08/11/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 nëntor 1991

Shtëpia e «Nënës parti» gati sa nuk shëmbehet nga pesha e mëkateve

Sot është 8 Nëntor. Mbi këtë copë të vogël toke parakalon madhërishëm dimri. Rrugëve ecin njerëz të mbështjellë me xhaketa të trasha, me xhibokse grekë, me opinga, me këpucë italiane. Në tregun e zi shiten orë; tapetë, makina varezash, kolorë, shtihen gjysma çizmesh, teneqe të pavlera, furça të konsumuara, hudhra, fasule. Shiten të gjitha sipas çmimeve me 1000, 2500, 1000000, një jetë. Në eter dëgjohen dridhshëm kronikat, lajmet e orës 10, pazari i parlamentarizmit. Gazetarët merren me të gjitha dhe hyjnë e dalin redaksive. Replikat, sensacionet, të vërtetat, trillimet përplasen në trajtë gazeta-sh mbi fytyrën dhe supet e njerëzve. Pemët drithërojnë frikshëm skeletet e tyre të mardhur dhe shikullojnë ajrin e ftohtë të stinës. Zogjtë e nganjëhet, ata që s’u hipën dot trageteve për në Afrikë, sorollaten me kot nën qiellin e zymtë e s’blejnë dot ushqimet e muajit. Çmimet janë ngritur përsëri. Sot është 8 Nëntor. Shtëpia e «Nënës Parti» gati sa s’shëmbe[t] nga pesha e mëkateve. Mbi çati si do të sajoh[e] sot shtëpia e «Nënës Parti»? E kështu, këta fëmijë do ta gjuajnë me gurë, do ta rrënojnë me revoltën e tyre të njomë e do të urinojnë mureve të saj. Këtë 8 Nëntor, programet televizive nuk do të mbushen me dokumentarë të rremë, me suksese-fantazmë, me koncerte hipokrite. Këtë Nëntor duam të shpëtojmë nga drama «Komunistët», flamujt e leckosur të socializmit, nga tribunat, kongreset e «fitoreve», duam të shpëtojmë nga «oxhaqet që ngrihen gjer në re», duam ta shembim këtë «shkëmb graniti» të gënjeshtrës, këtë «shkëmb graniti» të vetmisë, të skamjes, këtë «shkëmb graniti» të çmendurisë. Nuk i duam parrullat: «luftë imperializmit, borgj...», luftë atij, luftë këtij, të gjithëve luftë, luftë. Nuk i duam parrullat: «Do t’i derdhim plumb në gojë...», hekur, zjarr, pushkë, bunker, gjak, tel, kufi. Duam hapësirë, paqe, njerëzi, humanizëm, jetë, lirim. «Duam ngadhënjim». Komunistët, rinovistët, socialistët sot më 8 Nëntor, duhet të flasin e të shkruajnë, kujtime, reportazhe, fjalë, me ta mbushin me zërin e ... «së vërtetës». Ose për ndryshe duhet të ngrihen e të thonë për herë të parë të vërtetën. Të thonë se kush i organizoi antimitingjet, veprimtarët e Enverit, eksodet tragjike, vrasjet në Kavajë, Shkodër, kush donte të marshonte drejt Tiranës për të ringritur shtatoren e tiranit. Sot, pikërisht në 50 vjetorin e saj, ne shqiptarët po shijojmë 8 Nëntorin e parë të lirisë. Është hera e fundit që shënohet me të kuq në kalendar, është hera e fundit që përmendet. Kohë më pas, patjetër që shumë gjëra do të kenë ndryshuar për të mirë. Do të ketë më pak dhunë, thashetheme, vjedhje, intriga, hipokrizi, më pak politika-në do të ketë, më pak komuniste. Do të ketë më shumë djem të rinj rrugëve të Lezhës, Tiranës, Shkodrës, Durrësit, rrugëve të Shqipërisë e për pasojë do të ketë më shumë dashuri, ëndrra të bukura, të lira, më shumë punë. Do të festohet madhërishëm Viti i Ri, Bajra- … Zogjtë e ngatë, më e «Nënës Parti» gati sa s’shembet nga pesha e mëkatit, nga pesha e turpit, nga pesha e krimit. Ç’do t’u thotë të rinjve, ç’do t’u thotë veteranëve, të rinjve. Fëmijët e kopshteve si do t’i gënjejë sot? Ku t’i gjejë lodrat, «jetën e lumtur», prindërit e mirë, vëllezërit e arratisur «anës Elbës anës Spresë». Jetët e internuara, jetët e burgosura si do t’ua thëhej? Xhamat e thyer të shkolla- … e të bëjnë mitingje. Le të mblidhen sot e të mbajnë mbledhje jubilare, konferenca, simpoziume ku të «bucasë fjala e Partisë». Le të bëjnë vizita në varrin e Enverit e të vënë aty ndonjë kurorë në gjethsinë lule. Le t’i thërrasin dhe një herë në apel «mësimet e pavdekshme», «polemikën»… Le ta mbushin «ZP»-në ajr, fletë, letra, gjethe e lule, paqe, njerëzi, humanizëm, jetë, lirim. «Duam ngadhënjim». … Viti i Ri, Bajrami, Pashkët e të gjitha festat e tjera që populli i njeh prej qindra vitesh. E s’do t’i bëjë ndërmend askujt për 16 Tetorë e 8 Nëntorë. Mbi ta do të ketë pllakosur harrimi. Përgjithmonë.

PRESIDENTI NUK KA DHËNË DORËHEQJE POR KA HEQUR DORË

Që prej kohës kur Ramiz Alia muniste mundohet të bëjë apolo-erdi në krye të shtetit shqiptar, njerëzit patën kujtuar se Shqipëria do të vinte ditë më të ngrohta nga ato që pati servirur për dekada me radhë dimri komunist. Por merisht nuk ndodhi kështu. Vendi u la në mëshirë të fatit. Udhëheqësi i gjysmë dekadës së fundit në Shqipëri, i ngjante kaq shumë paraardhësit të tij. Por nuk ishte e thënë të vazhdonte gjatë. Revolta mbarëpopullore, bëri që në vend të ndodhnin një sërë ndryshimesh, pavarësisht zellit të mbrapshtë të diktaturës të përfaqësuar denjësisht nga presidenti. Më pas ndodhën ngjarje të reja, por le të futemi në rrjedhë... Shtypi i vërtetë opozitar kërkoi dorëheqjen e presidentit. Faqe të tëra u mbushën me fakte që e dënonin atë rëndë. Presidenti për habinë e të gjithëve hesht në këtë pikë për t’i lënë vend aktivitetit të tij politik që arrin kulmin në historinë e presidentëve shqiptarë: Finlanda, Franca, Turqia, Italia presin dhe përcjellin përfaqësuesin e fundit të fisit të komunisteve... Personaliteti do ta kishte gjykuar si qytetari të presidentit tonë një përgjigje publike në shtyp apo në televizion, qoftë edhe për të rrezuruar ndonjë fakt «të hedhur në erë» kundër tij, por presidenti, edhe pas udhëtimeve hesht për të ardhur në ditën e vizitës së tij në Shkodër kur thotë: «Ca më duan dhe ca më shajnë e kërkojnë dorëheqjen. Kjo është punë për mua». (RD 25 tetor). Duke sheshtit që presidenti, në aktin e fundit të tragjedisë, gjina e tij: «Ca më duan». Po sikur ta pyesnim presidentin ku e ka vallë shtëpinë «catë» që ju duan? Ç’mjerim! Teorikisht presidenti ynë e ka fare mirë të përcaktuar në formalish[t] përfaqëson unitetin e popullit, por ndërkohë, ai bën një gabim prej matranit: E ndan popullin shqiptar në dy lloje: Ca që duan dhe ca që s’duan; çka do të thotë se po t’i referohemi logjikës së tij, ai si president i Republikës përfaqëson tashmë jo unitetin e popullit, por një popull të përçarë(!). Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, për të i përket dorëheqjes, ai shton: Kjo është punë për mua(!) Po e keqja është se presidenti nuk arrin dot të na rrëfejë se deri kur, kjo, është punë për të. Vallë do të jetë punë për presidentin, kjo gjë, gjer në shkëputjen të plotë të Shqipërisë? Do të jetë punë për presidentin, kjo, gjer sa eskodi të ketë marrë me vete dhe shqiptarin e fundit? Sidoqoftë presidentin qëndron në kolltukun e tij, pavarësisht gjykimeve dhe realitetit tronditës deri në atë shkallë sa njerëzit duke mos parë asnjë perspektivë pyesin: A ka zot ky vend? Pikërisht kjo pyetje presupozon fare mirë atë që, zoti ynë president ka hequr dorë magjishëm nga drejtimi i shtetit duke ia lënë atë anarshisë dhe spontanitetit, duke qenë ende në post. Një rast unikal ky i presidentit tonë. MARASH MIRASHI

MINISTRIT TË DREJTËSISË I BEHET NJË PADREJTËSI

Dhe ja, më në fund edhe Ministri i drejtësisë bie në kurthin e forcave të errëta... Kishim dëgjuar për vjedhje e grabitje të makinave private, pasurive të ndryshme, të pasurive shtetërore apo private bile edhe për grabitje femrash, por të grabitet Ministri i drejtësisë këtë nuk e kishim menduar ndonjëherë. Si ndodhi? Një ditë të bukur, Ministri i drejtësisë, kryehetuesi dhe Prokuror me makinën e tij, gjithë qejf, po kalonin rrugës së Fushë-Krujës. Papritur një grup mafiozësh me një dorë u dalin përpara dhe e detyrojnë të zbresin nga makina dhe të hyjë në xhebrisin në mes të katër largt. (Mendoni: Ministri i drejtësisë me duart e lidhura!) Fillon kontrolli, të gjithë pas udhëheqësit e mafiozëve kërkojnë xhepat dhe paratë që kanë në to. Por mafiozët nuk kënaqen me kaq, ata kërkojnë edhe xhaketat që kishin veshur. Të kapurit «zob» bëhen të tmerrshëm. Njëri prej tyre i afrohet Ministrit dhe i zhvat xhaketën. Ministri bëhet më keq, por me mafiozin para… … lërë, mos e hiq. S’të vjen zor që del me këtë xhaketë të vjetër? Je dhe Ministër...! – Dhe Ministri detyrohet të dëgjojë fyerjet e tyre. Ç’të bëjë, pistoleta është e frikshme. Por ajo që të bën më tepër përshtypje është se këta mafiozë fill pas incidentit me Ministrin u kapën menjëherë nga policia. Brenda ditës. Ndërsa për grabitjet apo vjedhjet e pasurive së qytetarëve duhen muaj të tërë që policia të mund të zbulojë hajdutët. Për Ministrin mafiozët kapen brenda ditës...! Kjo të lë të kuptosh se policia nuk është e paaftë për aty ku i intereson. Padyshim që askujt nuk i vjen mirë për këtë incident, kur Ministrin e mendon qytetar si gjithë të tjerët, por kur mendon mefshtësinë në zbatimin e ligjit nga organet e rendit dhe të drejtësisë, mund të thuash: Mirë ju bëjnë! Ta provojnë edhe Ministri ç’do të thotë gryka pistoletë dhe grabitje në mes të rrugës e në mes të ditës për diell, se mirë do të punojë dhe më shumë do të kërkojë rregull, qetësi e drejtësi.

BLIHET NË TIRANË BUSTI I ENVER HOXHËS

Zenun Hyseni, kryetar i Komisionit për politikën dhe kuadrin të degës së Gostivarit i Partisë së Prosperitetit Demokratik (Maqedoni) është i pari dhe i fundit që blen bustin e diktatorit. Në këtë kohë që po jetojmë, kur E. Hoxha ka damkën e diktatorit atë që kërkon të blejë bustin e tij, njerëzit do ta kujtonin për të çmendur ose së paku si njëri jashtë kohe. Porse Hyseni është njeri konkret. Ai vjen nga Maqedonia. Pyetjeve të gazetarëve tanë, ai u përgjigj: Le të kushtojë sa të dojë. Unë do t’ua çoj fëmijëve në Gostivar që ta dinë se kush ka qenë diktatori i At’ dheut mëmë.

Viti i IV i botimit E përjavshme Nr. 42 (187) BOTOHET NË LEZHË E PREMTE 8 NËNTOR 1991 Çmimi 1 lekë