asaj ashtu ia ka marrë mendja dhe ashtu ka shkruar, pavarësisht se ndoshta nuk e ka lexuar asnjëherë gazetën «Koha jonë». Në fund të fundit ajo mund të ketë aftësi të kufizuara për të gjykuar objektivisht në nivelin dhe fizionominë e një gazete. Ky invaliditet nuk e privon atë nga e drejta për të thënë ose shkruar mendimin e saj. Kjo është arsyeja që unë nuk kam asgjë të keqe me letërshkruesen e zemëruar nga Vlora. Vërejtja ime konsiston në faktin që «RD-ja» ka marrë guximin për të publikuar këtë mendim varfanjak. Redaktori i «RD»-së, këshilli i saj botues, në të cilët shumica janë njerëz që me penat e tyre i kanë shërbyer dhe i shërbejnë demokracisë së vërtetë, duhet ta kishin kuptuar se botimi i kësaj letre është mungesë etike, shpreh ngutje, mungesë përgjegjësie dhe do të thotë përputhje mendimesh mes «RD»-së dhe zonjës Zana. Me sa shohim edhe «RD»-ja ka mendimin që «Koha jonë» është gazetë moniste.
Tamam dua të sqaroj «RD»-në. Gazeta «Koha jonë» që kur u shkëput nga influenca zyrtare e ish-Komitetit të Partisë së rrethit, ka pasqyruar probleme të ndryshme që kanë shqetësuar rrethin dhe probleme të këndit mbarëkombëtar. Në të kanë shprehur mendimet e tyre qeveritarët, mjekët, sindikalistët dhe poetët e thjeshtë. Në faqet e kësaj gazete kanë gjetur tribunë për të shprehur mendimet e tyre shumë anëtarë ose simpatizantë të partive opozitare.
Këtë e dëshmon më së miri çdo numër gazete dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme të cilën nuk mund ta zvetënojë as të manipulojë asnjë lloj Zane, qoftë edhe zanë mali gojëdhënash.
TRAZIRA NË GJERMANI
Sikurse njofton agjensia gjermane e lajmeve DPA, këto ditë Gjermania është përfshirë nga një valë e re grevash për ngritjen e letrës higjienike.
Grevisët do të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, nëse ajo nuk është në gjendje të plotësojë shijen e grevistëve.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi dje para gazetarëve se qeveria gjermane e ndodhur në vështirësi përballë kërkesës së grevistëve, është e gatshme të japë dorëheqjen.
HUMOR NGA EDMOND KAÇELI
A SAJOJMË NJË PARTI?
Takohen tre të panjohur rastësisht në shkallët e Komitetit të rrethit të Lezhës. Në muhabet e sipër marrim vesh se janë njëri nga Kashnjeti, tjetri nga Mamathia, kurse i treti nga lagjja e Gurrave. Dhe që të tre marrin vesh se janë të papunë.
Kashnjeti: Haj med, besa!
Manatiasi: Po sikur të bëjmë një parti?
Gurrasi: Mos do të thuash që të krijojmë ndonjë shoqatë miqësie?
Kashnjeti: Pak më lart, sikur të bëjmë një Parti?
Manatiasi: Heç aty! Hajt bëjmë një parti me social para ose...
Gurrasi: Para ose mbrapa, pak rëndësi ka,
Të tre: Të nisim parti...!