DEMOKRACI NË NJË SHOQËRI NIERËZISH
NË VEND TË NJË DEKLARATE PËR PETICIONIN DHE MITINGUN E LEZHËS.
Pasi jam njohur me ngjarjet e zhvilluara ditët e fundit në rrethin e Lezhës dhe që lidhen me eliminimin tim si kandidat për deputet atje, deklaroj si më poshtë:
1. — Dega e PD-së e rrethit të Lezhës, me qëllime të paracaktuara, e ka ndarë në dy pjesë aktivin elektoral, duke u dhënë mundësi anëtarëve të Këshillit drejtues të votojnë dy herë, gjë që ka ndikuar në rezultatet e votimeve. Ky akt, siç u konstatua në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së është në kundërshtim flagrant me udhëzimin e komisionit qendror elektoral të kësaj Partie. Ky akt dhe shkelje të tjera të ngjashme kanë shkaktuar reagime nervoze dhe acarime në mjediset ku janë zhvilluar mbledhjet dhe ku janë përzier edhe 2-3 persona nga të afërmit e mi. Qysh në mëngjesin unë jam distancuar nga veprime të tilla dhe u kam kërkuar shokëve dhe miqve të afërt të pranojnë me gjakftohtësi atë që ndodhi. 2. — Ndërkohë vala mosmiratuese për eliminimin tim është shtri- shtrirë në mjaft seksione të PD-së të zonës elektorale Nr. 50, në mjediset intelektuale dhe në shoqatat e të burgosurve politikë. Prej këndej ka lindur një peticion-kërkesë me rreth dhjetë mijë firma dhe është organizuar një miting paqësor ku i është kërkuar kryesisë së Partisë Demokratike kandidatura ime. Pjesëmarrës në këtë miting kanë qenë qytetarë të cilët demokracia nuk i diferencon. Ndërsa tribunën e kanë nderuar tre burgosur politikë, dhe anëtarë të PD-së intelektualë të pavarur. 3. — Deklarata e degës së PD-së të Lezhës në TV i mohon me qëllim këto fakte, madje arrin deri atje sa
5. — Në mbledhjen e Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike zoterinjtë Azem Hajdari dhe Arben Imami i treguan hapur shkeljet dhe makinacionet e degës së Lezhës. Kurse Zoti Gjergj Gjini, kryetari i PD për Lezhën, në vend që të shpjegonte arsyet e vërteta të shkeljes së procedurave hapi bllokun dhe filloi të numëronte vajtjet e mija në Lezhë, me kë kisha ngrënë dre-kë, me kë kisha pirë kafe etj, etj. Me kurajon e një servili të mbrojtur ai deklaroi se «kam shkuar me zotin Zogaj në takimin që patëm me popullin e Ishullit të Lezhës për barin e çdo të thosh[t] . Por nuk tha gjë».
Kësisoj, me dashje a pa dashje, ai u bashkua me stafin e hijeve dhe kalemave që përgjoi deri jetën e zakonshme private të kolegëve. Njerëzit me bllok i ka denoncuar edhe shtypi komunist këtu e 10 vjet më parë.
... për të mbushur këtë boshllëk të ... të vet. Kjo ishte finalja e ... gatori Gjergj Gjini me Agron Belishovën dhe unë i kam kërkuar kryesisë së PD-së të analizohet me përgjegjësi përse u shkelën udhëzimet e qendrës në Lezhë.
Duke mos qenë fanatik i veprimeve të mia intensive politike gjë-më viti, unë dua t’u them lezh-janëve se mbetem besnik i parimit «demokraci në një shoqëri njerëzish e jo në një shoqëri ushtarësh», se ashtu siç bëra vitin e kaluar, pra edhe gjithnjë do të zgjidhja Lezhën për të marrë votbesimin e angazhimeve të mia politike, se siç thotë poeti nobelist Brodcki «jam njeri i lirë dhe për dëshmitë e mia nuk falësoj askënd».
Së fundi, jam i bindur se lezh-janët do të votojnë për PD-në, për opozitën, për demokracinë, për të ardhmen.
PREÇ ZOGAJ
TRUPI I ATDHEUT PO SHKRUMBOHET
Fatos Nano dhe Sali Berisha vazhdojnë mitingjet!
Çdo natë kronika rrënqethëse jep TV. Çdo natë, të paktën, një jetë njeriu ikën.
Kurse djegiet dhe shkatërrimet u bënë zakonshme. Kanë filluar të bëhen pjesë e jetës, bile, në qoftë se ndonjë natë në lajme nuk përmendet fjala djegie dhe vrasje, duket si diçka e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër mori mitingjesh e fjalimesh, mori propagande elektorale; premtime të pafund. Sapo organizon një miting Sali Berisha, natën tjetër spikeri i TV flet për një mbledhje ose tubim i madh eurosocialistësh ku lideri socialist Fatos Nano «zbërtheu idetë socialiste për të futur Shqipërinë në Europë». Sapo Fatos Nano mbërrin në Berat, ia beh Sali Berisha. Sapo Berisha pi në kafen e mëngjesit në Gjirokastër, në drekë mbërrin Fatos Nano. Mori fjalimesh. Janë në natyrën e fushatës elektorale ecejake. Edhe premtimet. Por në natyrën e fushatës elektorale në mbarë botën, nuk janë djeget, nuk janë mëritë me Atdheun. Dhe, në qoftë se dohet pas 22 Marsit një trup i shkrumbuar? Kujt i duhen pas 22 Marsit njerëzit e terrorizuar nga psikoza e frikës, e vrasjeve dhe mospërvojës? Secili nga liderët kryesorë flet në emër të drejtësisë, secili premton demokracinë, secili hyp e zbret nga avionë që të çojnë në Europë, secili shikon brenda konturëve të partisë së vet. Por partia më e madhe është ajo, siç e quajti profeti ynë, akademiku Rexhep Qosja, është POPULLI. Dhe populli ka një Atdhe dhe të caktuar. Dhe Atdheu kërkon bijtë e saj të sinqertë, kërkon të shërojë plagët. Nuk kërkon t’i lëndojë ato më tepër, nuk kërkon që trupi të paralizohet, të mos shërohet (mundet) edhe Fatos Nano, edhe Sali Berisha të pendohen për një moskorrektësi ndaj interesave mbarëkombëtare gjatë fushatës elektorale. Por, pastaj, do të jetë vonë. Një atdhe i shkrumbuar nuk i hyn në punë askurrkujt. Ai nuk shërohet. Ai, vetëm nxjerr shkrumb. Dhe shkrumbi në duart e dy liderëve, që të pak- shkrumbuar nuk i hyn në punë askujt. duart e dy liderëve, që të paktën, sot për sot kanë fatet e kombit në duar, do të krijojë një për gjishta ca vija të zeza. Dhe e zeza dihet se çfarë shpërblimi merr! NIKOLLË LESI
Lezha e intelektualëve merr borxh një kandidat për deputet!
Që të jesh kandidat për deputet, duhet të gëzosh virtytet më të mira të gjithë atyre që nesër do t’i përfaqësosh në Parlament.
Dhe këtu nuk i kanë munguar Lezhës asnjëherë. Në kohë të Enverit po, atëherë atëherë Lezha kurrë nuk u përfaqësua nga djemtë e më-nur të saj, por kjo punë i dinte partia, tani Enveri.
Vjet, më 31 Mars Lezha ishte e vetmi ndër rrethet e vogla që dërgonte në Parlament dy deputetë të saj, duke lënë mbrapa edhe rre-the të mëdha si Fieri apo ndonjë tjetër. Një ndër ta ishte PREÇ ZO-GAJ, i cili fitoi bindshëm, 81 për-qind (ne mos më tepër). Qytetërish-të vlerësoi kandidaturë rrezoh[e]t? Përse?
Në këtë zonë ku Preçi fitoi vjet dhe ku me vepr[a] e tregoi se e meriton votën, vendoset nga PD-ja e Lezhës z. Mëhill Marku, zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Lezhjan. Kështu kjo kandidaturë rrezoh[e]t nga PD-ja.
Përse...?!
Dhe për përfaqësuar Lezhën, fituar një intelektual tjetër ... Për këte merrte borxh nga Shkodra zoti Tonin Alim[...]
mirë duhet thënë se Shkodra i mori Lezhës 1 zonë elektorale, pasi zoti Alimhilli kish mbetur jashtë listave të rrethit të vet.
A nuk e meritonte Lezha të për-faqësohej nga bijtë e saj intelektua-lë tashmë të njohur në të gjithë vendin si Preç Zogaj, Ndoc Gjeta, Remzi Lani, Agim Isaku (punuar vi-te me radhë në Lezhë), Mëhill Mar-ku, Jul Nenshati, duke mos lënë mbrapa Mark Simonin, Artan Emi-rin (të gjithë këta anëtarë e simpa-tizantë të PD-së) apo edhe intelek-tualë të tjerë?!
Pra këto nuk kanë munguar, por mediokriteti i degës së PD-së në Lezhë bëri të mundur marrjen borxh të trevave të Shkodrës, dikur kur Lezha nuk kishte park makinash dhe merrte makinat dhe autobusët e vjetër nga ky qytet apo të futbollistëve rezervë të «Vllaz-nisë».
Në këte rast nuk dua të fyej kur-rësesi përfaqësuesit e zotit T. Alimhi-lli, pasi nuk kam arsye, por mendoj se vendosja kë kësaj kandidature nga jashtë liste në Shkodër, kandi-dat në Lezhë, nuk ka sesi të kupto-het ndryshe, veçse fyerje për Lezhën, intelektualët dhe zgjedhësit.
... intelektualët dhe zgjedhësit që duan t’i japin votën PD-së, ashtu sikurse do të ishte fyerje për Shkod-rën që një kandidat i Lezhës të caktohej pa kërkesën e zgjedhësve, e theksoj, pa kërkesën e zgjedhësve, në zonën ku vjet ka fituar p.sh.: Ali Spahia.
Po, përse i diskuton kandidaturat e PD-së, — mund të thotë dikush. Sepse dua që ajo të fitojë.
Sepse do të ishte në nderin e Lezhës dhe lezhjanëve që në Par-lamentin e ardhshëm, afër Rudolf Markut (sot kandidat i PD-së në njërën zonë), të qëndronte Preç Zogaj apo ndonjë intelektual tjetër i Lezhës. Sepse nuk dua që të fitoj-në përsëri ata që kanë qenë të fituar 50 vjet rresht. Sepse nuk dua që të shoh në zgjedhje, varfëri, mjerim, papunësi, eksod, sepse nuk dua t’i shoh mashatarët e mij rrugëve të botës si lypës e të degjur me napalm, sepse nuk dua më asnjë nga kësiçkaj e derigjome, sepse dua ato të mira që i duam të gjithë, sepse dua të mos më vijë turp të them se jam shqiptar.
A E DINI SE…
Kohët e fundit Bullgaria i ofroi Shqipërisë 20.000 ton djathë të bardhë.
(Besojmë se ju kujtohet se ç’është ky medikament), në kushte mjaft të favorshme për ne.
Pala shqiptare u përgjigj se e pranon ofertën por vetëm me kusht që pala bullgare të marrë përsipër shpërndarjen në të gjithë Shqipërinë. Duket se për qeveritarët tanë ishte e pamjaftueshme që kamionët bullgarë të vinin deri në Tiranë ose në Pogradec. Kështu që u refuzua oferta.
Qeveritarët tanë kërkojnë që të huajt jo vetëm të na i ofrojnë këto ndihma, por edhe t’i sjellin vetë këtu, edhe t’i shpërndajnë vetë nëpër Shqipëri në çdo fshat, qytet, lagje, shtëpi bile mundësisht edhe të na i japin për të ngrënë, ata.
Hajde qeveritarë, hajde.
Në një kohë që djathit po i harrohet edhe ngjyra, se shija po e po, qeveritarët tanë, refuzojnë ndihmat!
Po kështu një firmë e rëndësishme bullgare ofroi disa ndihma në roba për fëmijët jetimë shqiptarë, bashkë me një sasi televizorësh të për-dorur. Dhe jo pak por 8 kamionë me roba dhe një me televizorë. Sipas njoftimeve ndihmat u refuzuan pasi ne nuk paskemi një ligj se kush duhet t’i marrë ato në dorëzim(?!)
Tjetri thotë urdhëro se po t’i fal. Ne i themi s’kemi ligj.
Mos vallë presim që edhe ligjin të na e falë i huaji së bashku me ndihmat?!
Sa qesharake dhe njëkohësisht sa e dhimb-shme. Jetimët presin ndonjë robë për t’u veshur, qeveritarët tanë s’kanë ligj!(.)