08/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 shkurt 1992

KUR SHTREMBËROHET E VËRTETA

Në Lezhë, kam kaluar 30 vjet të jetës sime. Kam ardhur dallë fare i ri dhe kam ikur burrë me thinja. Kam mbresat më të mira nga njerëzit fisnikë të Lezhës, të cilët më kanë dashur dhe mbrojtur edhe atëherë kur zyrtarët e kuq të tipit të Mithat Barës dhe Dodë Dodës më kanë ndjekur këmba-këmbës me karakteristika, dosje e deri mbledhje populli si person i padëshiruar për pushtetin e kuq. Duke qenë pra, se jam rritur e galipakrur në atë qytet, kam të drejtë të pretendoj se i njoh njerëzit e tij, njoh zakonet bile deri edhe lidhjet farefisnore. Prandaj u befasova një ditë duke dëgjuar radio Shkodrën, e cila duke transmetuar në emisionin e lajmeve korespondencën nga Lezha dhënë nga bashkëpunëtori i saj Kujtim Dashi, (kryetar i PP(S) thoshte se farmacisti Hamza Rama qenok qelqturar, harruar e gati-gati persekutuar nga regjimi monist. Për hir të së vërtetës do të them se nga këto nuk qëndron, krejt e kundërta ka ndodhur. Kam patur fatin dhe kënaqësinë që për 20 vjet me radhë si mjek veteriner të kem bashkëpunuar me këtë njeri shumë të respektuar. Nuk numërohen njerëzit e vobektë që z. Hamza iu jepte ilaçet falas, edhe pse të preferuara. Nga kjo familje ka të pasur për vite me radhë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, kanë dalë dy shefa arsimi, dy komunistë njëri prej të cilëve ishte shef i sektorit të edukimit në Komitetin e Partisë një ka mbaruar për gjuhë të huaja një për farmaci dhe i fundit ndonëse u diplomua agronom pa iu bërë këmbët me baltë në fermën e qytetit kaloi në arsim. Ky i fundit është z. Iran Rama artikujt e të cilit në «Zërin e popullit» lavdërojnë ish udhëheqësit partiakë të Lezhës të cilët i ka përcaktuar në mënyrë të përsosur poeti dhe gazetari trim lezhjan Rudolf Marku në intervistën e shkëlqyer — dhënë gazetës «Koha jonë». Kur vdiq z. Hamza e përcolli gjithë Lezha dhe në varrimin e tij mori pjesë gati gjithë Byroja e Komitetit të Partisë së rrethit me në krye Seit Bushatin, njeriun që njihet mirë në Lezhë për «bëmat» e tij në drejtim të luftës së klasave. Nuk kanë pasur këtë ngjyrë denigrimesh dhe keqtrajtimesh komuniste... Hamza Rama si çdo njeri tjetër nuk lartohet duke shpikur gjëra imagjinare për të për qëllime politike, përkundrazi kështu ulet vlera e tij. ... vërtetë. Po korrespondenti i Radio-Shkodrës nga Lezha z. Kujtim Dashi a thua nuk i di këto? Sigurisht që ai i di. Por duke dashur të nxjerrë në këtë trajtatur nga regjimi monist njerëz të tillë, do të vërtetojë teorinë djallëzore komunisto-socialiste se në regjimin monist të gjithë kemi vuajtur, të gjithë jemi keqtrajtuar, të gjithë i kemi shërbyer njësoj, e si rrjedhim të gjithë kemi përgjegjësi të barabartë. Jo! Njëqindherë Jo, kurrën e kurrës nuk ka qenë kështu. Ne që kemi kaluar jetën në Lezhë e dimë mirë se si në të gjithë Shqipërinë edhe në Lezhë njerëzit e regjimi monist i kishte ndarë në njerëz me biografi të mirë dhe me biografi të keqe, pra në të privilegjuar dhe në të pa privilegjuar, në … në se asnjë ju jepte ilaçet falas dhe pse vetë ishte ngushtë ekonomikisht. Në jetën familjare fati u tregua bujar me këtë njeri fisnik. Këto i përmenda jo për t’u treguar qytetarëve lezhanjë se kush ka qenë Hamza Rama, pse ata e dinë këtë më mirë se unë, por për të treguar se edhe unë bashkohem me ato që thuheShin për figurën e këtij njeriu, por nuk është aspak e vërtetë se regjimi monist e ka harruar e denigruar Hamza Ramën. Ai ka qenë një ndër këshilltarët e parë të pas çlirimit dhe fotografia e tij ndodhet në Muzeun e Qytetit. Familja e tij ka qenë ndër më të favorizuarat në Lezhë. Mjafton të përmendim faktin se nga gjashtë fëmijë, me përjashtim të njërit që u muar me sport, pesë të tjerët mbaruan shkollën e lartë në degët më … aq më tepër për mendjen e tyre. Dhe të mendosh e dëmtë e talentuar lezhjanë degëdiseshin në Vëlën e largët apo diku në Tale. Ishin këto familje që zgjeroheshin sa herë që bëheshin ndërtime në Lezhë, kur specialistët e talentuar të bujqësisë strehoheshin dy familje në një hyrje, apo poeti Agim Isaku me bashkëshorten duhet të jetonte e të krijonte në Rrile midis erës së qelbur të derrave. Sa gjëra kemi parë ne që kemi jetuar në Lezhë! Ne kemi parë se si përbuzje në mënyrën flagrante inteligjenca dhe kjo oso duke prurë në drejtim të rrethit ca injorantë nga Golloborda, Kolonja, apo Dukagjini ose duke ngritur në përgjegjësi kuadro vendali, ca ish traktoriSte, opingollarë, mësues të rëndomtë, të cilët gjithë ditën kapardise-shin me një kobure në mes dhe jepnin porosi të marra për të cilat duhej të kishe skajfëtohtësi të madhe t’i dëgjoje. Kemi marrë pjesë në sesione shkencore që drejtojnë njerëz (vijon në faqe 4) MUBAREQ' DIZDARI

Papa dënon rreptë pornografinë

Këto ditë Papa bëri deklarata të rrepta kundër propagandimit dhe botimit të materialeve pornografike në shtypin italian të komercializmit. Ai kërkoi ndalimin me ligj të këtyre materialeve, duke i cilësuar ato si karem për të çoroditur rininë dhe si mjet në duart e bosëve të shtypit për të fituar para.

AKUZA NDAJ DESTAN DEMËS PËRFUNDON ME SHKARKIMIN NGA POSTI I KRYETARIT

Shumë fjalë për manipulime dhe spekulime financiare nga kryetari i organizatës humanitare bamirëse të Shqipërisë, zoti Dema, ka patur gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Megjithatë këshilli drejtues i tij pas verifikime të fakteve e shkarkoi atë nga detyra e kryetarit dhe e përjashtoi atë nga organizata. Në vend të tij u zgjodh Agustin Sa-ta. Mendohet që çështja ti kalojë gjyqit.

Gjykatësit e Durrësit vjedhin. Kush t’i gjykojë?

Më kujtohet se si para katër vjetësh doli në gjyq një grua e ve me 8 fëmijë, aspërien në punë, sepse kishte vjedhur në kantinën e Verës 28 shishe gjysëm litërshe, bosh (baraz me 26 lekë). Ajo ishte kapur edhe më parë me disa kg misër të marrë në kooperativë dhe ishte gjobitur. Megjithëse ishte përsëritëse në vepër, ligji e çonte në gjykatën e rrethit, e cila dhe e gjykoi. Ma kujtohet se si deri para një viti trupi gjykues përbëhej nga ndihmës/gjyqtarë që ndryshonin çdo 15 ditë, ndërsa tani kanë «zgjedhur» rogtarë, ose më saktë nga ata që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë zullume. Po kush e dënoi atë gruan e ve me tetë fëmijë? Sa ishte vlefta që ajo përvetësoi? Urdhëroni dhe përgjigjen: ai gjykatës dhe ai prokuror (jo si persona por si funksione) që kanë vjedhur dhe vazhdojnë të vjedhin pa pushim. Dhe vjedhja e tyre nuk llogaritet në 26 lekë por me shuma më të mëdha se 26.000 lekë. Çfarë vjedhin? Energjia elektrike. Sa vjedhin? 24 orë pa pushim. Kë vjedhin? Popullin fukara. Pse vjedhin? Se nuk i kap ligji, mbasi nuk ka ligj për ata. Doni fakte? Shkoni shikoni e kontrolloni godinën e katërkatëshe të gjykatë-prokurori Durrës, ose më saktë hotelin e turpëruarve të këtyre organeve në Durrës. Po si i bëjnë veprimet? Duke falsifikuar faturat edhe pse e dinë se falsifikojnë dhe vjedhin. Ku ndodhen ata? Çfarë detyrash kryejnë? Janë prokurorë e gjykatës-mazhorë, në godinën katërkatëshe të gjykatë-prokurori Durrës. Po kush i bën gjyqet në atë godinë katërkatëshe? Ça ndihmës-gjyqtar të «zgjedhur» rrogëtarë. Mirëpo, kush janë ata? Ja, le t’ua prezantoj-më: U interesuam dhe gjetëm një farë Grozi Pronjarri. Komunist i devotshëm. Vite të gjitha sekretar partie në Plastike. Nuk i ka thënë njeri «puna e mbarë», se ai nuk ka punuar kurrë. O është në mbledhje partie, o është në komitetin e partisë, o, e dëshurn në qytet, o ndihmës gjyqtar në gjykatë, o..., veç në punë jo. Dhe proga rrogë. Por tani që është 80% ai gjëti përsëri një vijë më të lartë rrogën e plotë, pa interesuam dhe gjetëm edhe një (vijon në faqe 4)

SIKUR PARTIA KOMUNISTE TË FITONTE ZGJEDHJET

1 Mars 1992. Dita e zgjedhjeve. Në një nga klinikat më moderne të Tiranës, aty rreth orës 22 e 30, ishin grumbulluar turma të mëdha njerëzish. 1 Mars 1992. Dita e zgjedhjeve. Në një nga klinikat më moderne të Tiranës, aty rreth orës 22 e 30, ishin grumbulluar turma të mëdha njerëzish. Pas pak nga porta kryesore e spitalit hynë tre «Benzat» të zinj tepër luksozë. I pari që zbriti ishte Fatos Nano. Pas tij vinin personalitete dhe politikanë të shquar si Namik Dokle, Namik Hoti, Bleta, Razi Brahimi, Gramoz Ruçi, Bardhyl Fasko e disa të tjerë që nuk po i njihja. Pesë hapa pas tyre ecte i vetëm dr. Kastriot Islami, si për të treguar se ishte i pavarur. Askush nuk po e kuptonte praninë e tyre në ambientet e spitalit. Qëndrëm votimi këtu nuk kishte. Ç’po ndodhte? Për të shuar kureshtjen vendosa të hyj brenda në spital, por ishte e pamundur. Policët nuk linin të hynte as miza. Menjëherë më vajti mendja dhe u tregova atyre dokumentin e gazetarit dhe mezi munda të hyja brenda. Ç’kishte ndodhur? Që prej dy javësh aty ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë nga një sëmundje profesionale kryetari i PK Shqiptare Hysni Milloshi. Kishte një javë në gjëndje kome dhe nuk po përmendej fare. Personalitetet e larta që ardhën vendosën të marrin pjesë në konsultën përfundimtare që mjekët më të mirë e të zgjedhur do të organizonin aty për të vendosur për gjendjen e rëndë të Hysniut. I pari e mori fjalën kryetari i komisionit të mjekëve, që herë më dukej si Ahmet Kambëri, herë si Isuf Kalo dhe tha se gjendja e Hysniut është tepër kritike dhe se duhet dërguar në Francë, tek Pol Miljezi. Por ky propozim u hodh poshtë nga Razi Brahimi, sepse nuk duhej shkelur amnistia e Hysniut, që të mbështetemi në forcat tona. Dikush propozoi që të thirrej edhe Dr. Prof. Sali Berisha për ta vizituar, por edhe ky propozim u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga të ardhurit, sepse do të akuzoheshin për aleancë ose kapitulim para opozitës. Për ai që më dukej herë si Kambëri, herë si Kaloja ngulte këmbë në të tijën duke e tundur të pranishmëve një peticion me një milion firma nga shoqata e Bashkimit Vullnetar «Enver Hoxha», që kërkonin shërimin e Hysniut brenda 3 ditësh, në rast të kundërt do të shpallnin grevë urie. Pas disa replikash jo të këndshme ndërhyri dr. K. Islami dhe vendosi qetësinë me një zile. Por kjo gjë nuk vazhdon gjatë. Mes një thurme të madhe u hap dera e sa- (Vijon në faqe 2)

NË NUMRIN E ARDHSHËM:

1 — Intervistë e sekretarit të përgjithshëm të PSD-së, zotit LISEN BASHKURTI, dhënë redaktorit tonë ALEKSANDËR FRANGAJ. 2 — Vizitë në shtetin me tre kryeqytete — Itali (Nga Nikollë Lesi dhe Daniel Gazulli). 3 — MOIKOM ZEQO: Poet, arkeolog, politikan apo...? (Nga Alfons Zeneli) 4. Intervistë e karikaturistit Likë Rehova dhënë z. Zef Luca.