13/12/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 dhjetor 1991

YLLI BUFI: GOGOLI I BUKËS

Bukë. Sa shumë po përmendet fjala nga liderët socialistë ditët e fundit. Në parlament. Në qeveri. Në PS etj, etj. Vërtet problemi i bukës meriton një vëmendje të veçantë, por kur buka është e siguruar edhe për disa muaj dhe deri tani nuk është paraqitur asnjë problem, të paktën sigurimin e drithit, deklaratat ndjellin zinë e bukës dhe përhapin panik në popull bëhen për qëllime elektorale dhe jo të ndershme. Të gjithë u alarmuam pas deklaratës së zotit Ylli Bufi në mbledhjen e Qeverisë me partitë politike pas krizës Qeveritare se gjendja në Shqipëri edhe 6 ditë bukë ka ... Edhe 6 ditë bukë ...! Populli shqiptar do të ngrejë revoltën. Prindërit mendojnë për fëmijët e tyre. Çdo t’u thonë ... kur fëmijët të kërkojnë bukë? Ç’do të bëjnë të shkretat nëna kur të shtrojnë tryezat dhe gjithsesi të «mirave» të mungojë buka. Dhe njerëzit të nesërmen zunë radhat të blinin sa më shumë bukë se pas 6 ditësh, kryeqyteti kish thënë se nuk ka më ... Dhe kjo ndodhi fill pas heqjes së PD-së nga Qeveria. Po, logjika e vogël thotë: PD-ja e lë popullin pa bukë. PS-ja nuk ka faj. Ajo u mundua t’ia sigurojë bukën popullit por PD-ja e etur për pushtet, «se cila vë interesat partiake mbi ato të popullit», etj, etj. Po sa e vërtetë është kjo deklaratë e zotit Bufi? Ditën e hënë asistuam në konferencën e shtypit të zotit Gramoz Pashko ku një nga gazetarët e pyet: — Ç’mendim keni për deklaratën e zotit Bufi që thotë se Shqipëria edhe 6 ditë bukë ka? Nëse është e vërtetë si do të bëhet? — Dr. Pashko: Unë nuk e di se ç’ka deklaruar zoti Bufi. Por problemi i bukës është i zgjidhur plotësisht deri në fund të muajit qershor. Për këtë unë e kam informuar kryeministrin. Probleme mund të ketë në përpunimin e drithit në port apo në hekurudhë. Por këto nuk vlejnë të përmenden si vështirësi. E rëndësishme është se kontratat për rezervat e drithit janë realizuar e do të realizohen. Pra siç shihet zoti Ylli Bufi paraqitet si gogoli i bukës në një kohë kur buka është në portet tona.

Kush vjen pas zotit Çarçani

Në ditën e parë të parlamentit pluralist, njëri prej zyrtarëve më të zellshëm komunistë, «i urti» Adil Çarçani hap seancën me një të folur banjërish. Bllokimi nuk e kuptonte se me pas do të përqeshej ngado: Na more ej!... Ç’ti bësh, Shqipëria kish njëmijë plagë, dhe humori që shkaktonte në popull ishkryeministri «babaxhan», që si një balsam... Ditët i lanë vendin njëra tjetrës. Shoku Çarçani nuk ndihej mirë. Ndodhi që pikërisht hapësit të seancës së parë i ra shorti të arrestohet. Vetëm atëherë zgjedhësit e tij kuptuan se kishin votuar për një hajdut... Lind pyetja: Po ata që kanë votuar pro Haxhi Lleshit, Xhelil Gjonit, A[j]li Ajlushanit, Gramoz Ruçit kur do ta kuptojnë këtë?! kuptojmë këtë?! ZEF LUCA

I rrëzuari nga demokracia përshëndet demokratët

Në dhjetor të vitit 1990, në një dimër si ky, kur në qytetin e studentëve dritat shuheshin e ndizeshin si shpresat e tyre, shpërtheu revolta antikomuniste e studentore e cila do të ishte tharmi i gjithë lëvizjes demokratike mbarëpopullore. Këta studentë të ushqyer keq, të veshur keq, këta bij të skamjes e të zhgënjimit u bënë me aktin e tyre krateri prej një zjarri llava 46-vjeçare që zien në gjokset e shqiptarëve. Këta studentë vunë përfund kërcënimet, operativët, shkronjintë e gomës e helmetat, thirrjet me megafonë etj. Ata ishin ngritur për demokraci, liri mendimi dhe ndërgjegje të lirë. Në këto rrethana i kërkuan takim presidentit. Mirëpo ai si sekretar i parë i KQ të PPSH-së, nuk mund të bisedonte me një grup «rrugaçësh e huliganësh». Studentët këmbëngulnin për tu takuar me të ditën, natën, kurdo. Furtuna u përhap shpejt në të gjithë vendin, në të gjithë popullin, në të gjitha shtresat. Atëherë R. Alia u bind se kjo s’qe punë dhe aq e lehtë. Ai i priti duke i fyer në një mënyrë cinike të pashëm­bullt. Këto u morrën vesh nga të gjithë. Biseda u transmetua e incizuar në sheshin «Demokracia» dhe u shoqërua me fishkëllima dhe sharje. Ramis Alia donte që proceset demokratike të zhvilloheshin nën udhëheqjen e PP-së. Sot, në përvjetorin e parë të atyre ditëve dimërore që tronditën nga themelet dinastinë e kuqe, pikërisht sot, Presidenti përshëndet plot «dashuri» (si gjithmonë) aktin e studentëve, atë akt që shkurorëzoi lavdinë e tij të ngritur mbi jetën e përgjakur të popullit. Përshëndetja e tij drejtuar studentëve ishte një hipokrizi që pasi i ka kaluar kaherë kufijtë e njohur, shënon një shkallë të re të pashkrupulozitetit që është ndoshta më unika në historinë e pandershmërisë.

KOMUNISTET KER-KOJNE TITULLIN E GAZETES SE TYRE

Ka mbi shtatë ditë që ka nisur një zënkë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Komuniste. Fillimisht problemi nisi për titullin e gazetës së tyre, pasi janë vazhduesit e PKSH (të formuar me 8 Nëndor 1941) si dhe të PP-së. Kurse Socialistët këmbëngulin se iu takon atyre. Me këtë rast po botojmë një replikë të cilën e dëgjuam rastësisht në klubin e gazetarëve mes liderit të PK; Hysni Milloshi dhe nënkryetarit të PS, Spiro Dede: Milloshi: Ne do t’ju hedhim në gjyq për emrin e gazetës. Dede: Po atë e kemi tash sa vjet! Milloshi: Po ju a jeni parti e re!? Dede: Natyrisht. S’kemi asgjë të përbashkët me PP-në. Milloshi: Ne duam edhe gjysmën e ndërtesës së KK të PP-së. Dede: . . . . (hesht) Milloshi: Ne duam edhe Shtëpinë e Partisë. Dede: . . . . (prapë hesht) Milloshi: Po fol, o Spiro. A jemi apo jo dy parti motra. Kemi një nënë. E megjithatë «Zëri i Popullit», sido që është emër i pasaktë, i takon PK-së aq sa në të vërtetë i takon edhe PS-së. FATOS BRAHIMI

Mitingje spontane në Lezhë

POLICIA NDËRHYRI PËR RUAJTJEN E QETËSISË PUBLIKE ... mëse një muaj që në Lezhë organizohen mitingje të pa... nga qindra qytetarë. Mitingjet vazhdojnë 4-5 orë me thirr... ABDAM BUKË, etj, etj. ... është fjala për mitingje ... Këto grumbullime or... janë para të gjitha ... të shtunë në bukës, pasi për të ... bukë qytetarëve u duhet ... nga rradhë në erën e ftohtë. ... të Lezhës për orë të tëra. Më e keqja është se shumë prej këtyre pjesëmarrësve disa herë janë larguar pa marrë dot bukë. Njoftohen kryetarët e partive të shqetësojnë rastin dhe këto grumbullime të «paligjshme» e përdorin për qëllime elektorale, pasi herë të tjera zor sa do t’i grumbullonji kaq njerëz në një vend. Policia e cila është pjesëmarrëse çdo ditë në këto «tubime» ka ndërhyrë për të ruajtur qetësinë publike. Por puna e saj ka qenë tepër e vështirë pasi qytetarët nuk largohen nga «mitingjet» pa marrë bukë. Deri tani ka pasur disa të plagosur nga thyerja e xhamave. Tan... e tutje besojmë se nuk do të ketë më të tillë, pasi xhamat janë zëvendësuar me hekura. Qytetarët BUKË kërkojnë. «Mitingjet» vazhdojnë. Viktima ende nuk ka. A.F.

Një pasuri me vlera të pallogaritshme që i shpëtoi terrorit enverian

Kjo ikonë që mbart vlera të rralla të artit kishtar italian të periudhës mesjetare është ruajtur me besnikëri nga Gjin Lazri, i cili edhe pse ndiqej e survejohej nga organet e sigurimit të shtetit, mundi ta mbronte duke e fshehur për dekada me radhë nga njëri fshat në tjetrin nëpër Mirditë. Një pasuri me vlerë të Ikonë e ruajtur nga Gjin Lazri

Gjatë një vizite të tij private në Moskë në muajin nëntor, korrespondenti i gazetës sonë në Tiranë z. LUAN PENGILI pati takime dhe gjithashtu u intervistua nga gazetarë të Radio Rusia. Më poshtë po japim disa pika nga intervista e tij dhënë kësaj radioe. Redaksia — Gazeta «Koha jonë» është për kurs(e) për anëtarësimin i ndonjë partie? — Mendoj se deri më sot kjo gazetë është përpjekur të ngatërrojë sa më tepër që të jetë e mundur ndikimeve të partive të caktuar duke folur në faqet e saj demokratizimin pluralist të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. — A ekziston tani në Shqipëri Partia Komuniste? Në kohën e pyetjes nuk ishte formuar Partia Komuniste e ...ni Milloshit). — Nëqoftë se flitet vetëm në formë d.m.th. emërtim i’tju them se si emërti(imi) komuniste që mbas vitit ... nuk ka ekzistuar në Shqipëri. ... për kurs(e) po të flasim për përmbajtje mund t’ju them se Partia komuniste është mësh(i)ruar në Partinë e Punës, sot Partia Socialiste. — A ka fituar plotësisht demokracia në Shqipëri? — Duke qenë se Shqipëria ka qenë vendi i diktaturës më të egër në Evropë për rreth gjysëm shekulli, është e natyrshme që nuk mund të flitet për një demokraci të plotë, aq më tepër qëndrimi në postet e larta politiko-ekonomike të ithtarëve dhe bashkëpunëtorëve të të demonit Enver Hoxha përbën një nga barrierat më të mëdha për arritjen e kësaj demokracie.

KOMUNISTËT KËR- KOJNË TITULLIN E

DEKLARATE

Në mbrëmjen e dt. 9-XII-1991 dëgjuam në RTV deklaratën e kryesisë së PD e grupit të deputetëve të saj mbi ngjarjet që rrodhën pas krizës qeveritare: Është e drejtë e tyre të thonë se mendojnë e çfarë bluajnë në kokat e njëri tjetrit, të kundërshtojnë çdo qëndrim që nuk përputhet me strategjinë e tyre si deputetë e si parti, por kurrsesi nuk kanë të drejtë të akuzojnë të tjerët me paragjykime të sajuara nga ndonjë lider, i cili ka vendosur të sulmojë cilindo gazetar apo gazetë, që i bën edhe ndonjë kritikë të sinqertë. Padrejtësisht akuzohet gazeta «Koha jonë» si gazetë e cila do të përfitojë nga problemet që kanë lindur këto ditë në gjirin e PD-së, gjoja për të sulmuar demokracinë. Sqarojmë opinionin publik si dhe vetë hartuesit e deklaratës se: 1 — «Koha jonë» është gazetë e pavarur. 2 — Në shkrimet e botuara në faqet e saj ka patur kritika si për PS-në, e cila mban përgjegjësinë kryesore për gjendjen e krijuar, porse në disa pika s’ka qenë e as do të jetë me mendimet e disa drejtuesve të PD-së, në mënyrën se si kërkojnë t’i mbyllin zërin një gazete të re. 3 — Ne as kemi patur e as kemi gjë të përbashkët me «Zërin e Popullit» bile në shumë shkrime të saj jemi quajtur vegël e PD-së. Ne s’jemi as vegël e PS-së e as e PD-së. Do të jemi vetëm «vegël» e së vërtetës. REDAKSIA E GAZETËS «KOHA JONË»