Mafia shqiptare në Greqi - një sajësë e grekërve apo një realitet?
Kanto Syku, personazhi numër dy i gazetave greke
GJATË JAVËS QË KALOI POTHUAJ NË TË GJITHA GAZETAT KRYESORE GREKE NJË VEND TË RËNDËSISHËM NË FAQET E PARA TË TYRE I KUSHTUAN VRASJES SË NJË DJALI TË RI LEZHJAN NGA NJË GRUP HAJDUTËSH SHQIPTARË.
NË LAJMET E ASAJ DITE TELEVIZORI GREK JEPTE ALARMIN: MAFIA SHQIPTARE NË GREQI! MAFIA SHQIPTARE NË GREQI!...
• GJATË JAVËS QË KALOI POTHUAJ NË TË GJITHA GAZETAT KRYESORE GREKE NJË VEND TË RËNDËSISHËM NË FAQET E PARA TË TYRE I KUSHTUAN VRASJES SË NJË DJALI TË RI LEZHJAN NGA NJË GRUP HAJDUTËSH SHQIPTARË. • NË LAJMET E ASAJ DITE TELEVIZORI GREK JEPTE ALARMIN: MAFIA SHQIPTA- RE NË GREQI! MAFIA SHQIPTARE NË GREQI!... Shqiptarët vrasin shqiptarët 100 m nga kisha e Shën Pjetrit në Koropi është një ish-stallë e ndarë në dy pjesë, në të cilën janë strehuar refugjatë shqiptarë. Ky kamp u sulmua nga një grup njerëzish. Krimi, i cili nuk është sqaruar ende nga organet e policisë, u bë rrëfim në mesnatës së ditës së dielë. Disa ditë më parë është përhapur një lajm se shqiptarët banues në këtë ish-stallë, kanë pasur dollarë të ruajtur. 27 vjeçari Ludovik Syku u qëllua me armë zjarri nga një pjesëtar i bandës dhe vdiq menjëherë. Që nga ky moment e më pas, përshkrimi i ngjarjes u bazua në dëshmitë e shokëve të Ludovikut. Rreth mesit të natës, një grup njerëzish me maska në kokë, i përbërë prej gjashtë vetësh, i afrohet banesës. Të gjithë banditët ishin me motorçikleta, të armatosur me dy pushkë, dy pistoleta e karigeje dhe iu afrua derës, e cila kishte filluar të çahej. Sapo dera u hap, Ludoviku u gjend ballë për ballë me një tyte pushke. Nuk arriti të shprehej dhe kështu provoi një batare në anën e majtë. Saçmet (kalibri 7) ndaluan zemrën e tij. Shokët e tjerë vrapuan për të lajmëruar fqinjën e tyre Kostandino Gjika, i cili sinjalizoi menjëherë policinë. Në rajonin e policisë u grumbulluan shumë shqiptarë që banonin aty rrotull si dhe fqinjë të tjerë. Ata pohuan se banditët erdhën për të grabitur, por të ndodhur përballë një vrasjeje të papritur, ia mbathën me të katra. Policia beson se gjendet në gjurmët e krimit dhe është e mendimit se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes shqiptarëve të asaj krahine. Megjithatë sipas pohimit të vë- [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] Intervista (vëllait të të vrarit në Greqi) iu mor ditën e shtunë, datë 14 shtator në shtëpinë e tij në fshatin Tale të Lezhës. Ditën e vrasjes ishim të gjithë së bashku. Darkën e kaluam në lokal «Platia» në Koropi, 20 km larg Athinës. Në tavolinën time ishte djali i xhaxhait, vëllai dhe një tiranas. Përballë kishim një djalë nga Shëngjini. E quajnë Agron Ziu. Në moment vjen një refugjat nga Puka dhe i thotë Agronit me zë të lartë: «Ikni shpejt. Është vrarë një njeri. Po vjen policia greke». U larguam. Vajta në shtëpi. Kurse vëllai, Ludoviku, i cili u vra më vonë, kështu e thoshte djali i xhaxhait. Afër orës 24.00 ai vjen në shtëpi. Pa kaluar as 10 minuta kemi dëgjuar zëra që thërrisnin: «Dilni përjashta. Kemi një punë me ju». Ndezëm dritat e oborrit. Ishin gjithsejt shtatë veta të maskuar në fytyrë, me pushkë, pistoleta dhe armë gjahu. Në duar mbanin edhe sëpata. U kërkuam se përse kishin ardhur në këtë orë dhe pse ishin maskuar. Insistuan të hapim portën. Pastaj shtinë në ajër me çiftë. Njëri vetëm fliste shqip. Të tjerët nuk bënin zë. Ai që fliste thëkson menditor. Pas njё ore ato shqyen derën. Ludoviku, doli i pari për të mos i lënë të hynë brenda. Në moment qëllohet me armë. [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] Eçën dy tre hapa dhe bie për tokë. Në moment vdiq. Atëherë ato ikën me vrap. Dolëm. Më pas erdhi policia greke. Asnjë shenjë. Mbi 30 shqiptarë u thirrën në polici. Edhe Agron Ziu nga Shëngjini dhe punikiani. Atë natë, kur u krye krimi, njëri ishte më i gjatë të tjerët. Këtë e kam dalluar mirë. Të nesërmen ishte rruar! Ia thamë edhe këtë fakt policisë greke. U sqaruam se «lajmi» që solli në restorant punikiani: «Ikni se kanë vrarë një njeri...» nuk ishte i vërtetë. Pra kishte të gënjyer. Përse? Le ta gjejë policia. Të gjithë shqiptarët na kanë ardhur për ngushëllim për vëllain nga Greqia. (Ludoviku ka ndëjtur tri ditë në morg). Nuk na erdhën vetëm dy djemtë nga Shëngjini, vëllezërit Josif Ziu dhe Agron Ziu si dhe punikiani. Rastësi!? Pikërisht këto janë arratisur nga Greqia. Ose më saktë janë fshehur, pas ngjarjes. Ne vetëm dyshojmë. Faktet le t’i gjejë hetuesia dhe policia. — Desha të shtoj se vëllait në morgun grek i vodhën orën si dhe rrobat. U detyruam t’i blejmë të tjera. — Një mik i mi, grek, Jani Haxhis, xhezbandist po merret me këtë ngjarje në ndihmë të zbulimit të së vërtetës. Televizioni grek dy ditë rresht jepte lajme sensacionale për vrasjen e Ludovikut. Përfundimisht, mua më vdiq vëllai, pa e ditur vrasësin...
... me pas, përmendnin ngjarjes bu baza gjashtë vetash, armatosur me dy pushkë, dy pistoleta dhe dy sopata. Ata flisnin shqip. Grabitësit filluan të godisnin me forcë mbi derë. Të dy vëllezërit (Ludoviku me shokë) nuk po e hapnin. Atëherë mbi derë filluan të flisnin sopatat. Ludoviku u çua, rrëmbeu një këmbë
Një mendim për përforcuesin televiziv të kanaleve italiane
• Vetëm RAIUNO dhe RAIDUE shikohen në verë, kurse në dimër Titogradi. Kemi më shumë nevojë për kulturën italiane apo atë jugosllave!? Deri para pak muajsh aktiv-vest e frontit dhe të organizatave bazë të PP-së ishin në vigjilencë për të rrëzuar çdo antenë të drejtuar nga italiani. Shfaqja e huaj — thoshte lideri partiak komunist, E. Hoxha. Kaq duhej dhe dhjetra e mijëra «aktivistë» turrëshin për të çuar në vend fjalën e tij. Paçka se vetë BLLOKISTËT i ndiqnin vetë stacionet e huaja. Thonë se Rita Marko e Nexhmije Hoxha pëlqenin TELENORBÉN. Nejse. Iku ajo kohë. Tani përse nuk punohet për vënien në punë të përforcuesve televizivë në të gjitha rrethet? Elbasani, Berati, Përmeti e së fundi Rubiku e kanë zgjidhur këtë problem. Po të tjerët? Tirana ka nevojë që gjatë gjithë vitit t’i ndjekë të gjitha stacionet e jo vetëm në verë. Lezha, duke pasur si pikë të veçantë malin e Tyrbes mund edhe duhet të vendosë përforcuesin. [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] Nga lezhjanët kërkohet një shumë lekësh simbolike. Bëj so të gjithë banorët e qytetit të Lezhës do ta pëlqenin këtë ide. Ndaj, do të ishte mirë që një grup inxhinierësh lezhjanë në bashkëpunim me ato të TV të Tiranës të fillonin nga puna. RAMË MUJA
Kërkojmë mafien shqiptar
Rreth orës 01 pas mesnate, një bandë e armatosur me pushkë gjahu dhe pistoleta gjendet në oborrin e një banese ish-stallë në Koropi, të cilën e kishin marrë me qira për 40 mijë dhrahmi në muaj Ludoviku me shokët e tij. Banditët thërrasin shqip: «Hapeni, do t’iu djegim». Dëgjentë ngrihen të trembur. Vrasësit me një sopatë thyejnë xhamin e portës, e cila ndërkohë hapet dhe ata hyjnë brenda në korridor. Në këtë moment, të sulmuarit, për t’u mbrojtur, thyejnë një karrige dhe prej tyre i presin vrasësit me këmbë karrige në dorë. Përballë kësaj kundërveprimi njëri prej vrasësve qëllon me pushkë. Saçmet godasin për vdekje 27-vjeçarin Ludovik Syku. Banditët (gjashtë vetë) pasi qëllojnë edhe një herë në ajër, zhduken dhe në shpejtësi. Në lagjen ku rrinë, në Leoforo NATO të Koropiut, nuk ndodhin shumë njerëz për t’i ndihmuar. Dy prej tyre mundën të arrijnë pak para orës dy të mëngjesit te shtëpia e z. Niko Gjika. «Më zgjuan me të bërtitura e me gara. Mora një pushkë gjahu që kisha dhe vrapova për t’i ndihmuar, por ndërkohë Ludoviku kishte vdekur» — tregon z. Gjika. Shokët e Ludovikut që shkuan në rajonin e policisë, mbetën të mbyllur aty për gjithë natën të trembur dhe duke qarë papushim.
(Marrë nga gazeta «TA NEA»)
Një mesnatë e pagëzuar me gjak
Gjashtë vetë të maskuar (me koka të mbuluara), të përgatitur për krim (mendohet të jetë hakmarrje) vrasin patriotin e tyre, refugjatin Ludovik Syku, i cili banonte në një lagje të Koropiut, 100 m larg kishës së Shën Pjetrit. Ai banonte aty me të vëllain dhe 5 shokë të tjerë. Vrasësit këputin çelësin me sopatë. Përveç kësaj ata mbanin dhe pushkë gjahu dhe pistoleta. Flisnin shqip. Ata nuk humbën kohë. Shkuan drejt 27-vjeçarit Ludovik Syku, të tërheqën jashtë dhe njëri prej tyre e qëlloi drejt e në zemër. Ludoviku ra duke dhënë shpirt për tokë.
(Marrë nga gazeta «EKONOMIA»)
Viktima dy vorioepirotë
Grabitja u bë në darkën e të shtunës, në firmën e pastrimit dhe të mbrojtjes «HALLON» të Nikolaou Aravanit (36 vjeç) në lagjen Paraga të Spatonit. Vjedhësit, të cilët ishin rreth 6 vetë, kapën dy vorioepirotë Jani Jani (18 vjeç) dhe Thoma Jani (24 vjeç) roje të objektit. Me ndihmën e një pushke gjahu dhe të një pistolete i detyruan dy vorioepirotët që të ngarkonin një sasi të madhe malli në makinën e tyre me targë YYN-75 12, të cilën edhe atë e kishin vjedhur.
Po atë mbrëmje, në spitalin qendror shtetëror të Pireut u dërguan dy të plagosur me shumë goditje në kokë. Dy të rinjtë (Dhionis Memidhis dhe Hamitis Memitis — 20 vjeçarë) u sulmuan duke fjetur në banesën e tyre në Gjermanika të Aspropirgus-s nga gjashtë persona, të parit iu morën 105000 dhe tjetrit 50 000 dhrahmi.
Vetëm shqiptarët vrasin 2 !
Agjencitë e lajmeve ndërkohë njoftojnë për 3 shqiptarë të vrarë në ishullin e Korfu(z)it. Shqiptarët — thuhet në njoftime, u vranë nga një grup terrorist grek, i paidentifikuar. Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të autorëve të krimit por pa ndonjë rezultat pozitiv.
ZOTI MYFTARI...
... Më vjen keq që po harxhoj këto radhë me ju.
Në RD-në e datës 18-9-91 ju botoni një shkrim ku kritikoni treshen Lesi, Çupi, Zeka, si dhe gazetën «Koha jonë», si monistë dhe antidemokratë.
Gëzohem shumë që më në fund tu dëgjua zëri. Poshtë emrit tuaj në këtë shkrim shkruhet: deputet. 5 muaj në parlament nuk tu dëgjua një herë zëri për zonën që përfaqëson, ndërsa tani na del me bajagi shkrim kundër treshes «antidemokratike». Të fren mendja se je më demokrat se Frok Çupi? Gaboheh profesor i padiplomuar. Sado të punosh ti për demokracinë nuk do të mund të japësh sa dha Frok Çupi për atë periudhë që punoi në RD.
Do bëjë mirë që ti përgjigjeshe kritikave që të kanë bërë anëtarët e PD-së në Lezhë dhe jo të merresh me «antidemokratët» e tille. Besoj se nuk ia vlen të harxhoj më tepër vend për ty në këtë gazetë.
A. FRANGAJ
Një jetë e prerë në mes dhe një dhimbje (Djathtas Ludoviku)
Qeveria greke do të marrë masa të rrepta ndaj shtetasve të saj, nëse strehojnë shqiptarë pa dokumenta përkatëse.
Gjoba shkon deri në 1 milionë dhrahmi.