25/10/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 tetor 1991

MAFIOZET, mund të rëmbejnë edhe... ndonjë grua ministri

• Vetura private me targa dhe pa targa rrëmbejnë në mes të ditës. • Po të vazhdohet kështu, Shqipëria do të bëhet një Siçili e dytë. Në Universitetin Bujqësor të Kamzës rrëmbe- het një studente. Autorët janë disa mafiozë të lidhur me makinē private. Studentja mbahet tre di-të dhe dorëzohet, siç ishte e «paprekur». Në Shko-në, në Universitetin Pedagogjik, dështon një ten-tativë për të futur në veturë me zor një vajzë sim-patike, së cilës ia kishin vënë syrin me kohë ma-fiozët. Në Tiranë, të konvikti i vajzave të mjekë-sisë kërçet grushti për të përlarë një studente tje-tër. Natyrisht, rrëmbim për arsye përdhunimi. Në Durrës, në afërsi të Komitetit Ekzekutiv të rre-thit një gjimnaziste shpeton për fije të perit nga dy djem të cilët largohen me shpejtësi me një ve-turë private. Në zonën e Shënkollit të Lezhës vaj-za e shkollës së mesme nuk lëviz në të pashoqë-ruar nga njerëz të familjes. Arsyeja? U dalin për-para djem për t’i rrëmbyer. Në Tiranë, sapo ka-më arritur në rrugës së Elbasanit vajzat masakro-hen nga djem gangsterë, të cilët shfryjnë pasionet e tyre shtazarake, mes thirrjeve për ndihmë të grave fatkeqe. NË... NË... S’do dëshiroja që ngja-tje të tilla të kenë ndodhur edhe në qytete të tje- Kjo ishte tabloja e parë. Më e dhimbshme, më e tmerrshme se s’ka ku të gjendet modeli. Tabloja e dytë: Nëna, baballarë e vëllezër, të rinj me sy mbi gjemba për fëmijët apo motrat e tyre nëpër shkolla. Që edhe në gjumin e natës anekset se diçka po ndodh me vajzën e tyre, me bijën e tyre të papërlyer deri tani, se dikush po u sjell ndihmë «NËNË! BABA...!» E çohen të tra-zur nga ato ç’kanë dëgjuar ditën e kaluar për ... Është koha, kur prindërit po u besojnë çiltëri-sisht ëndërrave ndjellakeqe. Janë të parët që zgjojnë edhe PT-të për të biseduar me vajzën e tyre studente. Disa qetësohen, të tjerë marrin rrugën të lahntarisur, vetëm e vetëm se vajza nuk u doli në telefon. Vetëm e vetëm se kanë dëgjuar se diku është rrëmbyer dhe-përdhunuar një vajzë. Ose ve-tëm e vetëm se kanë parë një ëndërr. Tabloja e tretë: Policia. Edhe ato kanë rënë në hall. Të zbatojnë ligjin turret ndonjë lider par-tie me akuzën: «Sigurimi i shtetit...» «Po fillon diktatura...» «Ça polici demokratica...» Dhe hesh-tin policët. Rrinë indiferentë edhe kur para syve të tyre kalon ndonjë veturë, ku dëgjohen thirrje vajze për ndihmë, thirrje që të këpusin shpirtin. OPINIONI shoqëror: Kërkon jo vetëm paranda-limin e këtyre akteve të turpshme, porse vënien para dënimit më të rreptë të ligjit të këtyre kon-trabandistëve të nderit. ZOTËRINJ QEVERITARË! Kërkoni zbatimin e ligjit për këto mafiozë. Edhe për pasivitetin e organeve të ruajtjes së ren-dit. Në të kundërtën, urdhëroni të pajiset popull-sia me armë! Le t’ia lemë, nëse dëshironi, vetë-gjyqësinë dhe, vetëmbrojtjen secilit shtetas! Ndalojani dorën këtyre përdhunuesve, se ndryshe, nga vrulli që kanë marrë, ka mundësi, që, si për shaka, të përlajnë ndonjë grua minis-tri...! Atëherë me siguri do ta kuptoni nevojën e ve-tëgjyqësisë, por mos do të jetë vonë?! …ta rrijë ndodh me vajzën e tyre, me djalin bën ndihmë «NËNË! BABA!...». E cohen të tronditur nga ato që kanë dëgjuar ditën e kaluar për aventurash të mafiozëve në qytetet e ndryshme për përdhunime femrash. U duket, sikur është e vajzës së tyre.

Ikja e Kadarese

• Në përvjetorin e parë Bosh mbeti vjeshta, tetori bosh, Qielli u ngjak’ paksa në skaj, Krahu i ditës në mes u thye Mbi tokë e hodhi të mjerin lajm. Fjalët në libra u prishën mendsh Këmbëzbathur iknin ashtu kuturu Këmishat e natës i grisnin në erë, Shkonin trokçisnin, s’dinin se ku. Qindra kapituj binin përmbys, Mbi fjalët ndodhte e madhja bela Si mbi ushtarët në fushën e luftës Në çastin e keq, sapo mbreti u vra, Dhe ikja shkret nën qiell të tetorit Më tepër se ikje qe, më e madhe, Aq sa gjithë ndarjet, ikjet e të tjerëve, Para saj dukej veçse ardhje.

Dy kolegë të mi që lexojnë vetëm titujt e shkrimeve

Në gazetën «KOHA JONË» të datës … botova një shkrim me titull «Ve…» … kundër meje, pas disa sh… z. Shkëndëri na hap papritur e papritur një panair me njohuritë e ta në fushën e letërsisë e të historisë duke na servirur materiale «të panjohura si pasazhe nga V. Pasha, Mjeda, Fishta, A. Frashëri, B. Curri, I. Qemali etj. Se cilët mu të shkrimit tim rrëzëzojnë argumentet e lartpërmendura, nuk mund ta kuptojë askush përveç mendjes së hollë të një shefi, i cili ka cilësuar qimet duke «luftuar» për demokracinë maleve të publicistikës! Në lidhje me shkrimin tim ka shfaqur heshtjen edhe gazetari Luan Rama në gazetën «Zëri i Popullit» me datën 20 tetor. Do t’i këshilloja që të mos lexoj vetëm titujt e shkrimeve e të bëjë kundërshtime për të tjerët. Ai, ka mundësi, që artikullin tim «unitarës» duhet ta ketë lexuar sipas stilit: sytë te gazeta dhe zemrën te Partia (Socialiste). Lexuesit i kërkoj të falur për këtë replike. Ruhu, lexues, nga gazetarët e tillë si Shkëndëri Shkëndëri e Luan Rama! Ato që thonë në përcarjen e unitetit.

SHËMBËLLTYRA E URISË NË RINGUN E BOKSIT

Jevgu 16-vjeçar lezhan, Kastriot Shabani, pasi gjeti një palë doreza u ngjit në ring, i cili i ngjau atij si piedestal. Hodhi sytë dhe pa shkallët e mbushura plot me njerëz që thërrisnin në një kor të habitshëm anash tij. Mes përlotjes së syve, iu kujtua meksikani verdhacuk i Xhek Londonit (i vetmi tregim që e kishte lexuar me dëshirë në librat e tetëvjeçares) dhe i dha vetes kurajë. Kastrioti zbraz me shpejtësi disa grushte sportive mbi fytyrën e kundërshtarit. Njerëzit që ai i vështronte me bisht të syrit nga piedestalingu, thërrisnin: Forca! Forca! Por protagonisti ynë nuk kishte më forcë. U djersit. U lodh. U tërhoq një çast, në një qoshe të ringut për të fituar kohë, por për habinë e tij, kudërshtari, i cili qeshtë brenda skafandës iu afrua me shpejtësi e i dha në fytyrë diç më tepër se sa hakun, jevgut, i cili e mallkoi veten se përse e kishte lexuar vallë atë tregimin e dhimbshëm të Londonit. Pallati i madh u përmbyse me trokëopujë në sytë gjysmë të përlotur të protagonistit tonë brenda 10-të sekondave të nokautit. Djaloshi, teksa zbriste nga ringu tallës, për të njëqindtën herë i rëndoi në ndërgjegje barra e druve, që para një ore kishte mbartur deri në katin e pestë të një zotërie tek rruga e Durrësit, kundrejt 15 lekëve, që i kishin siguruar atij shuarjen e urisë dhe humbjen e ndeshjes që në sekondën e 45-të. 16 Tetor, Pallati i sportit «Partizani».

QEMAL SULA ka dy muaj që ka vdekur, por akoma i pavarrosur

Rastësisht takova Haxhi Sulën nga Lezha. Duke iu dridhur buzët e me lotët çurk, më thotë: Ishim dhjetë jetimë. Nëna sot edhe jemi 10, edhe vje, pasi vëllai Qemal Sula, 24 vjeç, megjithëse i vdekur që dy muaj më parë akoma se kemi varrosur. U aksidentua dhe u mbajt një javë në frigoriferin e spitalit e pastaj u çua në morg. Familja ku ishte i punësuar na lajmëroi menjëherë. Mirëpo trupi i vëllait të vdekur nuk na është dhënë pasi ne duhet të paguajmë 5 milionë lireta. Nuk na është ngop barku me bukë e trupi me rroba kurrë, e jo të shkojmë ndër mend se mund të bëjmë një shumë të tillë për të blerë kufomën e vëllait tonë të pavarrrosur. Ç'tmerr! A mund të gjendet një natë në këta dy muaj që familja e tij nderjta ta ketë zënë gjumi, që fytyra e të vdekurit të mos u jetë shfaqur e shfyturuar, të mos u ketë thirrur, të mos u jetë lutur?! Po ju qeveritarë, parlamentarë, opozitarë, a thua do e lini dy ditë e jo dy muaj vëllain e vdekur në Itali? A s'është turp të përgjigjeni s'ka shteti lek, janë bërë shumë kufoma etj. etj., ndërkohë që në Rinas përcillni delegacion pas delegacioni?! Ju, zoti President ishit mysafir në Itali. Do të bënit mirë që në programin e vizitës tuaj të planifikonit ndonjë kalim të shpejtë edhe nëpër morgjet e qyteteve të ndryshme të Italisë e të takoheshit aty me «ambasadorët» e furrit shqiptar. Në keni zot, zotërinj, nderoni të vdekurit më parë, se më vonë do duhen shumë «gjeneralë» për të kërkuar eshtrat e refugjatëve të vdekur!

Në faqen 3 lexoni: Intervistë e z. Dritëro Agolli

Në faqen 3 lexoni: Intervistë e z. Dritëro Agolli Në numrin e ardhshëm: 1 — Italia në optikën e «Koha jonë», (Nga ZEF SHTJEFNI) 2 — Refleksione për Ded Cokun (nga PAL PEPA) 3 — Gjak i ri socialist në Komitetin pluralist! (Nga EDMOND KAÇELI) 4 — Reportazh me ushtarët italianë në Durrës. (Nga ALFONS ZENELI)

LAJM PËR DISA LETRA QË NA KANË ARDHUR NË REDAKSI

Në muajt tetor në adresë të gazetës kanë mbërritur shumë letra lexuesish të ndryshëm, nga qytetet Fier, Lushnjë, Berat, Gjirokastër, Kukës. Pak a shumë të gjithë kanë arsye për… gazetën «KOHA JONË» … Duke shpre… gazeta do të bëjë në do… lezuar, po ju sigurojmë… … «Mihal Duri» në Tiranë… nga posta e Tiranës, për arsye se ka … gazetë të tjera qendrore. … postës… kemi praktikuar shpërndarjen e saj me anën e gazetashitësve të punësuar me kontrata pranë redaksisë. Deri tani e shesim gazetën në këto qytete: TIRANË, SHKODËR, DURRËS, KAVAJË, ELBASAN, FUSHË-KRUJË, LAC, MILOT, RUBIK, LEZHË, dhe ndonjëherë në VLORË. Me 1 Janar të vitit 1992 posta qendrore do të marrë përsipër ta shpërndajë edhe gazetën «KOHA JONË» në të gjitha rrethet e vendit. REDAKSIA