SHQIPËRIA VENDI I SHQIPONJAVE. NE UDHËHEQJE HAJDUTËT
KLAUDIANI, BOVË, POUQEVILLE, SPENCER, BAJRON, DURHAM... Udhëtarë të viseve të ndryshme të botës, pasi shijonin mrekullitë e natyrës njerëzore shqiptare bashkonin mendimet e tyre në një pikë: SHQIPËRIA VENDI I SHQIPONJAVE. Jo më kot. Jo thjeshtë etika e mirësjelljes, as mysafiri standardizohet «më priti mirë». Qytetërimi evropian përkulej në shenjë respekti para banorëve të vendit të shqiponjave.
Para qytetërimit shqiptar. Duke respektuar mikpritjen, qëndrueshmërinë, nderin, ata respektonin njeriun.
Këto veti nuk ndryshonin kurrë. Edhe pse Shqipëria ndërtonte herë pas here guverna. Roma... bizantin... turk... Ndaj të huajt fisnikëria e shqiptarit gezonte imunitet të plotë. Një imunitet që cilësitë e njeriut të zakonshëm, në rrjedhën e shekujve, i regjistroi në kodin gjenetik të trashëgimisë.
Po ndaj të vetit? Deri ku shkonte ky imunitet, nëse ekzistonte?
Ndoshta jemi nga vendet e rralla ku autopushteti ka patur jetën më të shkurtër. Dhe kjo jo për impotencë vetëqeverisëse, por më tepër se gjithçka për pandershmëri kombëtare të krerëve shqiptarë që vinin në pushtet. Koha e ka treguar. Krahas shqiponjës jetonte dhe hajduti. Që vidhtë paprerë. Një hajdut i një lloji të veçantë. Hajdut pushtetvjedhës. Hajdut kombvjedhës. Kryehajdut politik. Kryehajdut ordiner.
Një prej këtyre figurave politike ishte Ahmet Zogu, me anët e tij ndërtuese dhe të errëta. Nëntor 1921, dhjetor 1922, gusht 1923, qershor 1924, dhjetor 1924, periudha ndërmjet tyre deri tek 7 prilli i 1939, lënë vend për shumë dilema. Veçse diçka është e qartë si drita e diellit: Administrata zogolliane kishte në përbërjen e vet hajdutë anadolakë ku Zogu ishte hajduti pushtetvjedhës, kombvjedhës. Pra kryehajduti politik. Marrja e floririt shqiptar më 1939, në ruajtje (ndoshta) i vë dhe vulën përfundimisht të kryehajdutit ordiner.
Ardhja në pushtet më 22 tetor 1944 e Enver Hoxhës, shënon ardhjen e një pushteti të ri vetëqeverisës shqiptar nga më jetëgjatët deri më sot. Zotësia vetëqeverisëse u provua. Përseri në kahun negativ. Dhunë. Krime nga më monstruozet politike. Futja e figurës së Enver Hoxhës deri në madhërëndiet e krevatit. Enigma e floririt shqiptar. Të gjitha flasin për një organizëm mafioz ultramodern. Lideri i këtij organizimi kombinoi në mënyrë perfekte anadollizmin, orientin dhe oksidentin. Anët më regresive të tyre. Në regjimin enverian vjedhja u bë një çikë e modës. Jo vetëm nga qeveritarët. Ajo filloi të ndiqej rregullisht dhe nga masat popullore. Kodi gjenetik i shqiptarit pësoi një delecie (shkëputje). Gjithsesi Enver Hoxha mund të quhet kryehajdut.
Po Shqipëria?
Me një histori të dhimbshme mijëravjeçare. Njerëzit e saj kanë pushtuar sferat më të larta intelektuale të Globit. Si duhet të quhet tash e tutje? Vendi i shqiponjave apo i kryehajdutëve?
Balanca anon nga shqiponjat. Veçse nuk e di në është dakord Presidenti...
EDMOND KAÇELI
DITËN E HËNË, NË ORA 17⁰⁰...
... në sallën e pallatit të kulturës «Manush Alimani» të Lezhës do të organizohet një takim me anëtarë e simpatizantë të PSD-së.
Në takim do të marrin pjesë, zoti Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së, si dhe zoti Gjergj Rakaj.
Në «Çekun e bardhë» të zotit Pashko u vendos shifra e parë...
Gjithkujt i kujtohet sensi i ironisë i disa kolegëve të mi para zgjedhjeve të 31 marsit në lidhje me «Çekun e Bardhë» të z. Pashko.
Gjithsesi, për një kohë, ai çek, mbeti në fantazinë e secilit qytetar të Republikës. Diku fantazia përzihej me nëngëshën, ironinë, sarkazmën; në të, tjerë ndizej shpresa, rritej besimi te një e ardhme e lumtur; porse kishte edhe nga ata që nga «Çeku...» mendonin, e fatkeqësisht mendojnë akoma, që të «rrjedhë» ndonjë pikë në kuletën e tyre.
Çeku i Bardhë... Sa shumë fjalën u thurën rreth tij. Ironi, mosbesim, lumturi, lajthitje deri në menduri. E për dreq, të gjitha këto rrinë bashkë në mendjen e njerëzve! Kurse «Çeku i Bardhë» qeshte. Qeshte dhe vetëm qeshte. Ai shikonte në, në mallkonim atë. Ai priste ne, ne thonim përse s’po vjen. Gazetat shkruanin: «Ku është Çeku i Bardhë?», «Zoti Pashko, mos e keni harruar premtimin?». Fatmirësisht zoti Pashko nuk bëntë deklarata. Ai vetëm punonte.
Tashmë «Çeku ...» s’mund të quhet i bardhë. Në të u vendos shifra e parë. Me dorë paksa të dridhur nga tensionet sociale, porse ama, Europa e hodhi shifrën e parë në të.
Se ç’më kujtohet «Çeku 1 milionë» i Mark Tuenit. Ndoshta «Çeku i Bardhë» shndërrohet në «Çek 1 miliardë». Ndoshta. Në të, tashmë u vendos shifra e parë. Duhet: vetëm përmbajtje, punë, afarizëm. Në këtë mënyrë «Çeku 1 miliardë» mund t’i shtohen disa zero pas. Vetëpërmbajtje. Asgjë më shumë.
N. LESI
DJALI I KAPIDANIT TË MIRDITËS, GJON MARKAGJONIT...
• Botohet për herë të parë me shkurtimet.
• Ky artikull që po botojmë është fjala e shkrimtarit Ernest Koliqi me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së Mark Gjomarkajt.
Të mocmit na lanë fjalë se dijmë me shoshit nuk mbulohet. E dijmë mirëfilli se herët a vonë në dherin të stinave historike vlerat e njerzëta dalin në dritë duke i dhënë secilit protagonist në fushën e përparimit dhe të naltësimit kombëtar vendin përkatës sipas meritave, por kjo nuk do të na ndalojë me shfaqë një ndjesi keqardhje për padrejtësitë si të njerëzvet, ashtu edhe të fatit përballë disa fatosave të lartë të gjakut tonë.
Një ndër ta është Mark Gjomarkaj. Markun e njohja, kur ishte student në fakultetvjeçar në Romë. Më bëri përshtypje, që prej takimeve të para, pjekuria e mendjes së tij, një pjekuri ku në një zgjuarsi natyrore plot vetëdije për pozitën e veçantë krahinore në shoqërinë shqiptare, shartohej pajmë e gjerë realiste e një problemeve të kohës e prandaj edhe kuptimi i nevojës për tu inkuadruar me qëllime e drejtime në jetën e përgjithshme kombëtare. Kapidani i Ri, me moshë edhe me mendësi, ashtu mu duk edhe ashtu e tregoi vetën Mark Gjomarkaj më vonë.
Kurre në bisedime të dendura me mua Marku nuk sipërçmonte prejardhjen e tij nga një Derë Eprore. Dera e Kanunit të Lekë Dukagjinit e njohun gjithkund dhe e nderueme sidomos në Gegni. Ajo e bënte disi e shqetësueme, ndoshta tuej se nuk do të mundte me e tregue në lartësinë e duhur, kur i rrinte radha e përgjegjësimit, si trashëgimtari i Kadidanajve të Mirditës. Shihej qartë se ndjenjën e detyrës të një çete luftëtarësh të lirë, si prejis e kishte thellë të rrënjosur nga hera popullit, me përjashtim të do kapulave të pavlerë të cilët të tërbuar nga dëshira me u rritë duke shavyer njerëzit me vlerë. Ai dha provën e gjallë se s'ka fuqi, sado e tmerrshme, që i shkulë rrënjët e traditës. Tradita më e kulluar shqiptare lulëzoi te Ai me trimëri epike.
U vra në një pyll të Përlatit (Mirditë-shënimi i redaksisë) më 14 qershor 1946. Svivjet (dita kur flet Ernest Koliqi — shënimi i redaksisë) mbushen 25 vjet të vrasjes së tij. Pranë Markut vdiq Nikollë Përpjetr i, djalosh 17 vjeçar.
Gjaku i dy bijve të derës së Gjomarkajve, i Markut si dhe i Lleshit, i cili ndoqi trimërisht fatin e vëllait më të madh një vjet prapa mbi male të Mirditës si dhe flija e trimave që shkrijënë jetën anekand nëpër treva shqiptare për të pohuar para botës se shqiptari çmon më fort lirinë e vlerat gojëdhënare se jetën, vlon si tharm përherë i gjallë e i fuqishëm në thellësinat e mistershme të shpirtit arbënor.
Ai tharm ka me i shpërblyer kombit në të ardhmen vargun e vuajtjeve të dëshmueshme dhe të sotme, tue lulëzuar në bashkëjetesën vëllazërore të shqiptarëve, rreth Votrës së Nanës Shqipëri ku do të ndrisi rishtas e ndezun, flaka e zakonëve nëpër të cilat e ndjemë veten të pajisjun me dy gishta ndërrj në ball nën rradhën e kombëve të botës.
Një ndër ta është Mark Gjomarkaj.
Këto fjalë mi tha Këlcyra. Ja ka thënë edhe të tjerëve.
Qëndresa e Mark Gjomarkajt mbi male të Shqipërisë së Veriut është e përzier me rrëzike epopeje. Në krye të një çete luftëtarësh të lirë, rreshtoi prej saj një lidhje rritë duke shajver epike.
I paharrueshmi dhe eksponent politik i nacionalizmit shqiptar Ali Këlcyra disa herë më ka përseritur fjalët që Marku i tha në Prefekturë të Shkodrës në takimin e fundit me të. Ali, pasi lufta e nacionalizmit kundra fuqive ngadhnjimtare mund të quhej e humbur e këshilloi të dale në mërgim me vazhduar përjashta orvajtjet për një çlirim të Shqipërisë nga zgjedha sllavo-komuniste. Ai u përgjigj: Jam edhe unë i mendimit që nacionalistat të dalin dhe të vazhdojnë përjashta veprimtarinë për të shpëtuar Shqipërinë. Por unë nuk largohem. Shkoni ju. Do tu jap më vehte edhe babën (Gjon Markja Gjonin, Kapidanin e Mirditës-shënimi i redaksisë) që është në moshë të shtyme dhe një vëlla që ta përcjellë. Sa për vete, mendoj se vendim është këtu. Nuk mund ti lë Mirditasit vetëm tash që një shtëpi e plakë e rreptë po përplaset mbi të gjithë ne. Kam vendosë me e nda fatin me ta. Juve u qoftë rruga e mbarë dhe bashkë punë të mira në atë anë.
Këtë
SQARIM
Në numurin e kaluar botuam një lajmërim mbi rrëzimin e një gruaje nga katin i katërt, e cila u gjend e vdekur, u interesuam dhe një herë në Hetuesinë e Rrethit pasi pati reagime nga disa banorë të pallatit të viktimës, të cilët pretenduan se nuk kemi të bëjmë me një vetvrasje, nga Hetuesia e Rrethit u konfirmua se tani për tani nuk është arritur në një përfundim të tillë dhe hetimet janë në fazën fillestare.
KORRESP. «KOHA JONË»
NË NUMRIN E ARDHSHËM:
1 — Thundra e hekurt e Jugut mbi zonën e Veriut. (Nga ALFONS ZENELI)
2 — Në bankën e të akuzuarit: Zoti President ose Z. Sali Berisha. (Nga NIKOLLË LESI)
3 — Triskat. Fragment nga lufta e tretë botërore. (Nga EDMOND KAÇELI)
4 — Intervistë me zëvendësdrejtorin e TVSH, zotin YLLI PEPO. (Nga ALEKSANDËR FRANGAJ)
DJALI KAPIDANIT TË MIRDITËS,